Author: tirana

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se ka pranuar një letër nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që përmban planin e tij pesëpikësh për uljen e tensioneve në veri, por blloku evropian aktualisht tha se konsideron që kryeministri kosovar “nuk ka ndërmarrë hapa të duhur”. Zëdhënësi i BE-s, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë se në Bruksel se po vazhdojnë të shqyrtohen masat e mundshme ndaj Kosovës, nëse ndërkohë nuk merren hapat e duhur. “Deri më tani nuk kemi parë asnjë hap të menjëhershëm dhe vendimtarë nga kryeministri Kurti. Zhvillimet e fundit në veri të Kosovës vetëm dëshmojnë se përshkallëzimi…

Read More

Donald Trump do të kalojë gati nëpër të gjitha procedurat që kalon një qytetar i zakonshëm që akuzohet për krime federale. Ish-presidenti i SHBA kësaj radhe do të përballet me drejtësinë amerikane për shkak të shpërdorimit të pozitës zyrtare dhe marrjes në shtëpi të dokumenteve të klasifikuara.  Atij do t’i kërkohet të plotësojë formularët, duke dhënë emrin e tij, numrin e sigurimeve shoqërore dhe adresën.

Read More

Katar 2022 ishte Botërori i fundit i Lionel Messit. Argjentinasi shprehet i qartë se nuk mendon që do të vazhdojë shumë gjatë me fanellën e skuadrës bardhekaltër. “Nuk mendoj se do të ketë një botëror tjetër, ky ishte i fundit. Do të shikoj si mund të shkojnë gjërat por parimisht nuk mendoj se do të vazhdoj edhe për shumë kohë me Argjentinën”, deklaroi Messi. 

Read More

Tre persona janë gjetur të vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar në Notingam, pasi një furgon ka tentuar që t’i shtypë. Policia britanike tha se ka arrestuar një të dyshuar, duke shtuar se dyshojnë se këto incidente janë të lidhura. Qendra e Notingamit është mbyllur për publikun dhe ka prezencë të shtuar policore. Një 31-vjeçar është arrestuar nën dyshimet për vrasje, tha policia. Shefja e policisë në Notingam, Kate Meynell, tha se në këtë rast është përfshirë edhe ekipi kundër terrorizmit i policisë. “Jemi në fazën e parë të hetimit dhe duhet të përcaktojmë motivet pas këtyre sulmeve”, tha…

Read More

Me rreshtimin 4-3-3, trajneri i kombëtares Sylvinho e ka thuajse të qartë se me cilët futbollistë do të prezantohet që nga minuta e parë në ndeshjen e 17 qershorit ndaj Moldavisë. Tekniku ka disa ditë që provon se cilët prej të grumbulluarve i përshtaten modulit të tij të lojës, të cilët njëkohësisht duhet të gëzojnë formë të mirë dhe aftësitë e duhura për një ndeshje të tillë. Për brazilianin garanci në portë është Atrit Berisha. Hysaj, Ismajli dhe Gjimshiti në mbrojte do të shoqërohet edhe nga Mario Mitaj në krahun e majtë, i cili ka treguar qëndrueshmëri në ndeshjet e…

Read More

Anulohet takimi i përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Burime për tirananews konfirmojnë se anulimi ka ardhur pas deklaratave të forta që Kurti bëri ndaj Edi Ramës. Albin Kurti ka pasur një kërkesë për kryeministrin Edi Rama. Në një konferencë për mediat, Kurti tha se draftin që ka propozuar kreu i qeverisë shqiptare për serbët në veri të Kosovës, t’ia dërgojë Aleksandër Vuçiç dhe të vihet në zbatim edhe për shqiptarët në Serbi. Ai thotë se nuk ka dyshime që Rama beson se propozimi i tij është i mirë, e kësisoj e fton që të njëjtën gjë…

