Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vetëvaret i dënuari me burgim të përjetshëm

12:30 / June 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
burgjet 1 664x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I dënuar me burgim të përjetshëm, 86-vjeçari Njazi Ceka është vetëvarur në Qendrën Spitalore të Burgjeve. Ngjarjen e bëri të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ku mësohet se vdekja e 86-vjeçarit ka qenë si pasojë e vetëvarjes në tualetin e dhomës së tij. Ai ishte shtruar në spital 11 ditë më parë, më datë 01.06.2023, për probleme kardiake i ardhur nga IEVPF Durrës, ku ishte i akomoduar në Seksionin e Kujdesit të Veçantë, për arsye të gjendjes së tij shëndetësore. Stafi i Qendrës Spitalore, në momentin e konstatimit të ngjarjes nga ana e punonjësit të shërbimit, është përpjekur ti jap ndihmën e parë pacientit, por pa rezultat.

Pas konstatimit, janë njoftuar familja e të ndjerit si dhe organet hetimore. Prokuroria dhe policia janë duke kryer hetimet për shkaqet e ndërrimit të jetës të Cekës. Një ekip i DPB me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, është paraqitur në vend, për të vlerësuar situatën dhe veprimet e stafit, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Njoftimi i plotë

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, informon opinionin publik se me datë 12.06.2023, rreth orës 05:20 në Qendrën Spitalore të Burgjeve ka ndërruar jetë shtetasi Njazi Raki Ceka, i datëlindjes 30.03.1937, (86 vjeç) i dënuar me burgim të përjetshëm per kryerjen e vepres penale “vrasje me paramendim dhe vrasje me dashje” të parashikuara nga neni, (78-22;76-25) i Kodit Penale. Nga vlerësimi paraprak, konstatohet se vdekja e pacientit ka qenë pasojë e vetëvarjes në tualetin e dhomës së tij. Institucionet e prokurorisë dhe policisë gjyqësore janë duke kryer hetimet për shkaqet e ndërrimit të jetës të shtetasit Njazi Raki Ceka,

– Shtetasi Njazi Raki Ceka, i burgosur me dënim të përjetshëm, ishte shtruar në Spitalin e Burgjeve me datë 01.06.2023, për probleme kardiake i ardhur nga IEVP FDurrës, ku ishte i akomoduar në Seksionin e Kujdesit të Veçantë, për arsye të gjendjes së tij shëndetësore.

– Stafi i Qendrës Spitalore, në momentin e konstatimit të ngjarjes nga ana e punonjësit të shërbimit, është përpjekur ti jap ndihmën e parë pacientit, por pa rezultat.

– Pas konstatimit të faktit, janë njoftuar familja e të ndjerit si dhe organet hetimore.

– Një ekip i DPB me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, është paraqitur në vend, për të vlerësuar situatën dhe veprimet e stafit, nga ora 07.00 e datës 12.06.2023.

Burg
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Stuhia/ Mbytet peshkatari 61-vjeçar në Ksamil, gjendet trupi i pajetë dhe varka e fundosur

13:46 / July 22, 2026

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.