Author: tirana

Modelja ruse, Ariana Lirey është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. Kjo pasi u shfaq në videoklipin e Don Xhonit “Ike”, përmes të cilit duket se ka konfirmuar edhe ribashkimin me reperin nga Drenica. Ajo në fund ka treguar se ka bërë edhe një tatuazh ku shkruan: “Mrs Isufi”. Të njëjtit u ndanë në vitin që lamë pas me një përplasje të madhe në rrjete sociale. Ata hodhën akuza të mëdha ndaj njëri-tjetrit, duke përmendur arsyet për të cilat u ndanë. Theksojmë që videoklipi i artistit shqiptar u realizua në Mal të Zi.

Read More

Kryeministri Edi Rama dje bëri me dije se me ekspertë amerikanë ka përgatitur një draft statut mbi Asocacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, me qëllim ç’tensionimin e situatës në Veri dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. Po ashtu informoi edhe se i ka dorëzuar kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrit francez Emanuel Macron, Zëdhënësi i Budenstagut pranon marrjen e dokumentit nga zyra e kancelarit gjerman, por preferoi të mos jepte më shumë detaje në lidhje me përmbajtjen e draftit, kjo dhe për shkak të konfidencialitetit të dokumentit. “Mund të konfirmojmë marrjen e dokumentit në Kancelari. Ju…

Read More

Meri Kumbe, zv ministre e Kulturës, është propozuar për kandidate për amabasadore në Izrael. Në fjalën e saj, Kumbe tha se nëse ajo zgjidhet si përfaqësuese, objektiv i saj është zhvillimi dhe thellimi i bashkëpunimit në mbrojtjen kibernetike, biznesit, bujqësisë, turizmit e se fokus të veçantë ka rritja e investimeve izraelite në Shqipëri. Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, tha se se CV e saj është për t’u vlerësuar, por jo për Izrael, por për në UNESCO. “CV e zonjës Kumbe është për tu vlerësuar. Në optikën time modeste si njeri që nuk është se pretendon ta njohë mirë diplomacinë,…

Read More

Këtë të premte në Komisionin për Politikën e Jashtme kandidatët e propozuara për ambasadorë po prezantojnë platformat e tyre. Ish-ministri i Jashtëm, deputeti Tritan Shehu ishte kritik për listën e emrave që ka propozuar qeveria për kandidatët për ambasadorë. Shehu tha se mes kandidatëve sheh shumë pak persona që përfaqësojnë realisht diplomacinë. Ai e cilësoi skandal faktin që disa prej ambasadorëve qëndrojnë 12 vite në misionet e tyre. Ditën e sotme po zhvillohet një seancë dëgjimore për Meri Kumbe, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Izraelit, rezident. Shehu: Shoh shumë pak nga…

Read More

Nëse viti 2022 ishte viti rekord i inflacionit dhe i pasigurisë në muzikën live, viti 2023 premton të jetë ‘akti hapës’ i një të ardhmeje premtuese. Dhe fillimi i pranverës së këtij viti, e dëshmoi këtë. Industria e koncerteve në Shqipëri ka pasur rritje të dukshme gjatë viteve të fundit, me artistë ndërkombëtarë dhe vendas që organizojnë koncerte në vend. Pandemia e ndali dhe dobësoi këtë industri kudo në botë, por duket se 2023 premton të rikthehet në nivelet parapandemike. Një numër i madh i koncerteve të organizuara në Shqipëri kanë treguar një kërkesë të lartë në mesin e publikut,…

Read More

Nga Mehdi Hyseni Çfarë kompromisi politik mund të ketë me Beogradin, kur minoritarët serbë të veriut së bashku me Serbinë nuk e njohin Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës (17 shkurt 2008- qershor 2023), por po luftojnë për themelimin e një “Srpska republika” (ashtu si të Radovan Karaxhixit dhe të Ratko Mladiqit, e cila u formua me terror dhe me gjenocid) në veriun e Kosovës?! Kjo është arsyeja thelbësore, pse Amerika nuk duhet pranuar “Srpska zajednicën”, ngase do ta humbiste faktorin shqiptar në Ballkan, duke e braktisur në zonën e sferës së inteteresave sllave të Rusisë dhe të Serbisë…

Read More

Katie Price është në rrugën e duhur për t’u bërë gruaja me gjoksin më të madh në botë, pasi ajo vazhdon të bëjë operacione plastike. Në fund të vitit të kaluar, ajo iu nënshtrua për të 16-tën herë një operacion për rritjen e gjoksit, duke zgjedhur një nga përmasat më të mëdha të implantit. Ajo ka treguar rezultatet e operacioneve plastike në një paraqitje të fundit me rroba banje. Ndryshimi në gjoksin e saj është i dukshëm në fotot e publikuara në rrjetet sociale, ku rrobat e banjës rozë duken shumë të vogla për të mbuluar gjoksin e saj të…

Read More

Përdoruesit e rrjete social Instagram, janë përballur me probleme gjatë orës së fundit. Në veçanti, shumë e kanë të vështirë të rifreskojnë historinë, pasi ose nuk ngarkohet ose kërkon shumë kohë. Raportohen probleme me hyrjen në llogarinë e tyre. Deri në orën 08:10 të mëngjesit ka pasur mbi 40 raportime për një problem me aplikacionin, sipas Downdetector.

Read More

Burgu ka mbledhur bashkë ish zyrtarët e Partisë Socialiste. Burime bëjnë me dije Ish-kreu i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, do të qëndrojë në të njëjtën qeli me ish-deputetin socialist, Alqi Bllako. Të dy ata ndodhen në paraburgimin e Durrësit.

Read More

Një turiste polake ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës, pasi ka rënë nga ballkoni i dhomës së hotelit ku ishte akomoduar bashkë me bashkëshortin e saj. Gruaja kishte konsumuar pije alkoolike dhe më pas ka rënë nga ballkoni. Mësohet se turistja polake B.V., 55 vjeçe dhe bashkëshorti kishin disa ditë që ndodheshin në hotelin Royal. Pas darkës dyshohet se çifti kishin konsumuar alkool, teksa aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Turistja është dërguar në spital, por nuk ka pasur asgjë për të bërë pasi ajo kishte ndërruar jetë në vend.…

Read More

Në prangat e Policisë së Elbasanit kanë rënë tre persona, pasi vodhën 4 milionë lekë në disa banesa në Belsh. “Cërrik/Finalizohet operacioni policor i koduar “Three”, kundër veprimtarisë kriminale të vjedhjes. Vodhën në 3 banesa të ndryshme, në Belsh, rreth 4 000 000 lekë të rinj dhe pajisje, kapen dhe arrestohen 3 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik dhe ata të Stacionit të Policisë Belsh, si rezultat i administrimit me përparësi dhe të menjëhershëm të disa kallëzimeve, për vjedhje në banesa, si dhe me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Three”. Si rezultat…

Read More