Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku është shprehur se duhen mbajtur sa më shpejt zgjedhjet për kryetarin e ri të kësaj force politike. Ai u shpreh se Këshilli Kombëtar nuk mund të mblidhet pasi ka dy vakanca emergjente, mungon kryetari dhe gjysma e anëtarëve. “Dy janë vakancat emergjente, nuk ka një kryetar dhe ka një vakancë në gjysmën e anëtarë të Këshillit, kështu që nuk ka çfarë të mblidhet. Prioritet të hapet procesi i zgjedhjes së kryetarit dhe plotësimin e Këshillit Kombëtar. Statuti i PD por dhe ne jemi dëshmitarë që dhe vendime të tjera, të cilat në bazë të statutit…
Author: tirana
Revista e njohur “People” konfirmon se këngëtarja e njohur kolumbiane, Shakira dhe Luis Hamilton janë në një lidhje. Në artikull shkruhet se lidhja e tyre karakterizohet nga një dinamikë “argëtuese dhe flirtuese”, dhe se aktualisht dyshja janë në proces njohjeje. Dy nga miqtë më të ngushtë të Shakirës dhe Hamilton kanë treguar për revistën se dyshja janë duke u njohur me njëri-tjetrin. Ndonëse asnjëri nga ata nuk e kanë publikuar lidhjen e tyre, aludimet kanë nisur para disa javësh, ku ata u panë duke kaluar kohë së bashku në Grand Prix të Miami.
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në qendër të qytetit të Beratit. Një makinë tip Benz është përplasur në kryqëzimin e rrugës me dy mjete të një filiali banke, njëra prej tyre me vlera monetare. Mësohet se shoferi i Benzit ka qenë nën efektin e alkoolit. Pas përplasjes së fuqishme që ka shkaktuar panik tek kalimtarët, shoferi i dehur në timon është larguar me shpejtësi nga vendngjarja por është kapur disa metra më poshtë nga patrullat e policisë. Nga aksidenti fatmirësisht nuk pati pasoja në njerëz edhe pse të dyja anët e rrugës ishin me kalimtarë…
Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, pasi prej muajsh vuante nga një sëmundje e rëndë. I konsideruar si një nga politikanët më të shquar të Italisë, ai njihej edhe për jetën e tij aktive romantike, teksa kujtojmë se vetëm pak më shumë se një vit më parë, ai kurorëzoi në martesë lidhjen e tij me deputeten italiane 53 vite më të re, Marta Fascina. Marta Fascina nisi një romancë me 86-vjeçarin pranverën e 2020-s, pasi ky i fundit u nda nga partnerja e tij, Francesca Pascale, me të cilin po ashtu kishte 49 vite diferencë. Pasi…
Dy persona kanë vjedhur një makinë luksoze në parkingun e aeroportit të Rinasit. Sipas policisë, ata janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre. Po ashtu, raportohet se makina është gjetur në garazhin e një pallati në zonën e Astirit, ndërsa për bllokimin e GPS-së së automjetit të vjedhur, autorët kanë përdorur pajisje të ndryshme. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, pas kallëzimit nga një shtetas, për vjedhjen e automjetit të tij “Range Rover” nga parkingu i aeroportit “Nënë Tereza”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, na bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda të…
Policia e Shkodrës ka arrestuar një 62-vjeçar. Ai ishte shpallur në kërkim, pasi akuzohet për kultivim të kanabisit dhe vjedhje e energjisë elektrike. Në magazinën e 62-vjeçarit, u gjetën 90 bimë kanabisi, të cilat u shkatërruan nga policia. Njoftimi: Malësi e Madhe, Shkodër/Megaoperacione paralele në të gjithë qarkun, kundër kultivimit të bimëve narkotike cannabis sativa. Vijon faza e 10-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Qarku”. Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 62-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të kësaj faze të megaoperacionit. I ndaluari, në bashkëpunim me vëllanë dhe bashkëshortet e tyre, kishte përshtatur një magazinë për…
Një aksident me vdekje është shënuar pasditen e kësaj të hëne në autostradën Fier – Vlorë, pranë fshatit Novoselë. Një makinë tip “Ford”, e cila drejtohej nga shtetasja K. Gj., 44 vjeçe ka përplasur një kalimtar, rreth 60 vjeç. Si pasojë e përplasjes së fortë, ky i fundit, nuk ka arritur t’iu shpëtojë plagëve të marra. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
7 turistë të huaj, duke eksploruar me këmbë vendin e quajtur “Kanioni i Langaricës” në Përmet, kanë mbetur të bllokuar për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe shërbimet zjarrfikëse, janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët. Ata kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve dhe nxjerrjen e tyre nga terreni i vështirë ku kishin mbetur të bllokuar.
Gazment Bardhi mblodhi sot grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Pas vendimit për zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike më 29 Korrik, 8 anëtarë të Kryesisë së PD kanë kërkuar që krerëve të degëve t’i zgjatet mandati dhe të plotësohen vakancat aty nuk ku nuk ka kryetarë të strukturave vendore. Ky vendim është propozuar nga Enkelejd Alibeaj, Taulant Zeneli, Endri Hasa, Gazment Koduzi, Taulanda Jupi, Kreshnik Collaku, Xhemal Gjunkshi dhe Gentian Gaba. Tetë anëtarë të Kryesisë së PD-së kanë vendosur që përmes një vendimi qarkullues të komandojnë kryetarët e degëve në të gjitha rastet kur janë krijuar vakancat. Komandimi…
Gjykata Tiranës ka dhënë vendimin për vërtetimin e mandatit të Erion Veliajt si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Pas këtij vendimi, i hapet rruga hapit të fundit, ceremonisë së betimit të kryebashkiakut Veliaj për mandatin e ri. Veliaj ka arritur të fitojë bindshëm në të gjitha njësitë e Tiranës. Ai ka mundur të sigurojë një fitore të thellë edhe tek tre zonat ku Foltorja kishte shpresa të mëdha, si Kombinati, Astiri dhe “5 Maji”.
Ndryshimet e propozuara nga qeveria për ligjin e arsimit për sistemin parauniversitar synojnë të largojnë nga shkollat mësuesit e dënuar për krimet seksuale, si dhe për vepra të tjera penale që cenojnë figurën e punonjësit të arsimit. Pikërisht për këtë pikë të projektligjit deputetët e “Ligjeve”, komision për dhënie mendimi, kishin kundërshti. Për socialistin Pandeli Majko dhe demokratin Oerd Bylykbashi nuk është e qartë në ligj se cilat janë këto vepra penale që mund të pengojnë ushtrimin e detyrës dhe për shkak të kësaj, sipas tyre, nuk ka asnjë garanci që mund të mbrojë të drejtat e njeriut. Një tjetër…
Një shqiptar 23 vjeçar është vrarë me thikë sot në kryeqytetin grek. Bëhet e ditur se i riu i identifikuar si Koço Myftari, lindur në Delvinë dhe banues në Sarandë humbi jetën në spital, për shkak të plagëve të marra. Ka qenë ora 05:30 minuta të mëngjesit të sotëm (12 qershor) kur policia e Athinës u njoftua nga spitali për mbërritjen e 23 vjeçarit të plagosur. I riu i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale por mjekët e kanë pasur të pamundur ti shpëtojnë jetën për shkak të plagëve të rënda. Mësohet se kanë qenë shokët e tij që e kanë…