Në Komisionin e Jashtëm po prezantohen katër nga kandidatët për ambasadorë të depozituar nga qeveria në Kuvend. Opozita e ka kundërshtuar këtë listë duke e konsideruar si qoka politike. Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku tha se ky është një moment i rëndësishëm, ndonëse e quajti një proces të vonuar. Kandidati për ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe, Ridi Kurtezi i pyetur në Komisionin e Jashtëm se çfarë do të bëjë për të arritur një marrëveshje për ekstradimet në mënyrë që të marrë fund liria e bosëve të mafies që fshihen në Dubai, tha se do të jetë në prioritetin e…
Author: tirana
Java e Sali Berishës vijon me akuza për zgjedhjet e 14 Majit. Nga selia blu, Berisha publikoi një video nga ajo që e quan “farsë elektorale”. Sipas Berishës, në Elbasan, operatorët socialistë në qendrat e votimit kanë pasur një “rol prej kriminelësh” dhe kanë kontrolluar votën e qytetarëve. “Atë çka tregojnë kamerat në Elbasan, ajo është shëmbëlltyra e shëmtuar e këtyre zgjedhjeve”, tha Berisha, i cili ftoi shqiptarët që të përballen “me mosbindje civile me këtë regjim që nuk na lejon të votojmë, që kontrollon votën, manipulon votën tonë dhe është i aftë të shkelë çdo ligj, çdo vendim, në…
Që nga maji i vitit 1997, kur u operua për kancerin e prostatës, presidenti i Forza Italia ka kryer operacione të shumta. Shtrimi i Silvio Berlusconit në terapi intensive në spitalin San Raffaele në Milano për shkak të një infeksioni në mushkëri, është vetëm i fundit në një seri të gjatë. Ish-kryeministri 86-vjeçar ishte shtruar në spital në vitin 2022 për një infeksion që ishte trajtuar me antibiotikë ndërsa në vitin 2016 iu nënshtrua një operacioni për zëvendësimin e valvulës së aortës. Por fillimi i vizitave në spital të ish-kryeministrit daton shumë kohë më parë. Ishte maji i vitit 1997…
Pesë shtetas të huaj janë vënë në pranga në Dhërmi, pasi shfrytëzonin “pushimet” për të shitur kokainë. Sipas policisë, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ambienteve ku këta shtetas ishin akomoduar, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike të llojit GHB (Gamma-hydroxybutyrate), të ndarë në 160 doza, 30 doza Poppers, 49 doza ekstazi, 2 doza MDMA, 18 doza kokainë dhe 3 doza kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 5 aparate celulare. Gjithashtu, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 2 610 pesos (monedha argjentinase), 340 euro dhe 400 dollarë, të dyshuara të…
“Silvio Berlusconi ishte mbi të gjitha një luftëtar, një njeri që kurrë nuk kishte frikë të ngrihej për bindjet e tij”. Kështu e komenton vdekjen e Silvio Berlusconit, kryetarit të ‘Forca Italia’, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni. “Ishte pikërisht ai guxim dhe vendosmëri që e bëri atë një nga njerëzit më me ndikim në historinë e Italisë.”, thuhet më tek në videomesazhin e Melonit. Berlusconi ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në moshën 86-vjeçare, pas disa ditësh qëndrimi në spital.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka uruar 32-vjetorin e Partisë Socialiste. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan: “Gëzuar ditëlindjen e 32-të Partia Socialiste, familja më e madhe e shqiptarëve dhe forca më progresiste në vend, që gjithmone ka punuar dhe do të vijojë të punojë për interesat më të mira të qytetarëve”.
