Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi gjatë një interviste në mediat vendase se situata në veri të Kosovës është tensionuar dhe nevojitet një zgjidhje e menjëhershme për banorët e këtyre zonave. I ftuar në televizionin Happy, pas takimit me serbët e veriut, lideri serb u shpreh se vendi i tij është i gatshëm për kompromis për tejkalimin e kësaj situate, por është e nevojshme që 4 kryetarët e komunave të japin dorëheqjen. “Ne jemi të gatshëm për kompromis, thjesht po ju kërkoj që të largoni kryetarët e rrejshëm nga ndërtesat e komunës, le të japin dorëheqje. Jemi të gatshëm për kompromise,…
Author: tirana
Këtë të martë, kthjellimet do të mbizotërojnë në vendin tonë. Intervalet e gjata me diell do të jenë më prezente në vijën bregdetare si edhe zonat e ulëta. Gjatë orëve të pasdites do të ketë shtim gradual të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër në pothuajse të gjithë vendin, më të theksuara në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Gjatë mbrëmjes dhe natës pritet përmirësim i kushteve atmosferike në vend.
Këtë të martë Këshilli i Sigurimit Kombëtar do të mblidhet me urdhër të presidentit Bajram Begaj, kjo për të diskutuar mbi gjendjen e sigurisë kibernetike dhe masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në Republikën e Shqipërisë. “Thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon të bëjë një analizë gjendjes aktuale të sigurisë kibernetike, sfidave dhe kërcënimeve me të cilat përballemi në këtë drejtim. Insititucionet përgjegjëse do të informojnë Këshillin e Sigurimit Kombëtar për masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në zbatim të rekomandimeve të dhëna nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në muajt Tetor…
Mëngjesin e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me pamje nga nisja e punimeve për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se projekti po merr formë dhe se do ta shndërrojë vendin në një portë të madhe për të gjithë vizitorët që do të zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar. “Mirëmëngjes, dhe me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës që ka filluar të duket në sipërfaqe e që po merr formë dita-ditës, për ta shndërruar atë në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar…
Dashi Në këto orë të mesit të qershorit ndiheni me vullnet të fortë, të fortë dhe plot dëshirë për të bërë gjëra, gati për t’u rikthyer në lojë dhe ndoshta përballeni me një armik kokë më kokë ose dikë që është përpjekur për ca kohë për t’ju ndaluar. Demi Të martën të lindurit e kësaj shenje ndihen të mbingarkuar nga detyrimet dhe tensionet e tepërta, ajo që dikush do të donte është vetëm pak relaksim pasi të jetë përmbytur me detyra, kërkesa, programe ose investimi i një roli të rëndësishëm. Binjakët Nuk mund ta duroni më këtë situatë! Tranziti i…
Edhe pse nuk ishte i pranishëm në festën e zhvilluar në pallatin e Kongreseve, Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla kanë takuar liderin historik Fatos Nano. Ka qenë vetë Balla që ka publikuar foto me Nanon dhe me Ruçin. Kujtojmë që Balla e ka nisur karrierën e tij politike në kohën e Nanos. Pas përplasjeve të forta brenda PS, tashmë Fatos Nano ka stabilizuar raportet me socialistët.
Festës së 32 vjetorit i është bashkuar edhe Ish-kryetari i Kuvendit dhe ish-deputeti i PS, Gramoz Ruçi. Në një intervistë për gazetaren e Euronews Albania, Eksiola Shehu ai tha se ky përvjetor është një nga përvjetorët më mbresëlënës në 32 vite dhe kjo për shkak të fitores historike që ka arritur Partia Socialiste. “Bëmë një rrugë të gjatë me Partinë socialiste, përvjetori pas largimit tim, është më mbresëlënësi në 32 vite, mbresëlënës për fitoren historike të PS, që edhe pse nuk u arrit gjatë kohës që unë isha aktiv, është kënaqësi e madhe. Është mbresëlënëse se edhe lidershipi i PS…
Kërkon 2.800 euro për të dhënë dëshmi të gjuhës gjermane, ish kandidatja për deputete e LSI në Durrës, Rexhina Leka. Provimi merret në Gjermani pasi ajo është e lidhur me dikë atje që paraqitet për të dhënë provimin në vend të të interesuarit. Pra kundrejt 2800 eurove i interesuari nuk hyn në provim, por në vend të tij dikush tjetër. Emisioni Fiks Fare solli rastin e një seksereje që operon kryesisht në qytetin e Durrësit, zonë në të cilën ka qenë edhe kandidate për deputete në zgjedhjet e fundit parlamentare, për Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim. Fiksi solli me zë…
Një 28-vjeçar shqiptar akuzohet për vrasjen e 34-vjeçarit Giuseppe Tucci në Rimini të Italisë. Mediat italiane raportojnë se 34-vjeçari është sulmuar në një klub nate nga shqiptari që punonte si “bodyguard” aty. Shqiptari thuhet se ka goditur 50 herë me grushte italianin, i cili pasi u shtrua në spital përfundoi në gjendje kome. Në një kohë të shkurtër mjekët konstatuan vdekjen e trurit të tij dhe pasditen e 12 qershorit ai ndërroi jetë. Ditën e djeshme autoritetet kishin ndaluar 28-vjeçarin shqiptar me akuzën e plagosjes shumë të rëndë por tani pas vdekjes së italianit akuza do të kalojë në vrasje me dashje.…
Në përfundim të fjalimit të kryeministrit Rama për 32-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, është mbajtur një koktej. Vetë kryeministri Edi Rama është shfaqur me tabaka në dorë, duke u shërbyer gazetarëve.
E mërkura e 14 qershorit do të bëjë bashkë qeveritë e dy vendeve, Shqipërisë dhe Kosovës. Ndërsa ky do të jetë takimi i parë i kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama pas propozimit të këtij të fundit të një drafti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Sipas axhendës, takimet do të nisin në ora 11:00, kur edhe pritet të mbërrijë delegacioni i Qeverisë së Shqipërisë në vend. Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri do të bëhet në ora 11:30 në Bibliotekën e qytetit, në Gjakovë. Për në ora 12:40 është paraparë…
Prej javësh, Egli Tako ka marrë një vëmendje të madhe në mediat rozë pasi u mësua ndarja e saj me aktorin Olsi Bylyku. Lidhje kjo për të cilën kanë folur me detaje dhe kanë rrëfyer historinë e tyre në intervista dhe rjete sociale. Sot për herë të parë Egli ka vendosur të flasë për ndarjen me Olsin, tejet e nervozuar. Postimi i Eglit:Sot qënka dita që më ka rënë taksirati të merrem jo me një, por me disa.Kisha vendosur në mënyrë kategorike të mos bëja asnjë prononcim sa i takon jetës sime private. Por meqenëse, puna erdhi në këtë pikë,…