Shqipëria po zgjeron krahas prodhimit edhe eksportin e vajit të ullirit “Made in Albania”. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca tha se “eksportet e vajit të ullirit janë 4-fishuar gjatë periudhës janar -prill 2023, krahasuar me eksportet vjetore të vitit 2022″. Në një takim me sipërmarrjet e agrobiznesit, që u zhvillua pak ditë më parë në ambientet e MBZHR, Krifca vuri në dukje se, rritja e eksporteve është mbështetur nga nënshkrimi i disa marrëveshjeve të bashkëpunimit për zgjerimin e shitjes së vajit të ullirit në tregun italian dhe europian. Ndërko që MBZHR, theksoi ajo, po vijon të zbatojë…
Author: tirana
Ka humbur jetën në moshën 71-vjeçare, si pasojë e një aksidenti rrugor, aktori i njohur amerikan Treat Williams. Aktori që u bë i famshëm falë rolit të tij në filmin klasik “Flokët”, u godit nga një makinë, teksa po dilte nga shtëpia e tij në Vermont me motorçikletë. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetojë, për shkak të plagëve të marra. Treat Williams kishte një karrierë më shumë se 50-vjeçare në kinematografi dhe mori pjesë në më shumë se 130 role. Pas suksesit në 1979 përmes rolit të rebelit George Berger në filmin “Hair”, Williams…
Chi Nei Tsang është praktika shekullore e masazhit të barkut. I përdorur për herë të parë nga murgjit për të ndihmuar detoksifikimin dhe forcimin e trupave të tyre, ky lloj masazhi kërkon të zgjojë energjinë e organeve të brendshme për të përmirësuar shëndetin fizik dhe atë emocional. Chi Nei Tsang rrjedh nga besimi se çështjet emocionale të pazgjidhura ruhen në sistemin e tretjes, dhe kur mbeten të pakontrolluara, çojnë në sëmundje. Thuhet se edhe 5 deri në 10 minuta masazh ditor mund të ofrojnë përfitime të jashtëzakonshme. Përmirëson tretjen Masazhi i stomakut mund të ndihmojë tretjen. Presioni i butë i…
Mbi 60 mjekë të rinj specialistë i bashkohen spitaleve rajonale dhe bashkiake. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një aktivitet e organizuar në ambientet e MSHMS-së, tha se këta mjekë do të përforcojnë ekipet mjekësore për të garantuar shërbim të specializuar për qytetarët, kudo ku ata jetojnë. “Jemi të vendosur të vijojmë rrugën e nisur prej 8 vitesh radhazi me rihapjen e specializimeve në Mjekësi, ku deri më sot janë rreth 500 mjekë specialistë të punësuar në çdo rajon të vendit, që kanë zbutur hendekun e krijuar ndër vite”, tha ministrja. Ajo theksoi se , “me rritjen…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje për mbledhjen e qeverisë së tij me atë të Shqipërisë, e cila do të mbahet të mërkurën në Gjakovë. Ai zbuloi se në këtë mbledhje do të nënshkruhen 13 marrëveshje. “41 marrëveshjeve të më hershme, prej të cilave 39 të zbatuara plotësisht e dy të tjera në fazën finale të zbatimit, do t’i shtohen edhe 13 të reja në fushën e drejtësisë, arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, kulturës, sipërmarrjes e mbrojtjes dhe një deklaratë e përbashkët për forcimin në fushën e sigurisë”, tha Kurti në konferencë për mediat. “Në rend të ditës do të…
Ish-deputeti i PS-së, Alfred Peza i rikthehet medias. Ai është zgjedhur me 9 vota Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar. Në këtë post ishin në garë 4 kandidatë, Alfred Peza, Laureta Roshi, Enri Mehmeti dhe Helidon Haliti. Ky i fundit u tërhoq nga gara për arsye shëndetësore. Pas shpalosjes së platformës nga kandidatët, Këshilli Drejtues me votim të fshehtë zgjodhën Alfred Pezës si Drejtor të Përgjithshëm të RTSH-së.
