Këtë të martë, SPAK-u ka dhënë pretencën për Xhuliano Hoxhën dhe Euglen Halilin, të akuzuar për dy vrasjet mafioze në Elbasan, rreth tre vite më parë, përkatësisht të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Për Hoxhën SPAK-u ka kërkuar 30 vite burg, ndërsa për Euglen Halilin, bashkëpunëtor i drejtësisë në proces, u kërkuan 12 vite burg. Gjyqi për Altin Hajrin për të njëjtat akuza është pezulluar deri në njoftimin dhe kapjen e tij. Babai i viktimës Regis Runajt ishte i pranishëm në seancë, ku nën zërin që i dridhet nga plaga e madhe, ai tha se ata janë familje e varfër,…
Author: tirana
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se i ka propozuar BE një listë me 5 pika për të çtensionuar situatën në veri të Kosovës. Në një konferencë për gazetarët, kreu i qeverisë së Kosovës tha se ende është në pritje, pasi nuk ka marrë një përgjigje nga kryediplomati evropian Josep Borrell. 2 prej pikave të rëndësishme është zhvillimi i zgjedhjeve të reja dhe rikthimi në tryezën e dialogut, e ndërsa në asnjë rresht të saj nuk flet për Asociacionin. Në vazhdimësi të bisedimeve për të zgjedhur një zgjidhje, kryeministri tha se kishte shprehur gatishmëri që të takohej këtë javë me…
Dita e Shën Ndout, që përkon edhe me të martën e 13-të, mbledh në Kishën e Laçit mijëra besimtarë thuajse nga të gjitha anët e vendit. Një pelegrinazh i vërtetë i besimtarëve katolike, të cilët për 13 të marta kanë ardhur në këtë vend të shenjtë që besojnë se bën mrekulli. Rituali e do që pas ngjitjes në vendin e shenjtë, besimtarët e kalojnë natën pranë kishës së mrekullive. Mes besimtarëve, kamera e A2 CNN fiksoi urimet për ditëlindjen e një vajze, e cila për të disatën herë e feston ditëlindjen në oborrin e kishës së Laçit në të martën…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për situatën në veri të Kosovës, tha se aty ku nuk ka urdhër nga Serbia për dhunë, atëherë ka paqe në Kosovë. “Më së shumti dhunë ka pasur aty ku nuk ka pasur kryetar. E kemi parë në ato parulla nacionaliste që shkruan “Ubi-Ubi (vrite-vrite)” dhe simbolin “Z” të luftës së Rusisë në Ukrainë. Ku nuk ka urdhër nga Serbia për dhunë, ka paqe në Kosovë. Vendimet duhet t’i marrë qeveria e Kosovës, bazuar në kushtetutën, ligjet e vendit”,-tha Kurti. Po ashtu i pyetur nga gazetarët, Kurti foli edhe për komunikimin që ai…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të martë i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, për draftin e propozuar nga ky i fundit për Asosacionit në Kosovë. Kurti tha se në vend se të dalë me propozim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, duhet të dalë me propozim për pakicën shqiptare në Serbi. Kurti madje e ka ftuar Ramën që këtë ta bëjë në takimin e radhës të “Ballkanit të Hapur”, ku Kosova refuzon të marrë pjesë. “Në Ohër kam ofruar që ta shkruar draft statutin, nuk kam interes t’i dominojë, se jam kryeministër i të gjithëve,…
Mëngjesin e kësaj të marte, makina e ministrit të Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu është goditur me vezë dhe ngjyrë të kuqe nga serbët e grumbulluar para ndërtesës së Komunës së Leposaviçit. Ngjarja është shënuar në mëngjes kur ministri i Infrastrukturës, ka qenë duke dalë nga ndërtesa e Komunës së Leposaviçit. Sipas mediave serbe, Aliu ka shfrytëzuar momentin kur një numër i vogël njerëzish janë mbledhur para komunës dhe ka hyrë për ta vizituar kryetarin e sapoemëruar Lulzim Hetemi, i cili prej 16 ditësh nuk ka dalë nga ndërtesa e komunës.
Ambasadorët e QUINT-it zhvilluan këtë të martë një takim përreth dy orë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ajo që ra në sy ishte përfaqësimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në nivel zëvendës ambasadori, pasi në takimin me Kurtin nuk ishte i pranishëm zoti Jeffrey Hovenier. Pas përfundimit të takimit, përfaqësuesit diplomatik të SHBA-ve, Francës, Italisë, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe nuk u prononcuan për mediat. Ky zhvillim vjen pasi ambasadorët e QUINT-it nuk morën pjesë në pritjen shtetërore të organizuar nga kryeministria, presidenca dhe kuvendi ne 24 vjetorin të çlirimit të Kosovës.
Nëse ndonjëherë e keni të vështirë të flini dhe hidheni e ktheheni në shtrat deri vonë, atëherë zgjidhja fshihet në banane. Përveç kaliumit dhe fibrave bimore, përmban edhe magnez që ndihmon në relaksimin e muskujve dhe ndihmon për të fjetur më mirë. Këtë mund ta kombinoni edhe me gjalpë kikiriku, pasi është dyshja më e mirë që mund t’ju vijë në ndihmë nëse nuk po flini.
Propozimi i kryeministrit Edi Rama me draft-statutin e Asociacionit për komunat e veriut të Kosovës, nuk është mirëpritur as nga presidenti serb. Aleksandër Vuçiç. Gjatë një interviste të dhënë për një televizion serb, Vuçiç tha se Rama nuk ka asnjë të drejtë të bëjë një propozim të tillë. Ai shtoi se pavarësisht respektit që ka për Ramën, ky i fundit nuk është i autorizuar të hartojë draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicsë serbe. “Me sa di unë, Edi Rama nuk është anëtar i Ekipit Drejtues Serb. As (kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili duket se dëshiron të bëhet…
Kosova edhe pse është nën një “zjarr” për shkak të situatës në veriun e vendit, ka mbështetje ndërkombëtare. Me ftesë të Presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do i drejtohet nesër (14 qershor) me një fjalim Parlamentit Evropian. Kjo është hera e parë që një President i Republikës së Kosovës si shtet i pavarur, do t’i drejtohet seancës plenare të Parlamentit Evropian. Presidentja Vjosa Osmani, në fjalimin e saj para deputetëve të Parlamentit Evropian do të flasë “lidhur me arritjet e Kosovës dhe rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ajo do të shprehë…
Një qeveri pa shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, kjo për të plotësuar kushtin e VMRO-DPMNE për të miratuar ndryshimet kushtetuese që do t’i lejonin hapjen e kapitujve të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut. Pas Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), edhe Aleanca për Shqiptarët do të vendosë për dalje nga qeveria, për të realizuar kushtin e partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, që të mbështesë miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe formimin e një Qeverie të zgjeruar pa BDI-në. Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, e ka kushtëzuar procesin e ndryshimit të Kushtetutës me një Qeveri të re që do të përgatiste…
Edhe teza e provimit të matematikës për Maturën Shtetërore, është publikuar pak çaste pas nisjes së provimit këtë të martë nga 30 mijë maturantë. E njëjta gjë ndodhi edhe në provimin e anglishtes dhe atij të letërsisë. Ndërsa më herët, janë zhvilluar dy provimet e gjuhës së huaj dhe ai i letërsisë, ku problemi i publikimit të tezave u përsërit në të dyja rastet me nisjen e kohës së caktuar për provimin. Provimi nis në orën 10:00 dhe pritet të zgjasë për 2 orë e 30 minuta.