I dënuar me burgim të përjetshëm, 86-vjeçari Njazi Ceka është vetëvarur në Qendrën Spitalore të Burgjeve. Ngjarjen e bëri të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ku mësohet se vdekja e 86-vjeçarit ka qenë si pasojë e vetëvarjes në tualetin e dhomës së tij. Ai ishte shtruar në spital 11 ditë më parë, më datë 01.06.2023, për probleme kardiake i ardhur nga IEVPF Durrës, ku ishte i akomoduar në Seksionin e Kujdesit të Veçantë, për arsye të gjendjes së tij shëndetësore. Stafi i Qendrës Spitalore, në momentin e konstatimit të ngjarjes nga ana e punonjësit të shërbimit, është përpjekur ti…
Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar për ndarjen nga jeta të Silvio Berlusconit, duke thënë se ka mbështetur Shqipërinë dhe nuk ka munguar asnjëherë rrugëtimin euroatlantik. Po ashtu Basha ka veçuar Berlusconin si një politikan novator i cili modernizoi të djathtën italiane dhe e udhëhoqi me largpamësi në një periudhë transformimi të madh. “Thellësisht i pikëllua për vdekjen e Silvio Berlusconit, një politikani novator dhe një sipërmarrës gjenial, i cili modernizoi të djathtën italiane dhe e udhëhoqi me largpamësi në një periudhë transformimi të madh. Falë edhe kontributit të tij, Shqipëria dhe Italia kanë forcuar lidhjet e tyre historike…
Prokuroria e Posaçme, paraqiti sot pretencën për rastin e inceneratorit e Fierit. Avokati i Alqi Bllakos, Sokol Hazizaj ka është prononcuar për mediat. Ai tha se qëndrimi i SPAK është joligjor dhe antikushtetues. Për të SPAK-u do duhet të heqë akuzën për shpërdorim të detyrës që është identifikuar nga gjykata e seancës paraprake. Sipas tij, në momentin që SPAK nuk e merr parasysh vendimin e Gjykatës së seancës paraprake, SPAK po vepron jashtë ligjit. “Akuza e ngritur nga organi procedurali hetimi t kanë qenë të padrejta. Në këto kushte, këtë faskt e identifikoi dhe gjykata e seancës paraprake. Gjykata normalisht…
Vendimi i kryesisë së PD-së për të thirrur zgjedhjet për kryetar në 29 korrik, pritet të jetë edhe përplasja më e fundit në radhët e demokratëve. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha në një intervistë për News 24 se partia duhet të ndjekë të njëjtën procedurë që ka ndjekur edhe më parë për zgjedhjen e kryetarit që do të thotë se do të jetë Këshilli Kombëtar ai që do të vendosë për 29 korrikun. Si do bëhet riorganizimi i PD-së? Kemi pasur një mbledhje kryesie ku nuk ka pasur vetëm një propozim të grupit parlamentar apo të kryetarëve…
12 qershori përkon në ditën botërore kundër punës së fëmijëve. Edhe pse nuk është prezent vetëm në vendin tonë, fenomeni është i pranishëm dhe gjithmonë e më shumë në rritje. Janë të paktën 229 raste të fëmijëve që shfrytëzohen për punë në vitin 2022. Këtë të hënë, shoqëria civile marshoi në sheshin “Nënë Tereza” për të shprehur sensibilizimin dhe rikthimin e vëmendjes në këtë situatë alarmante. Altin Hazizaj tha se këta fëmijë, konkretisht mbi 7% shfrytëzohen për të mbajtur familjet e tyre me bukë. “Në sy vitet e fundit janë mbi 1 mijë telefona që qytetarë të interesuar bëjnë për…
Marta Fascina, qëndroi me Silvio Berlusconin deri në minutën e fundit. Historia e tyre u bë e ditur në vitin 2020 dhe ata nuk janë ndarë më që prej asaj kohe. Deputetja italiane 53 vjet më e re ka qenë gjithmonë shumë private dhe në rrjete sociale nuk ka publikuar asgjë tjetër veçse fotografitë zyrtare. Gushtin e kaluar, ajo bëri tatuash inicialet e tij, S. B, në gishtin e unazës (të njëjtën gjë bënë në të kaluarën edhe ish-të dashurat e Berluskonit, Sabina Began dhe Francesca Pascale). Çifti e kurorëzoi lidhjen e dashurisë me një ceremoni madhështore martese, ku kujtojmë…