Një mesazh kërcënues nga një kosovar mbërritur në godinë, ka alarmuar ambasadën ruse në Tiranë. Policia ka shtuar patrullimet pranë ambasadës, por jo mbrojtje. Deri tani nuk ka mbërritur ndonjë kërkesë për urdhër mbrojtje nga rusët në polici.
Author: tirana
Në kuadër të sigurisë në plazhe, dy mjete lundruese janë bllokuar nga policia kufitare në Vlorë gjatë aksionit për sigurinë e vijës bregdetare, i cili në dy raste ka evidentuar lundrime në zonat e ndaluara. Njoftimi i plotë Vijojnë kontrollet nga Policia Kufitare, përgjatë gjithë vijës bregdetare në Vlorë dhe Sarandë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik. Si rezultat i kontrolleve, bllokohen 2 mjete lundruese (një gomone dhe një skaf). Ndëshkohet me masë administrative 100 000 lekë të rinj, drejtuesi i automjetit lundrues gomone, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë Kufitare, duke lundruar në zonë…
Militantët e Lulzim Bashës u përplasën me një grup deputetësh të PD-së, dhe Sali Berisha rezervon një ftesë për këta të fundit. Duke veçuar Bashën dhe Alibeajn, të cilët i akuzon për lidhje kriminale me Ramën, Berisha në konferencën me gazetarët, tha se fton pjesën tjetër të deputetëve demokratë që të diskutojnë për të ardhmen e PD. “Me përjashtim të dy personave që kanë lidhje të tmerrshme me Edi Ramën, me të gjithë deputetët e tjera jam gati që të ketë çdo lloj debati, diskutimi, mirëkuptimi pa përjashtim, sepse ata në moment themelor mbështetën kandidatët e Primareve. De-facto mbështetën statutin…
Nëse një vit më parë Kylian Mbappe u bë më i paguari në botë me rinovimin e kontratës te PSG, ai tashmë ka zbritur në vendin e katërt. Transferimet e yjeve të futbollit jashtë Evrope ka bërë që renditja të pësojë ndryshime. Në vendin e parë tashmë gjendet Cristiano Ronaldo, që me kontratën që firmosi në janar tek Al Nassr në Arabinë Saudite përfiton rreth 200 milionë euro në vit. Në vendin e dytë ka kaluar Karim Benzema, që do të marrë sa gjysma e Ronaldos në skuadrën tjetër arabe Al-Itihad, që u shpall kampion. Ngjitja galopante i takon Ngolo…
Mëngjesin e sotëm, një aksident i rëndë ka ndodhur, në ku dyTurqi, ku dy tramvajë janë përplasur kokë më kokë në Samsuda, në bregdetin turk të Detit të Zi, duke shkaktuar të paktën 26 të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu e Turqisë, dy tramvajë u përplasën pranë stacionit të Piazza-s në rrethin Canik. Mësohet se përplasja ka ndodhur në orën 09:40. Në vendin e aksidentit, janë dërguar një numër i madh i policisë, zjarrfikësve, shpëtimtarëve dhe ekipeve mjekësore. Ekipet mjekësore i kanë transportuar të plagosurit në spitalet e qytetit me…
Zëdhënësi i KFOR-it në Kosovë, koloneli Andrea Gallieni thotë se disa grupe kriminale kanë qenë mbrapa protestave të dhunshme, që janë zhvilluar në Zveçan më 29 maj. Gallieni ka thënë se grupet e dhunshme janë organizuar për të sulmuar, dhe se i takon Policisë së Kosovës që t’i identifikojë ato. Atë ditë protestuesit serbë janë përleshur me pjesëtarë të KFOR-it, dhe të plagosur ka pasur prej të dyja anëve. Në një konferencë për media, Gallieni, i ka komentuar të premten ngjarjet që kanë ndodhur në veri të Kosovës, prej 29 majit. “Është shumë e rëndësishme që të gjitha palët të…
