Franca ka parandaluar një sulm në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme franceze, i cili ka të ngjarë të jetë kryer nga rusë. Ministrja e Jashtme e Francës, Catherine Colonnade tha se qeveria franceze beson se përpjekja është pjesë e një fushate më të gjerë dezinformimi në Francë nga partitë ruse. “Kjo fushatë bazohet veçanërisht në krijimin e faqeve të rreme në internet për të hakuar identitetin e mediave kombëtare dhe faqeve të internetit të qeverisë, si dhe duke krijuar llogari të rreme në rrjetet e mediave sociale”, tha Colonna.
Author: tirana
Elon Musk e krahasoi George Sorosin me personazhin Magneto, super djall hebre në universin e Marvel Comics, i cili “urren njerëzimin” dhe që “dëshiron të gërryejë vetë strukturën e qytetërimit”. Musk më pas akuzoi Sorosin për blerjen e avokatëve të qarkut duke financuar fushatat e tyre zgjedhore në mënyrë që ata të bëhen “kafshë shtëpiake” të tij dhe t’i binden urdhrave të tij. “Soros identifikoi me zgjuarsi një mundësi masive arbitrazhi në zgjedhjet e prokurorit të qarkut, ku një sasi relativisht e vogël parash ka ndikim të madh”, tha miliarderi. . “Udhëzimet e Soros për prokurorët e tij të përkëdhelur…
Prokurori i Tiranës Besnik Cengu ndalohet për 15 vite të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë. Ky është vendimi i marrë sot nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit i cili veç ndërprerjes së vetingut për Cengun që ishte parashikuar në vendimin e KPK-së pranoi dhe kërkesën e Komisionerit publik për të ndaluar Cengun që të rikthehet në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15 vjeçare. Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë. “Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja…
Vajza e Shkëlzen Berishës, Medina, ka marrë diplomën e maturës. Këtë gjë e ka bërë me dije vetë Shkëlzen Berisha, e cila ka postuar në rrjetet sociale disa foto me vajzën e tij dhe në duar mbajnë edhe një tabelë ku është Medina e vogël. “Nga çerdhja në maturë….sa hap e mbyll sytë…suksese Medin”, shkruan Shkëlzeni. Drejt Suedisë ka udhëtuar dhe gjyshja e Medinës, Liria, dhe kjo gjë është zbuluar nga foto e publikuar nga Sali Berisha, i cili po ashtu e ka uruar mbesën e tij në një postim në rrjetet sociale. “Miq, sot kemi një gëzim të veçantë.…
Mësuesi i cili puthi me dhunë në buzë nxënësen e klasës së shtatë në Deçan është arrestuar nga policia e Kosovës. Siç raporton mësuesi i identifikuar si Valentin Selmanaj, është filmuar teksa puth me dhunë në buzë të miturën. Burime kanë konfirmuar se ky incident ka ndodhur javën e kaluar. Në pamjet e siguruara nga Paparaci, shihet mësuesi Selmanaj duke kryer këtë veprim në një nga klasat e shkollës.
Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, shumë të rinj shqiptarë ende vuajnë mungesën e privatësisë dhe hapësirës së tyre personale. Statistikat e publikuara së fundi tregojnë se gati 70% e të rinjve nga mosha 15 – 29 vjeç nuk kanë një dhomë të vetën në shtëpitë ku jetojnë. Lidhur me këtë temë moderatorja Bieta Sulo ka treguar se në fëmijërinë e saj, ajo ka jetuar së bashku me familjarët në një shtëpi të vogël, një dhomë e kuzhinë. “Unë jam fëmijë i viteve 85 dhe kujtoj që kemi jetuar vetë i pestë në një dhomë e kuzhinë. Kemi fjetur në…
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi mori pjesë sot në mbledhjen e Komisionit Parlamentar, ku u prezantuan disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin për Sistemin Arsimor Parauniversitar. Ministrja bëri një përmbledhje të ndryshimeve që konsiderohen kryesore në këtë projektligj. Transformimi i shkollave të arsimit special në qendra burimore, sipas modeleve më të mira të rajonit dhe BE-së, për më shumë mbështetje për nxënësit me aftësi ndryshe është një nga shkaqet kryesore të ndryshimit të ligjit. “Së pari, një nga arsyet që kemi vendosur ta ndryshojmë ligjin, kanë qenë pikërisht shkollat speciale për nxënësit me aftësi ndryshe. Kemi parë jo…
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi tha në një intervistë për Euronews Albania se është kundër rikthimit të Lulzim Bashës në krye të PD. Sipas Korreshit, që Partia Demokratike të bashkohet tre njerëz duhet të përjashtohen nga gara për kryetar: Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj. Korreshi u shpreh se një alternativë do të ishte Gazment Bardhi apo cilido tjetër që do të mundej të bashkonte demokratët. “Po bëhet një proces ku synohet të hiqet anëtarësia dhe ku mungojnë degët. Unë jam kundër kthimit të Berishës dhe Bashës në PD. E patën mundësinë; Basha e pati mbi 8 vjet…
Ministria e Financave po bën gati shtesën e pagave të miratuar për administratën, pasi pavarësisht se rritja ka hyrë në fuqi që nga muaji Prill ende nuk ka kaluar në llogaritë bankare të përfituesve. Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Financave, shtesa e pagës për muajin Prill dhe Maj do të disbursohet gjatë këtyre ditëve, ndërsa muaji Korrik do të nisë për të gjithë me pagat e reja. Duke qenë se janë mbi 200 institucione të administratës që do të kenë ndryshime në pagat e punonjësve dhe mbi 130 mijë të punësuar, Ministria vendosi të marrë kohë për të bërë…
Meteorologia Lajda Porja shpjegon se tashmë ka nisur fenomeni “El Nino”, i cili karakterizohet nga stuhitë tropikale, temperatura të larta në rang global. “Fundi i Qershorit, pra ditët e fundit të Qershorit sjellin një përmirësim të lehtë të motit sa i përket reshjeve, ka një ndërprerje të reshjeve por mbeten temperatura jo shumë të larta, rreth vlerës 30-31. Do të jetë Korriku i cili do të shënojë pikun e temperaturave të larta. Nëse flasim për stuhi tropikale do t’i kemi prezente gjatë kësaj vere, pra edhe në Korrik edhe në Gusht, do të kemi herë pas here këto mini-stuhitë e…
Në vijim të vizitës zyrtare në Suedi, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, dhe Kryetarja e Zëvendëskryetarja e Komisionit të Ligjeve, deputetet Klotilda Bushka dhe Dhurata Çupi, u pritën sot nga Kryetari i Parlamentit të Suedisë, Andreas Norlén. Ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Shqipërisë në Suedi, Virgjil Kule. Kryetarja Nikolla vuri në dukje se marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve po nxiten edhe nga intensifikimi i bashkëpunimit parlamentar. “Ne mund ta avancojmë këtë bashkëpunim për shkëmbimin e përvojave dhe ndihmën gjatë procesit të negociatave me BE, duke nxitur gjithashtu bashkëpunimin mes grupeve të miqësisë, komisioneve, deputetëve dhe shërbimeve parlamentare”, tha…
Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli, ndodhet prej ditësh në SHBA për koncerte, ndërsa Kiara në Turqi, në xhirimet e emisionit “Kepi i Vipave”. Çifti ka pasur një debat të vogël në komentet në Instagram, poshtë fotos që Luizi shpërndau sot në rrjetin social. Në foto Luizi ka pozuar krahas një makine luksoze, ndërsa e ka shoqëruar me mbishkrimin: Gjatë xhirimeve të Fast and Furious. Pas kësaj Kiara ka komentuar foton e Luizit, duke i thënë: O lumadh patentën e ke lënë në shtëpi. Luizi iu përgjigj: Të kam lënë edhe ty, por kjo nuk do të thotë asgjë. Kiara dhe Luizi…