Në një kohë që në komunat në veriun e Kosovës situata është kritike, një shpërthim ka ndodhur në mesnatë në Mitrovicën jugore, ku për pasojë janë shkaktuar dëme në dy lokale dhe një dyqan. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:20, në afërsi të sheshit “Adem Jashari”. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Author: tirana
Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku mirëpriti në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Komisionerin e Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin të Policisë Kombëtare të Spanjës, Julian Ávila Polo dhe drejtuesit e 2 departamenteve të Policisë së Spanjës. Vizita pati në fokus progresin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet 2 policive, intensifikimin e angazhimit për shkëmbimin e informacioneve në favor të luftës së përbashkët kundër trafikimit të qenieve njerëzore, bashkërendimin e veprimeve për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë, si dhe eliminimin e barrierave burokratike, me qëllim shtrirjen e bashkëpunimit ndërmjet 2 policive, deri në strukturat bazë të tyre.…
Vrau Elton Çiçon në 2016, Apeli i GJKKO konfiskon pasuritë e Jani Aliajt. Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.73 datë 09.05.2023 ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.53 datë 28.12.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë me objekt konfiskimin e pasurive të subjektit të Aktit Normativ nr. 1 datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit të sigurisë publike”, të ndryshuar, në lidhje me subjektin Jani Alia…
Batalioni i Këmbësorisë në Ushtrinë Shqiptare ka zhvilluar së fundmi në stërvitje në rajonin e Vaut të Dejës në veri të vendit. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka shpërndarë foto nga stërvitja duke e cilësuar atë si të rëndësishme për përmirësimin e taktikave mbrojtëse. “Një tjetër stërvitje e rëndësishme përfundoi në rajonin stërvitor të Vaut të Dejës. Batalioni i Këmbësorisë, zhvilloi stërvitjen kompaktësuese të koduar Hajmeli 23, me qëllim përmirësimin e aftësive taktike në operacionin mbrojtës. Forcat e Armatosura vazhdojnë të punojnë fort për të siguruar se jemi gati për të përballuar çdo sfidë në mënyrë efektive dhe me sukses”,…
9.000 foto janë bërë publike, ku djali i Presidentit Amerikan Joe Biden shfaqet duke marrë drogë, ose duke bërë seks dhe pozuar lakuriq me prostituta. Fotot janë marrë nga laptopi i Hunter Biden. 7,032 janë marrë nga aplikacioni i Hunter’s MacBook Pro iPhoto, 1,832 nga një kopje rezervë e iPhone XS të tij, 428 selfie të marra në një iPhone, 674 imazhe të dërguara në mesazhe me tekst etj… Fotot janë realizuar mes viteve 2008 dhe 2019. Disa kanë bashkëngjitur koordinatat gjeografike, që tregojnë se Hunter i realizoi në Haëaii, Cabo San Lucas, Republikën Domenikane, Kinën perëndimore, Londër, Paris, Romë,…
Një murale që mbart një ndër futbollistët legjendarë Lionel Messin është bërë tashmë pjesë e konviktit të studentëve në Tiranë. Media AP ndan një shkrim ku shkruan sesa lajm pozitiv është për vendin tonë. Piktori argjentinas Maximiliano Bagnasco po merr pjesë në Tirana MuralFest 2023 dhe vendosi të shkojë me të madhin e futbollit, idhullin e tij. Muralja 25×10 metra e Messit me mjekër e të qeshur, e veshur me fanellën e kombëtares bardheblu të Argjentinës me numrin 10, do të mbulojë një pjesë të një ndërtese në një udhëkryq pranë spitaleve kryesore të kryeqytetit. “Është një burim krenarie për…
Gjumi në dhoma të ndara për shkak të një partneri që gërhet mund të përmirësojë marrëdhëniet e njerëzve në vend që të shënojë fundin, ka thënë një shkencëtar i gjumit. Çiftet që lëvizin në dhoma të ndara mund të hyjnë në “fillimin e një marrëdhënieje të re”, ku ata janë të pushuar mirë dhe, në mënyrë ideale janë më të lumtur, sipas Russell Foster, profesor i neuroshkencës cirkadiane në Universitetin e Oksfordit dhe drejtor i Laboratorit të Oftalmologjisë Nuffield. Sipas tij kjo zgjedhje nuk ka pse të bëhet vetëm sepse njëri partner gërhet por mund të praktikohet si një alternative…
Një turiste polake ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Durrës, në një ngjarje që dyshohet aksidentale. Sipas burimeve zyrtare, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i hotelit ku ishte akomoduar për pushime, shtetasja polake B. V., 55 vjeçe, banuese në Poloni, e cila për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Çfarë do të ndodhë me veriun e Kosovës? Diplomati Fatos Tarifa kritikon ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti duke theksuar se në mënyrë groteske, po i del kundër të gjithëve. “Ky njeri (Albin Kurti), në mënyrë groteske, po i del kundër të gjithëve, duke mos dëgjuar këshillat e të tjerëve. Duhet të kuptojmë që Kosova ekziston si shtet i pavarur sot për shkak të Amerikës, është krijesë e amerikanëve, siç është edhe Izraeli. Nuk mund t’i themi jo miqve tanë më të ngushtë, që jo vetëm na krijuan, por edhe garantojnë sovranitetin tonë”, tha Tarifa. Sipas diplomatit, Kurti po krijon…
Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama e ka nisur me foto nga “Rally Albania 2023”, ku thotë se edicioni i 19-të këtë vit vjen me pjesëmarrjen e 22 shteteve. “MIRËMËNGJES dhe me energjinë që përcjell Rally Albania 2023, në edicionin e tij të 19-të, me pjesëmarrjen e 22 shteteve duke i rënë qark e tërthorë Shqipërisë si promovim i traditës më të mirë, kulinarisë fantastike dhe mrekullisë së rivierës tonë, ju uroj ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
Këtë të premte, vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar shoqëruar me shtrëngata afatshkurtra e shkarkesa elektrike gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Lokalisht përgjatë relieveve malore reshje në formë breshëri. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 deri 2 ballë.
Ish-presidenti amerikan Donald Trump do të paraqitet në një gjykatë federale në Miami, pasi akuzohet për trajtimin e dokumenteve të klasifikuara në pronën e tij në Florida, duke nxitur një ndjekje penale federale që shënon herën e parë që një ish-president përballet me akuza federale. Aktakuza erdhi pas një hetimi njëmujor nga prokurori i posaçëm Jack Smith për të përcaktuar nëse Trumpi shkeli ligjin duke mbajtur qindra dokumente të klasifikuara në pronën e tij në Mar-a-Lago, dhe nëse Trump ndërmori hapa për të penguar përpjekjet e qeverisë për t’i rimarrë ato. Prokurorët kanë thënë se Trump mori afërsisht 300 dokumente…