Humbjen drastike në zgjedhje lokale të 14 majit, Sali Berisha nuk e pranon. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha thotë se zgjedhjet e 14 Majit në Elbasan janë farsa më e madhe në historinë e zgjedhjeve. Ai tha edhe se në Elbasan kanë votuar edhe fëmijët në moshën 10-vjeçare. “Jam këtu për t’u njoftuar ju, se zgjedhjet në Bashkinë e Elbasanit janë një nga farsat më të mëdha në historinë e zgjedhjeve. Videot dëshmojnë se në mbi 70 përqind të qendrave të votimit, të ashtuquajturit operatorë, shkelën ligjin nga mëngjesi deri në darkë. Ligji përcakton qëndrimin e tyre, distancën…
Sulmuesi Armando Sadiku u rikthye në Kombëtare dhe në konferencën për shtyp para mediave ai u shpreh shumë i lumtur dhe shtoi se shanset për Europian janë të shumta. Rikthimi në Kombëtare? E prisja që do të më thërriste. Që kur u emërua më ka telefonuar dhe kemi folur. Jam shumë i lumtur sepse e prisja prej kohësh. Përshtypja e parë? Ka çuna të rinj. Disa i njoh por ka edhe të rinj megjithëse edhe këta i njoh. Kualiteti është i madh dhe jemi të gjithë bashkë për një qëllim dhe jam shumë i kënaqur që do të jap kontributin…
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, ka reaguar pas marëveshjes së arritur në Këshillin e Bashkimit Evropian për emigracionin. “Kur vjen puna te emigrantët, Brukseli po abuzon me pushtetin. Ata duan që rivendosin emigrantët në Hungari me forcë”, janë akuzat të bëra në Facebook. Sipas Orban, është e papranueshme që BE kërkon të “përdorë forcë për ta transformuar Hungarinë në një vend emigrantësh”. Vendet e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje të madhe për të rinovuar politikën e emigracionit dhe azilit të bllokut, që i hap rrugën futjes së rregullave të reja për të menaxhuar kolektivisht pritjen dhe zhvendosjen e azilkërkuesve.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dje ka pranuar rezultatet e mostrave të domateve me origjinë nga Shqipëria, të dërguara në një Laborator të kontraktuar. Të gjitha mostrat kanë rezultuar brenda limiteve sipas rregullores se BE-së Nr.369/2005 r . D.m.th prezenca e kontaminuesve kimik është brenda normave ose limiteve të cilat janë të lejuara për konsum dhe nuk paraqesin rrezik. Mostrat janë testuar në të gjitha llojet e pesticideve. Përveç kontrollit të rregullt zyrtar bazuar në plan me bazë rrisku, pas publikimit të informatave për dyshime të mbetjeve të pesticideve në domate. AUV përveç mostrave të testuar në Laboratorët vendore, kemi…
Juventus po bën planet për merkaton e kësaj vere. Federico Chiesa është një nga lojtarët që pritet të largohet. Pas një sezoni shumë të vështirë të sulmuesit italian që u rikthye nga dëmtimi i gjatë, ky i fundit mund t’i japë lamtumirën “zonjës së vjetër” në merkaton e verës. Klube të mëdha nga Europa janë të gatshme për të përfituar shërbimet e 25-vjeçarit. Liverpool dhe Bayern Munchen duket se kanë nisur një garë për Chiesan, me një ofertë fillestare që shkon në 40-45 milionë euro. Bardhezinjtë tashmë po mendojnë skenarin e largimit të 25-vjeçarit dhe janë në kërkim të një…
Presidenti i Estonisë, Alar Karis vizitoi pasditen e së enjtes Beratin. I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë, Ervin Demo, kreu i shtetit slloven vizitoi Xhaminë e Beqarëve dhe Muzeun Onufri. Demo i prezantoi presidentit ndryshimet që kanë ndodhur në Berat me investimet në zonën historike në vitin e fundit si dhe projektet që pritet të implementohen në vitet që vijnë për të ndihmuar sektorin e turizmit në qytet. Alar Karis vlerësoi progresin e Beratit përgjatë viteve të fundit në përmirësimin e infrastrukturës turistike prej së cilës mirëpriti në vitin 2022 mbi 400 mijë turistë. Presidenti estonez theksoi se Berati ofron…