Natalya Oskar u shpall vajza më e bukur në konkursin “Ms Beauty” në Rusi. Fitorja e saj ka marrë vëmendje të madhe në internet. 34-vjeçarja i ka zhgënjyer përdoruesit e rrjeteve sociale, pasi një foto e saj “e vërtetë” qarkulloi në internet, ku shfaqej ndryshe nga fotot që poston në rrjete sociale. Natalya është e martuar me Roman Bezmaternykh, 45 vjeç, një miliarder që shet materiale ndërtimi dhe zotëron një firmë që sponsorizoi shfaqjen. Kanali rus Telegram Topor pretendoi: “Publiku po diskuton rezultatet e konkursit, i cili përfundoi në mënyrë të paqartë. Njerëzit pyesnin veten se si, me një pamje…
Author: tirana
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka mbajtur një takim me strukturat e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, në kuadër të sezonit turistik për parandalimin e krimeve kufitare dhe kontrolleve më të mira. Njoftimi: Sezoni turistik, shërbimi sa më cilësor ndaj qytetarëve, siguria detare për pushuesit në plazhe, ndotja akustike, parandalimi i krimeve kufitare, kontrolli më i mirë i kufirit tokësor, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe për parandalimin e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, emigrantëve nga vendet e treta, rritja e vigjilencës në raste fluksi për kapjen e shtetasve në kërkim…
Dy efektivë policie janë gjetur të pajetë në Lasithi të Kretës. Bëhet fjalë për dy burra të të njëjtës moshë, 35 vjeç, të cilët u gjetën të vrarë, njëri në një ullishte dhe i dyti në derën e shtëpisë së tij. Dy policët shërbenin në komisariate të ndryshme, njëri në Kretë dhe tjetri në Atikë. Ngjarja është një mister i madh dhe nuk dihet nëse janë të lidhura me njëra-tjetrën, teksa policia po këqyr vendet e ngjarjes.
Kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto nga aksioni i pastrimit në plazhin e Velipojës. Shefi i qeverisë shkruan se tashmë Shkodra me erën e re të menaxhimit të bashkisë së Shkodrës, s’ka për të humbur më asnjë çast pas dekadash të shkuara dëm. Pjesë e aksionit janë ministrja e Turizmit, Mirela Kumnbaro, kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ministrja e Shtetit për Mardhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe focat ushtarake të Shqipërisë. “Po ndodh, Në Velipojën turistike, që me erën e re të menaxhimit të krejt bashkisë së Shkodrës, s’ka për të humbur më asnjë çast pas dekadash të…
Pas 40 ditësh, katër fëmijë të zhdukur pas rrëzimit të një avioni në xhunglën e Kolumbisë, janë gjetur të gjallë. Fëmijët u shpëtuan nga ushtria pranë kufirit midis provincave kolumbiane të Caqueta dhe Guaviare, afër vendit ku u rrëzua avioni i vogël me të cilin po udhëtonin. Avioni i vogël “Cessna 206” po transportonte shtatë persona dhe papritur raportoi një alarm për dështimin e motorit në orët e hershme të mëngjesit të 1 majit. Tre të rritur, përfshirë pilotin dhe nënën e fëmijëve, vdiqën në përplasje dhe trupat e tyre u gjetën brenda avionit. Vëllezërit e motrat, 13, 9, 4…
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi shprehet optimiste për rezultatet e provimit të gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Kushi njofton se kalueshmëria është 96%, kurse me notën 10 janë vlerësuar rreth 24% e maturantëve. REAGIMI: Jam optimiste për rezultatet e para të maturantëve tanë në provimin e gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore. Gëzohem që një pjesë e mirë e tyre kanë shkëlqyer me rezultate të larta. Kalueshmëria është 96% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 24% e maturantëve. Suksese të gjithëve edhe në provimet e radhës dhe ju bëj thirrje të gjithë nxënësve…
Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur këtë të shtunë në aksin Krahës-Mallakastër. Mësohet se automjeti tip “Mercedez-Benz” i ka prerë rrugën mjetit tip “Toyota”, ku fatmirësisht përplasja nuk ka qenë e fortë dhe tre të plagosurit kanë marrë lëndime të lehta. Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Gjirokastër për ndihmë mjekësore të mëtejshme.
Dy anglezë janë kapur duke shitur lëndë narkotike në Dhërmi. Ata vinin në Shqipëri si turistë dhe më pas shisnin lëndë narkotike në aktivitete të ndryshme që organizoheshin në bregdet. Gjatë kontrollit, policia iu ka gjetur e sekuestruar 37 doza kokaine.
Një zjarr ka përfshirë kodrat në vendin e shenjtë në Vlorë. Mësohet se zjarri ka rënë disa metra më poshtë vendit të shenjtë të njohur si Kuzum Baba. Zjarrëfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendodhje dhe po punohet për të shuar flakët. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, por mendohet se është i qëllimshëm. Do
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka gabuar që u ka dorëzuar draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe zyrtarëve evropianë. “Në parim mendoj se është gabim pavarësisht përmbajtjes. Një defekt është në parim sepse kryeministri shqiptar [Edi Rama] nuk do të duhej të bënte veprime të tilla pa u ulur me kryeministrin e Kosovës [Albin Kurti] edhe pa i sqaruar të gjitha këto probleme së bashku”, deklaroi Konjucfa. Ai tha se deri më tani kanë qarkulluar drafte të ndryshme për Asociacionin e komunave me shumicë serbe porse sipas tij ,…
Sipas një raporti të Eurostat, Shqipëria ka përqindjen më të lartë të të rinjve që jetojnë në familje krahasuar me dy vendet fqinje, Greqinë dhe Italinë. Për psikologët, kjo ndodh për shkak të arsyeve ekonomike, pasi është e vështirë për një familje shqiptare të blejnë një banesë sipas kërkesave të fëmijëve. E dyta lidhet me traditën e trashëguar në këtë mënyrë, që na e bën të zakonshme të qëndruarit me familjen edhe kur nuk kemi kushte. Në disa raste familjet janë të prirura të mbajnë pas vetës fëmijët edhe kur ato rriten, duke kërkuar që të qëndrojnë në të njëjtin…
Një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter goditi mesditën e kësaj të shtune Greqinë. Epiqendra e këtij termeti ndodhej 12 km në jugperëndim të Atalantit, ndërsa thellësia fokale e saj ishte 17.3 km. Kjo është e njëjta epiqendër me atë të tërmetit të fortë të së enjtes me magnitudë 4.8 ballë.