Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Mnela”. Si rezultat i kontrolleve, bazuar dhe në inteligjencën informative, është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike. Evidentohen në fshatin Mnelë e Vogël dhe asgjësohen nëpërmjet djegies, 583 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i kultivimit të këtyre fidanëve. Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit Mnelë e Vogël, për shpërdorim të detyrës. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në vijim të kontrolleve të ushtruara nga toka dhe nga ajri, me dronë të Policisë, bazuar dhe në inteligjencën policore, në kuadër…
Author: tirana
Organizata Botërore e Oftamologjisë ngre alarmin për rritjen e shpejtë të numrit të të vegjëlve të prekur nga miopia. Qëndrimi në ambiente të mbyllura dhe koha e gjatë mbi telefona ose ekrane të e tjerë digjitale janë shkaku i miopisë së shtuar tek fëmijët. Prej disa muajsh në poliklinikën Qendrore në Tiranë është hapur shërbimi i Orthoptikës. Ky specialitet, pjesë e okulistikës identifikon anomalitë e syve kryesisht në moshat pediatrike. Strabizmi ose devijimi i shikimit nga njëri sy dhe ambliopia, syri dembel siç e quajnë mjekët, janë problemet më të shpeshta tek fëmijët e vegjël. Mjekët tregojnë se kur duhet…
Komisariatet në varësi të DVP Tiranë në vijim të kontrolleve për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjatë mbledhjes me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë, kanë intensifikuar kontrollet gjatë fundjavës, me qëllim zgjidhjen e shqetësimeve të banorëve, nga muzika e lartë në lokale. Gjatë kontrolleve, në disa lokale në zona të ndryshme të Tiranës, shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët dhe kanë shoqëruar në komisariate menaxherët dhe pronarët e këtyre lokaleve. Në vijim të veprimeve, u referuan…
Toni i zërit shkruhet në ADN. Një studim i kryer nga kompania biofarmaceutike islandeze deCODE genetics (grupi Amgen) ka zbuluar se ka variante në sekuencën e gjenit ABCC9 që ndikojnë në intonacionin tonë. Ky zbulim përbën një rëndësi të veçantë pasi baza gjenetike e zërit dhe e gjuhës mbeten kryesisht të panjohura. Shkencëtarët këmbyen regjistrimet e zërit të rreth 13,000 islandezëve me të dhënat e sekuencës së gjenomit. Ata ishin mundën të identifikonin variante të zakonshme në gjenin ABCC9 që shoqërohen me një zë më të lartë si te burrat ashtu edhe te gratë. Të njëjtat variante janë të lidhura…
Anëtarët që janë pro zgjedhjeve të 29 korrikut, duan përgatitjet për procesin. Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi mendon ndryshe. Ai kërkon zbatimin e Statutit të partisë. Bardhi që është edhe kreu i grupit parlamentar, kërkon mbledhjen e Këshillit Kombëtar, si organi i cili duhet te miratoje vendimin e Kryesisë. Por çfarë thotë statuti i Partisë Demokratike Zyrtare? Vendimet e rëndësishme të partisë duhet të miratohen nga Këshilli Kombëtar. E po ashtu është Këshilli Kombëtar ai i cili miraton Komisionin Zgjedhor që do të merret me menaxhimin e zgjedhjeve në parti. Neni 53 i Statutit thotë se anëtare të këtij komisioni…
Mediat shkruajnë se lokali që ka marrë zjarr në Durrës është lokali i Bashkim Rajkut, babai i reperit të njohur Noizy. Lokali ndodhet në lagjen Nr. 1 të qytetit bregdetar të Durrësit dhe është në pronësi të babait të Noizyt, B.R. Policia njofton se si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Gjeneral brigadieri amerikan në pension, Kevin Ryan, është një bashkëpunëtor i lartë në Qendrën Belfer për Shkenca dhe Çështje Ndërkombëtare në Shkollën Kennedy të Harvardit, dhe shpeshherë komenton konfliktin në Ukrainë dhe çështje të tjera botërore. Ai foli me Shërbimin Gjeorgjian të Radios Evropa e Lirë rreth asaj se kush dhe pse e ka shkatërruar digën Nova Kahovka dhe si mund të ndikojë në kundërofensivë ukrainase apo çfarëdo plani tjetër në fushëbetejë. Ai po ashtu foli për dështimet e perceptuara të Perëndimit për të parandaluar presidentin rus, Vladimir Putin, lidhur me përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore. Ai argumentoi se…
Himni shtetëror i Kosovës mbush sot 15 vjet nga miratimi në Kuvendin e 120 anëtarëve, që ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008. Propozimi me shifrën “Europa” është miratuar më 11 qershor të vitit 2008, në një seancë të veçantë si himn shtetëror me 72 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenime. Kur është propozuar melodia e autorit Mendi Mengjiqi, himni ka pasur edhe vargjet e shkruara, por për shkak të restrikcioneve nga pakoja e ish-presidentit Martti Ahtisaari, komisioni përzgjedhës është detyruar të heqë tekstin.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Tuneli” është arrestuar në Gjirokastër 30-vjeçari me iniciale F.G, i cili shishte kokainë në doza. Gjatë kontrollit fizik të kryer ndaj 30-vjeçarit, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një sasi kokainë të ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje. Sasia e lëndës e dyshuar narkotike kokainë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 35 000 Lekë të rinj dhe 80 Euro, të dyshuar të përfituar nga shitja e dozave të kokainës, një automjet dhe 2 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar përjashtimin e Kosovës nga stërvitja ‘‘Defender 2023‘‘. Në një intervistë për Bloomberg, Kurti e ka quajtur këtë veprim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si të padrejtë. Ai thotë se kritikat e aleatëve janë të padrejta për situatën në veri të Kosovës. Kurti thotë se Beogradi duhet ta bëjë hapin e parë drejt çtensionimit të situatës duke ndërprerë mbështetjen për milicinë fashiste. Tensionet në veri filluan pas vendimit të qeverisë në Prishtinë për të dërguar në zyrat komunale në veri kryetarët shqiptarë që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit, të cilat u bojkotuan…
Presidenti i SHBA-së Joe Biden, mirëpriti qindra persona të komunitetit LGBTQI+ në Shtëpinë e Bardhë për të festuar Muajin e Krenarisë. Ngjarja, e përshkruar nga administrata si ngjarja më e madhe e Shtëpisë së Bardhë në llojin e saj, fillimisht ishte planifikuar për të enjten, por u shty për shkak të cilësisë së dobët të ajrit nga zjarret në Kanada. Presidenti dhe Zonja e Parë Jill Biden organizuan një pritje në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë.
Sot bëhen 24 vjet nga tërheqja e forcave kriminale ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e pushtimit serb. Ushtria serbe është dorëzuar nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare në tokë dhe bombardimeve të NATO-së që e kanë detyruar të nënshkruajë marrëveshjen e kapitullimit më 9 qershor të vitit 1999 në Kumanovë. Sulmet që kanë vazhduar për 78 ditë janë anuluar më 10 qershor, pasi Komandanti Suprem i NATO-së, gjenerali Wesley Clark i ka raportuar Këshillit të Atlantikut Verior se sulmet ajrore kanë detyruar pushtuesin serb të fillonin tërheqjen e plotë të forcave nga Kosova. Me hyrjen e…