Author: tirana

12 persona janë arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit në vend. Mësohet se po ashtu gjatë aksionit në autostradës Milot-Morinë janë pezulluar 128 leje drejtimi. Ndërkohë që janë vendosur edhe 2457 masa administrative për shkelje të kodit rrugor.  Gjatë 72 orëve të fundit, nga monitorimet me Poliscan, gjatë orëve të vona të natës janë konstatuar shpejtësi nga 150 km/h deri në 174 km/h, në zona ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/h. Si rezultat i monitorimeve, gjatë 72 orëve janë pezulluar gjithsej 118 leje drejtimi, nga të cilat: 88 leje drejtimi janë pezulluar për qarkullim me shpejtësi deri në…

Read More

Policia italiane ka arrestuar një të ri shqiptar, pasi ka goditur me kaçavidë bashkatdhetarin e tij. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Viale Valganna dhe se shqiptarët janë të moshave 27 dhe 32 vjeç. I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa autori ndodhet në paraburgim. Mësohet se të dy janë emigrantë me dokumente të rregullta dhe nuk kanë precedentë të mëparshme kriminale.

Read More

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj, ishte këtë mesditë i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, me gazetaren Ola Bruko. Situatën në PD ai e shikon me rrezik, duke thënë se mund të shkojë në një pikë pa kthim. Zgjedhjet për kreun e ri të PD në 29 korrik, ai thotë se nëse ndodhin, do të jenë një “mini puç i ndyrë”. “Situata në PD më dhëmb shumë dhe e shoh me dëshpërim që faktorë që do duhej të ishin zgjidhje, janë fasadë… Berisha dhe Basha. Kjo do të çojë në një pikë pa kthim, sepse nëse gjykojmë mënyrën si po…

Read More

Zbardhet dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Euglen Halili, i cili akuzohet bashkë me Xhuliano Hoxhën, për vrasjen e Rigers Runajn dhe të Emilano Ramazanit. Gjatë relatimit të pretencës SPAK, u sqarua se emri i Halilit u zbulua si i përfshirë në dy krimet pasi një person e kishte parë atë në tavolinë me Rigers Runajn. Ndërkohë, pasi u shoqërua në polici Euglen Halilaj ka rrëfyer se porosinë për të kryer të dy krimet i kishin marrë nga Erjon Alibej. Ai sqaron se në atë periudhë Xhuliano Hoxha ishte në kushte të vështira ekonomike dhe se i duheshin para për të…

Read More

Një shqiptare është martuar dje në Leopsaviq me një shtetas serb. Dyshja e kurorëzuar në martesë është Mira Dreaj dhe Dejan Slavkoviq. Çifti u martua në Kishën Ortodokse në Soçanicë, pasi që shqiptarja para pak kohësh ishte konvertuar në Ortodokse. Pas dasmës në kishë, ata kanë shëtitur nëpër rrugët e Leposaviqit, bile edhe pranë ndërtesës së komunës ku po vazhdojnë protestat e serbëve dhe ku është strehuar edhe kryetari i komunës Lulzim Hetemi. Mira tha se ajo tani ndihet serbe, dhe se sipas saj ka shumë shqiptarë me origjinë serbe, që nuk e dinë një gjë të tillë. “Unë u…

Read More

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 38-vjeçar, i identifikuar si Agron Ndoci i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Triestes, Itali, më datë 08.05.2023, ka lëshuar urdhrin e arrestit për veprat penale “Grabitja me armë” dhe “Plagosja”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Njoftimi i policisë: Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin e tyre. Finalizohet nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Xhabija”. Kapet në Shkodër dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, një shtetas…

Read More

Zhaklin Lekatari ka bërë një reagim të papritur ditën e sotme teksa ishte e ftuar në një studio televizive. Në emisionin “Panorama e Mëngjesit”, Zhaklin Lekatari po diskutonte me moderatorin Klevin Muka në lidhje me impaktin që kanë komentet negative në rrjetet sociale. Klevin Muka iu drejtua Zhaklinës duke thënë se ka një perceptim që ajo nuk cenohet nga kritikat në rrjetet sociale pasi mund të ketë vendosur një lloj standardi në pranimin e kritikave nga persona të tjerë. “Pse hipotetizon kështu. Kush mësohet nga dhuna? Ti do mësohesh nga dhuna. Nuk ka asnjë kontekst në të cilën dhuna mund…

Read More

Një apartament me vlerë 120 mijë euro në pronësi të një 43 vjeçari është konfiskuar ditën e sotme në Lushnjë. Mësohet se bëhet fjalë për Julian Sulon i njohur ndryshe si (Juli i Pashakos), një person të dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe krimeve kundër personit. Konfiskimi u mor si masë pas hetimit pasuror të nisur ndaj 43 vjeçarit i cili dyshohet se ka ngritur pasurinë e tij nëpërmjet veprimtarive kriminale.

Read More

Një armë zjarri është gjetur e fshehur në murin e një shtëpie në Shkodër. Arma e llojit automatik është dërguar në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme. NJOFTIMI I PLOTË Sekuestrohen 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Arma e zjarrit do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme. Në momentin e kontrollit në banesë është gjetur vetëm një i moshuar, i cili është proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës. Strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se në një banesë po tentohej…

Read More

Në Spanjë janë të mahnitur nga historia e Myrto Uzunit, ku ky i fundit është padyshim një shembull për të gjithë lojtarët shqiptarë se mund t’ia dalin, pavarësisht vështirësive që kalojnë dhe financave të tyre. “Infobae” ka shkruar një artikull për Uzunin duke e quajtur si “Cristiano i Shqipërisë”. Në të tregohet historia e Uzunit që në moshën 10-vjeçare kaloi tre ditë duke e ecur me familjen për të mbërritur në Greqi, që t’i shpëtonin varfërisë. “La shkollën që të ndihmonte nënën e tij të lante enët, tani është fjala e parë në Spanjë dhe i lakmuar nga të gjithë,…

Read More

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Suel Çelës. Ku i fundit, nga arratia, ankimoi vendimin e Apelit të GJKKO-së, që dha masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij. “Mospranimin e rekursit të paraqitur nga personi nën hetim Marjus Sula alias Suel Çela, kundër vendimit nr. 64, datë 26.04.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim. Apelit të GJKKO dha masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij, pas dëshmive të dy të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe ushtarit të tij, Henrik Hoxhaj. Suel Çela është i dyshuar për porositjen e…

Read More

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar për sulmet kibernetike dhe masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në vend, e thirrur nga presidenti Bajram Begaj. Në këtë takim u bë një analizë e gjendjes së sigurisë kibernetike dhe masat e marra nga institucionet për forcimin e mbrojtjes kibernetike në infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit. Nga raportimet e institucioneve dhe diskutimet e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit Kombëtar konstatohet se përgjatë një viti është bërë progres në forcimin e kapaciteteve dhe mbrotjes kibernetike në vend. Republika Islamike e Iranit e ka zgjeruar veprimtarinë e saj kërcënuese dhe…

Read More