Ish-kreu i komanduar i PD-së Enkelejd Alibeaj, ka sulmuar ashpër Sali Berishën, që sipas tij po vijon serinë e gjetjes së armiqve dhe justifikimit të humbjes së zgjedhjeve tq 14 majit. Në një postim në rrjetet sociale, Alibeaj, shton se Berisha të lërë mënjanë ngarkesat e korrupsionit familjar që po ndihmon Edi Ramën. Postimi i Alibeaj Humbësi i zgjedhjeve të 14 majit ka vijuar dhe sot serinë e përsëritjes së justifikimeve bajate që nuk ja hanë më as kandidatët dhe as besnikët e tij. i zhytur në mjerimin e mungesës së shpresës dhe alternativës, Sali Berisha vijon serinë e shpalljes…
Author: tirana
Dy vëllezër shqiptar janë arrestuar në Greqi për dhunë. Mediat greke raportojnë se njëri prej vëllezërve, 43 vjeç ka dhunuar djalin 11 vjeçar. Më pas me ndihmën e vëllait, ka sulmuar edhe dhunuan edhe gruan e tij. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Chania. Sipas mediave vendase, dy vëllezërit shqiptar kanë tentuar të fusin në një makinë gruan dhe fëmijën 11-vjeçar, por janë vënë re nga efektivët e policisë së ELAS-it që po patrullonin në zonë me një mjet policie. Dy personat u arrestuan dhe u dërguan në prokurori.
Djersitja e tepërt e sqetullave, e njohur edhe si hiperhidroza sqetullore, mund të jetë e pakëndshme dhe e sikletshme. Ne në Living ju tregojmë disa këshilla për të ndihmuar në reduktimin e djersitjes nën sqetull. 1.Vishni rroba prej pëlhure që ju ndihmojnë të ajroseni. Zgjidhni pëlhura natyrale si pambuku ose liri që lejojnë sqetullat tuaja të ajrosen dhe ndihmojnë në largimin e lagështirës nga lëkura juaj. 2.Përdorni antidjersë: Aplikoni antidjersë natyrale ose antidjersë me recetë nga dermatologët. 3.Kërkoni produkte që përmbajnë klorur alumini, i cili ndihmon në uljen e prodhimit të djersës. 4.Aplikoni antidjersë gjatë natës: Aplikoni antidjersë në sqetullat…
Duhet pranuar që gjendja shëndetësore e Selena Gomez në vitet e fundit nuk linte shumë vend për shaka dhe humor. Mirëpo, sipërmarrësja e njohur duket se ka gjetur sërish ekuilibrin e saj, dhe oreksin për të flirtuar dhe për t’ia kaluar mirë. Këtë herë, e pamë në një fushë futbolli, e ulur anash me miqtë e saj, e mbështjellë me disa batanije dhe xhaketa. Ndërsa ndeshja vazhdonte, Selena dukej se vendosi të merrte masa. Ndaj, e shohim duke u përpjekur të flirtojë me futbollistët, por siç thotë ajo duhet të mos ketë shkuar shumë mirë. Në videon që ajo ka…
Sinoptikania Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit për fundjavën dhe gjithë muajin qershor. Ajo shprehet se edhe gjatë kësaj fundjave nuk do mungojnë reshjet e shiut në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa temperaturat maksimale mund të arrijnë deri në 31 gradë celsius.Përsa i përket parashikimit të motit për muajin qershor, sinoptikania u shpreh se moti nuk do i jetë shumë i favorshëm, ku pjesa më e madhe e ditëve do shoqërohet me reshje shiu çdo pasdite. “Sot dhe nesër do të kemi mot të kthjellët dhe pa reshje, do të ketë reshje të izoluara vetëm në zonat…
Pas dasmës së Kleas dhe Elgitit, kemi edhe Arbanën dhe Eduartin të cilët së shpejti do të kurorëzohen në Itali. Por dasma së fundmi është konfirmuar dhe për Venerën dhe Lindin. E ftuar në “Ftesë në 5” Venera ka treguar se do të ketë dasmë këtë vit. Ajo dhe Lindi do të kurorëzohen në vjeshtë. “Fund shtatori, fillim tetori do bëjmë diçka të vogël që me siguri do të bëhet e madhe”, tha këngëtarja duke mos zbuluar më shumë detaje.
Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane pasi është kapur me 1 kg kokainë në makinë. Shqiptari, banues në Villa di Brianou ndalua përgjatë rrugës shtetërore 162, në zonën Ponticelli të Napolit, teksa pas shoqërimit në komisariat përfundoi në arrest shtëpie. Gjatë kontrollit të automjetit tip “Ford Focus” të kryer nga Guardia di Finanza, nën sediljen e pasagjerit u gjet e fshehur një pako me lëndë narkotike me peshë 1.092 kg, e cila u konstatua se ishte kokainë. Droga u sekuestrua së bashku me celularin e tij dhe i dënuari u la në arrest shtëpie. Gjatë kontrollit u gjet…
Romeo Veshaj ka zbuluar arsyen se përse u përlot në dasmën e Elgit Dodajt dhe Klea Hutës. Romeo ka treguar për “Ftesë në 5” se është shumë i ndjeshëm dhe ato momente imagjinoi veten dhëndër. “E kam zemrën shumë të dobët. Të gjithë mendojnë se jam i fortë, por unë jam më i dobët se Donaldi realisht. Më bëhet shumë qejfi për Elgitin që u kurorëzua sot. Pashë dhe veten si mund të isha dhëndër. Mua kur s’më mbajnë këmbët shoqërues, imagjino dhëndër… Uroj të jenë të qeshur, të lumtur, të gëzuar gjithë jetës e pse jo me 2-3 fëmijë…
Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohet për vjedhje të një banese. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet K.L., banues në Vlorë. Ai dyshohet se ka hyrë me forcë në një banesë (pronarja e së cilës aktualisht nuk banon aty) me pretendimin se është e vetja dhe ka vjedhur një pajisje eletroshtëpiake. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Sjellja dhe veprimet e qeverisë Kurti në Veriun e Kosovës, nuk kanë gjetur mbështetje nga ndërkombëtarët. Edita Tahiri, ish-kryenegociatore e Kosovës në dialogun me Serbinë që ndërmjetësohet nga BE-ja, ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe ndikimet e saj në marrëdhëniet e Kosovës me aleatët. Tahiri ka shkruar se Kosova jo vetëm që nuk ka fituar por mund të pritet edhe ndonjë ndëshkim i ri. “Kosova jo e fituar, por e ndëshkuar! mund të pritet ndëshkimi i ri” shkruan Tahiri. Drafti i Asocacionit për Komunat Serbe, i cili i është dorëzuar presidentit francez Emanuel Macron dhe kancelarit…
56,000 tifozë ishin të pranishëm në stadiumin “Mbreti Abdullah”, në prezantimin e Karim Benzemasë si blerja më e re e klubit të Al Itihad-it. Sulmuesi francez dhe fituesi i “Topit të Artë” nënshkroi një kontratë për tre sezone me ekipin që luan në ligën profesioniste saudite, e në total do të përfitojë 165 milionë Dollarë. Përveç Benzemasë, pritet që pjesë e Al Itihad të bëhet edhe franezi tjetër, N’Golo Kante. Sulmuesi tregoi emocionet për këtë transferim, ndërsa u largua pas 14 vitesh nga Real Madrid. “Zgjodha Al-Itihad sepse është një klub nga ku ka ndryshime të vazhdueshme. Sapo ka fituar…
Bashkia e Tiranës ka nderuar dje me titullin “Mirënjohja e Qytetit”, tre konsitucionalistët e njohur, Prof. Dr. Luan Omari, Prof. Dr. Ismet Elezi dhe juristin Niazi Jaho, në një ceremoni të veçantë, ku u nënvizua kontributi i tyre për shumë vite në këtë fushë. Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh mirënjohës për kontributin e tyre të shquar. “Shumë faleminderit Niazi Jahos, Luan Omarit dhe Ismet Elezit për tre shekuj kontribut – janë thuajse 300 vite angazhim në shërbim të komunitetit dhe vendit tonë. Është bekim i madh që ju kemi mes nesh dhe një mundësi e jashtëzakonshme që, secili prej nesh…