Policia e Durrësit gjatë një kontrolli në port, zbuloi që një autobus tip “Scania” i linjës Durrës-Bari-Durrës, në pjesën e tavanit ishin fshehur 8 paketime me kartëmonedha në euro, gjithësej 99 700 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. “Në vijim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Rr., 37 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti”,-informon Policia.
Postime te ngjashme
Add A Comment