Read More

Ish-i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell akuzon kryeministrin Albin Kurti për zhvillimet e tensionuara në veri të Kosovës. Grenell u shpreh se Kurti iu nxori “gishtin e mesit” kërkesave të SHBA-ve dhe BE-së për depërshkallëzim e situatës. “Joe Bideni dhe Evropianët e ngritën një vijë të kuqe javën e kaluar. Ata thanë që Albin Kurti duhet ta de-eskalojë (situatën) dhe të nisë zgjedhjet e reja menjëherë. Këtë mëngjes, Kurti iu ngriti gishtin e mesit dhe e përshkallëzoi më tej situatën”, shkruan ai. Ish-emisari i SHBA-së tha se shtetet nuk po e respektojnë Joe Bidenin. “Tjetër…

Read More

Regjisori dhe shkrimtari i njohur Pëllumb Kulla tregoi për emisionin “Drejt” momentin kur ka takuar diktatorin Enver Hoxha lidhur me mos ndjekjen e shkollës për shkak të biografisë. Kulla: I thash Enverit se dua të shkoj në shkollë dhe Enveri ndaloi e më priti mirë. Ruaj një sektor të veçantë për këtë moment, jo për figurën e tij sepse çfarë nuk kam shkuar për dëmet që i ka sjellë vendit dhe historisë së vendit. Ai më tha pse nuk bëhesh inxhinier. Unë i thash që mendoj se bëhet inxhinier i mirë ai që ka qejf të bëhet inxhinier. Mua nuk më…

Read More

Vladimir Putin po përballet me probleme të reja pasi një nga gjeneralët rus u vra në një sulm me raketa. Gjeneral-major Sergey Goryachev, 52 vjeç, vdiq gjatë luftimeve në rajonin e Zaporizhzhia. Goryachev ishte shefi i shtabit të Ushtrisë së Kombinuar të Armëve të 35-të Ruse dhe është një nga 11 gjeneralët që zyrtarisht janë klasifikuar si viktima në luftë, i pari këtë vit.

Read More

Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar sot shefin e ri të Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX. Ai është Giovanni Pietro Barbano, i cili do të zëvendësojë Lars-Gunnar Wigemark. Sipas njoftimit të Bashkimit Evropian Barbano është me gradë Gjeneral Major në kuadër të Karabinierëve italianë dhe drejtor aktual i Qendrës së Ekselencës për Njësitë e Policisë së Stabilitetit në Vicenza të Italisë. Mandati i tij në Kosovë do të zgjasë nga 26 qershor i këtij viti deri më 14 qershor 2025. Vendimi për të emëruar Barbanon u mor nga vendet anëtare të BE-së në Komitetin Politik…

Read More

AktorjaZendaya, është përballur me një moment të sikletshëm në Romë, pasi asaj iu refuzua hyrja në një restorant luksoz për shkak të kodit të rreptë të veshjes. Aktorja 26-vjeçare, e cila kishte veshur një bluzë të zezë të shkurtër dhe pantallona ngjyrë bezhë, shkoi të darkonte në “Terrazza Borromini” të qytetit italian, por atje kërkohej një veshje të stilit “smart casual” për mysafirët. Pas kësaj, aktorja e “Spiderman’ dhe shoqëruesit e saj përfunduan duke darkuar në një piceri aty pranë pas incidentit.

Read More

Marjus Musaku vazhdon të jetë ende në burg për pengmarrje dhe përdhunimin e Ersida Dyrmishit, nënë e dy fëmijëve, edhe pse në media kanë dalë foto dhe biseda që vërtetojnë se ata kanë patur një lidhje intime bashkë dhe ngrihen dyshime të forta se ajo ka qëndruar me dëshirën e saj në hotel me të nga data 25 korrik deri me 3 gusht të vitit të 2022, kohë për të cilën u shpall e zhdukur. Në një intervistë nga burgu për “Shqipëria Live”, Marjus Musaku u shpreh se është i pafajshëm dhe çdo gjë ka qenë me dëshirë. Ai deklaroi…

Read More