Deputeti demokrat Dashnor Sula shprehet se në takimin me Lulzim Bashën gjatë seancës plenare i bëri të qartë se PD-së nuk i duhet një kryetar për mbijetesë, por dikush që ka qëllim unifikimin e partisë për t’i çuar në fitore. “Në këtë gjendje që ndodhet opozita sot, në luftë me njëra-tjetrën, duke ngrënë njëra-tjetrën është situatë që mendoj se s’duhet të shkojë fare në zgjedhjet 2025 dhe Rama me PS do i fitojnë ato zgjedhje. Këtë e nxjerr nga situata, ngjarjet dhe rezultatet e 14 majit. Unë sot kam pasur një takim me Bashën dhe ia kam bërë të qartë…
Author: tirana
Seanca plenare e kësaj të enjte ka sjellë disa foto interesante, që flasin më shumë se çdo veprim. Së pari, Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi tashmë shfaqen bashkë kudo. Ndërkohë në këtë seancë u shfaq pas shumë kohësh edhe Lulzim Basha, si për të treguar se ai nuk është rikthyer vetëm për takime me të rinjtë, por edhe në politikën e madhe, atë që luhet në Parlament.
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi deklaron se nuk ka ambicia për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike. I pyetur nga gazetarja, ai me batutë u përgjigj: “Në Lushnje, po”. Korrshi shtoi se është i mendimit që shkallët në politikë duhen ngjitur gradualisht, nga ato më të ulëtat, për të shkuar në pozicionet drejtuese. A keni ambicie për të marrë drejtimin e PD-së? Korreshi: Në Lushnje po, por këtu në Tiranë… Unë nuk kam ambicie për t’u bërë kryetar i PD-së. Mendoj se në politikë hyet për ambicie, por duhen ngjitur shkallët me radhë, bëhesh njëher Kapter, e me radhë. Nuk e…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se nuk e kanë parë draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Sipas saj, si i tillë duhet të përfundojë në Kosovë, e jo në Gjermani në Francë. Ajo ka paralajmëruar se iniciativat e tilla, sado mund të kenë qëllimin e mirë, mund të përfundojnë keq. “Përtej asaj se një iniciative ndoshta me qëllim të mirë, por që mund të shkojë keq, është një thënie e vjetër që thotë se ‘rruga për në ferr është e ndërtuar me qëllime të…
Për një kohë të gjatë pjesa më e errët dhe grindavece e Europës, Ballkani mund të ketë një dritë të re. Më e pazakonta, është kryeministri i Shqipërisë, një ish-basketbollist 58-vjeçar, artisti modern, Edi Rama. Muajin e kaluar Partia e tij Socialiste mposhti çantën e grisur të grupeve opozitare për të fituar të gjitha, – përveç një pjese të vogël -, të 61 kryebashkiakëve dhe këshillave të vendit. Pra, ai ka të ngjarë të fitojë zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, që priten të jenë në 2025, fitorja e tij e katërt me radhë, dhe kështu të qeverisë deri në vitin…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka e quajti ish-kryebashkiakun Vangjush Dakon një kriminel elektoral, ndërsa vlerëson se SPAK veproi tani ndaj tij me porosi të Kryeministrit Edi Rama. “Dakon e morën, e keqpërdorën dhe në fund e hodhën. E shtrydhën si limon në fushatë. Gjushi për ne është një kriminel elektoral, i përdorur për të blerë vota. Kur ju thashë që e morën e keqpërdorën dhe e shtrydhën si limon, Ramës nuk i duhet më Gjushi dhe sigurisht porosia është që SPAK të mbaronte punë, i duhej para zgjedhjeve për të blerë e tjetërsuar vota. Edi Rama ka…
Tetë fëmijë dhe një i rritur janë plagosur sot nga një 32-vjeçar në një park lojërash në qytetin francez Annecy. Pamjet e tmerrshme tregojnë autorin, të identifikuar si Abdalmash H., teksa godet me thikë fëmijët. Sipas asaj që shkruajnë mediat franceze i arrestuari është një azilkërkues sirian, ndërsa ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë. “Disa persona, mes tyre edhe fëmijë, u plagosën nga një person i armatosur me thikë në një shesh në Annecy. Agresori u arrestua falë ndërhyrjes shumë të shpejtë të policisë”, shkroi në Tëitter ministri i Brendshëm, Gérald Darmanin.
Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur në Itali gjatë natës. Një kamionist shqiptar ka humbur jetën. Fatmirësisht ka shpëtuar djali i tij i cili po flinte gjumë në pjesën e sipërme të kabinës në momentin e aksidentit. Sipas detajeve të para nga mediat italiane, kamioni po lëvizte në drejtim të veriut në zonën e Torino di Sangro pranë Chieti-t. Por për arsye që nuk janë sqaruar plotësisht shoferi nuk ka vënë re sinjalistikën dhe ka hyrë në një kantier rrugor ku po punohej. Për pasojë, kamioni është përplasur me një rimorkio ku ishin të vendosura disa barriera betoni. Nga…
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, me shumicë votash, ka vendosur rrëzimin e kërkesës ankimore të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për bashkinë e Elbasanit. KAS la në fuqi vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë dhe për Këshillin e Bashkisë, në zonën zgjedhore Bashkia Elbasan, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”. Në bazë të kësaj tabele, bashkia Elbasan është fituar nga PS si në garën për kryetar bashkie, ashtu edhe për këshillin bashkiak. Ankimimi Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, kërkonte ekspertimin kompjuterik të çdo pajisjeje elektronike…
Një 55-vjeçar përfundoi në spital, pas një sherri me një 23-vjeçar në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kampit” në Dhërmi. “Sot, rreth orës 15:50, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kampit”, në Dhërmi, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi H. L., 23 vjeç, ka goditur me grushte, duke e dëmtuar rëndë në kokë, shtetasin A. M., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.” Vijon kontrolli i zonës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Millan Gjokiç dhe Bratisllav Trisiç u dënuan me nga tre vjet burgim, ndërkaq Zoran Tanasiç, Zharko Millanoviç dhe Mlladen Krajsnik, me nga dy vjet burgim. Ata u gjetën fajtorë për torturim të boshnjakëve në zonën Bielina në verilindje të Bosnjës nga prilli i vitit 1992 deri në fund të shtatorit të vitit 1994, mbi baza politike, kombëtare, etnike, kulturore dhe fetare. Të pandehurit u liruan nga akuzat për krime kundër njerëzimit, ndërkaq tre të pandehur të tjerë, Savo Mërsiç, Millivoje Çobiç dhe Millan Markoviq, u liruan nga të gjitha akuzat. Gjokiç ishte komandant policie në Janja nga fundi i vitit…
Parlamenti i Republikës Sërpska ka miratuar më 8 qershor “Rezolutën për mbrojtjen e serbëve në Kosovë dhe Metohi dhe për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Serbisë”. Shumica në trupin më të lartë legjislativ të entitetit serb në Bosnje e Hercegovinë udhëhiqet nga Aleanca e Socialdemorkatëve të Pavarur e Millorad Dodikut, i cili njëherësh është presidenti i Republikës Sërpska. Dodik nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe ka raporte të ngushta me zyrtarët në Kremlin dhe Beograd. Për shkak të kundërshtimit të përfaqësuesve politikë nga Republika Sërpska, Bosnje e Hercegovina ende nuk e ka njohur pavarësinë e…