Sirenat e alarmit po dëgjohen këtë të martë në mbarë Mitrovicën e Veriut, ku qindra serbë kanë nisur të grumbullohen. Mësohet se Policia e Kosovës ka arrestuar Milun Milenkoviq, i njohur si Llune, e që është njëri nga organizatorët kryesorë të sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it gjatë tensionimit të situatës në komunat në veri të vendit. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla. “Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic-Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’ dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës…
Një ngjarje skandaloze është filmuar në ambientet e shkollës “Lidhja e Prizrenit”, në Deçan të Kosovës, ku një mësues shfaqet duke puthur në buzë një nxënëse 12-vjeçare. Mësuesi quhet Valentin Selmanaj dhe është mësimdhënës në lëndën e edukimit fizik, ndërsa nxënësja e tij me iniciale E.M është vetëm 12-vjeçe dhe është në klasën e shtatë. Video e filmuar nga nxënësit e shkollës, tregon momentin kur mësuesi puth në buzë të miturën, veprim i cili pretendohet se është kryer me forcë. Kjo ngjarje e tmerrshme që ka ndodhur brenda hapësirave të shkollës, i ka kushtuar me arrestim dhe ndalim mësimdhënësit të…
Pas lajmit për ndarjen nga jeta të Silvio Berluskonit, në Itali kanë nisur ditët e zisë kombëtare. Flamujt janë ulur në gjysmë-shtizë. Ceremoniali shtetëror i homazheve zhvillohet të mërkurën në katedralen e Milanos, por ende nuk është përcaktuar data e ceremonisë së varrimit. Këtë të martë, trupi ndodhet në rezidencën e familjes së tij në Arkore, atje ku që prej të hënës ka pasur vizita të shumta duke nisur nga politikanë vendas e deri te dashamirësit, të cilët vendosën lule në rrethimin e saj. Kulla e medias prestigjioze italiane Mediaset në Milano nderoi me mesazhe falenderuese në ekranet e mëdhenj,…
E dashura ruse e reperit Don Xhoni ka trazuar rrjetin me veprimin e saj të fundit. Ariana ka publikuar një foto me fustan blu, të cilin e mbante veshur gjatë videoklipit të ri të reperit dhe ka vendosur një emoji të një gruaje shtatzënë. Kaq ka mjaftuar që të lindin dyshimet se ajo dhe Don Xhoni mund të jenë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Megjithatë nuk dihet nëse Ariana është vërtet shtatzënë, apo ky postim vjen si provokim për të tërhequr vëmendjen. Mbetet për tu mësuar.
Ledion Liço feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë Sara Hoxha dhe fëmijët e kanë surprizuar Ledionin me një tortë e cila mban numrin 37 dhe një tabelë ku shkruhet: “Heroi i preferuar”. “Gëzuar ditëlindjen, jam mirënjohëse për ty”, shkruan Sara krah një fotoje të Ledionit realizuar në ditën e tyre të dasmës. Kujtojmë që Sara dhe Ledioni janë prindër të tre fëmijëve: dy djemve London dhe Roman dhe vajzës Ruya.
Presidenti Bajram Begaj ka mbledhur këtë të martë Këshillin e Sigurimit Kombëtar, ku ka vënë theksin se sulmet kibernetike dhe masat e marra nga Shqipëria në këtë fushë për t’u mbrojtur. Në fjalën e tij, Begaj solli në vëmendjen sulmin nga Irani, vitin e kaluar, duke thënë se sulmet kibernetike janë shtuar si në sasi, por janë bërë edhe më të sofistikuar, për pasojë shton se është koha për reflektim. “Një vit më parë, ne u përballëm me sulme shumë të rënda, komplekse dhe sofistikuara kibernetike. Sulmet synuan shkatërrimin e infrastrukturës dixhitale të Republikës së Shqipërisë, me qëllim nxitjen e…