Author: tirana

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan një të mitur 17-vjeçar, banues në Tiranë. 17-vjeçari ditën e sotme, rreth orës 14:30, në rrugën “Shefqet Musaraj”, për motive të dobëta është konfliktuar dhe dyshohet ka goditur me mjet prerës shtetasin A. B., 20 vjeç, banues në Tiranë. Si pasojë shtetasi A. B., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Read More

Autoritetet britanike kanë arrestuar një 20-vjeçar shqiptar të identifikuar me emrin Artenis Shiehu. I riu u gjet në një shtëpi bari në Millvieë në Ormesby st Margaret, pranë Great Yarmouth. Policia ka bastisur banesën ku kultivohej droga e llojit kanabis, që arrinte vlerën e 250 mijë paund. I riu shqiptar ka tentuar të arratiset në kopshtet e pasme, por policia i është vënë pas dhe e ka vënë në pranga.

Read More

Një nga shenjat e para që bëri publikun të besojë ndarjen e Olsi Bylykut dhe Egli Takos ishte mungesa e një urimi nga Egli për nënë e Olsit në ditëlindjen e saj, ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim vitet e kaluara. Pasi lajmi mori dhenë, duket se njëra nga palët (ish) nuse-vjehrrë nuk e ka marrë aspak me sportivitet. Deri dje pavarësisht ndarjes së çiftit, nëna e Olsit dhe Egli vazhdonin të ndiqeshin në Instagram, por jo më. Tashmë Egli nga familja e ish partnerit ndjek vetëm kunatën dhe vetë Olsin. Nisur nga kjo, nuk mungojnë aludimet se nëna e…

Read More

Milaim Zeka vazhdon të dyshojë te romanca mes Kiarës dhe Luizit. I ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ai u shpreh se çdo gjë ka nisur shumë shpejt “brenda një burgu siç është BBV”. Moderatorja: Të kemi parë goxha në sulm në lidhje me Luizin. Ke thënë që nuk të ka pëlqyer si personazh. Milaim Zeka: Ka qenë në fillim, unë e kam kritikuar sepse u hap llafi që ai ka gënjyer për punën e sëmundjes. Kam qenë dhe jam prap i bindur që lidhja e tij me Kiarën ka qenë dhe është lojë. Moderatorja: E mendon përsëri? Milaim Zeka: Si kam menduar…

Read More

Kur themi hernie diskale, me siguri mund t’ju shkojë mendja tek dhimbja e kurrizit apo mesit megjithëse këto nuk janë të vetmet simptoma të kësaj sëmundje. Nga takat shumë të larta deri tek keq ushqyerja, dhimbja e mesit mund të ketë një shumësi arsyesh. Gjithsesi dëmtimet e shtyllës kurrizore shkaktojnë simptoma të ndryshme të cilat ju mund të jeni duke i injoruar. Hernia diskale është një gjendje patologjike e shtyllës kurrizore e ku vertebrat thyhen ose çahen. Kjo sëmundje mund të jetë shqetësuese dhe të përfshijë të gjithë trupin me dhimbje. Në këtë artikull ju shpjegojmë disa nga sinjalet më…

Read More

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian u përpoqën sërish sot për të kapërcyer një nga problemet më të vështira politike të bllokut, çështjen e emigrantëve që hyjnë në Evropë pa autorizim. Një nga propozimet që po diskutohet është që vendet anëtare të cilat nuk duan të pranojnë emigrantë, të paguajnë një shumë prej 20 mijë eurosh për çdo imigrant të regjistruar. Ministrat e punëve të brendshme të Bashkimit Evropian u takuan të enjten në përjekje për të arritur një marrëveshje si të ndajnë përgjegjësinë e kujdesit për refugjatët dhe migrantët. Sistemi i azilit i Evropës dështoi tetë vjet më parë…

Read More

Gjykata e Posaçme ka lënë masën arrest me burg për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako. Bashkë me Dakon u arrestuan edhe disa zyrtarë të tjerë të Bashkisë si dhe një ndërtues, ndërsa tre të tjerë u lanë me masën e arrestit shtëpiak. Dako akuzohet për dy raste të shpërdorimit të detyrës. Rasti i parë ka të bëjë për një pallat 11 katësh që u dëmtua nga tërmeti në 2019. Kanë qenë disa familje që depozituan një kallëzim në SPAK me pretendimin se objekti i ndërtuar në 2012 nga Fiqiri Farruku pësoi dëmtime të pa rikuperueshme. Sipas hetimeve edhe pse bashkia…

Read More

Kryetarja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka bërë të ditur se i ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz. Ajo tha se Rama nuk është konsultuar me qeverinë e Kosovës, ndërsa shtoi se nuk kanë nevojë për “shpëtimtarë të vetëofruar”. “Ne s’kemi si ta shohim për shkak se nuk e kemi parë atë draft-statut. Siç ka thënë edhe vetë kryeministri Rama, ai nuk është konsultuar me ne. Mendoj që specifikat dhe rrethanat…

Read More

Një tërmet i fortë ka goditur mbasdit ene sotme Greqinë. Sipas Institutit të Sizmiologjisë, forca e tërmetit ka qenë me magnitudë 4.8 e shkallës Rihter, ndërsa epiqendra ka qenë pranë zonës së Lokrida Fthiotidës. Lëkundjet u ndjenë veçanërisht në Athinë. Kjo goditje u pasua nga dy më të vogla brenda më pak se 10 minutash. E para ishte 2,5 Rihter 9 km në VP të Orchomenos dhe e dyta 2,6 Rihter 5 km JP të Atalantit. Në deklaratën e tij për tërmetin e sotëm, presidenti i OASP-së, Efthymios Lekkas, theksoi se: “Ka një histori me një tërmet me magnitudë 7…

Read More

Një 44-vjeçar i identifikuar me emrin Raffaele Caiazzo ka vrarë nusen dhe dhëndrin e tij mëngjesin e sotëm në Itali. Fillimisht, ai ka qëlluar për vdekje 29-vjeçarin Luigi Cammisa teksa po bëhej gati për të ikur në punë. Menjëherë pas kësaj, në një apartament në via Caruso është gjetur i pajetë edhe trupi i Maria Brigida, 24 vjeçe. Nga të dhënat paraprake mësohet se vrasja e 24-vjeçares ka ndodhur në sy të fëmijëve të saj, 2 dhe 4 vjeç. 44-vjeçari është vetëdorëzuar në polici. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak se Caiazzo dyshonte se dy kunetërit ishin lidhur. 

Read More

Një tren me pasagjerë është përfshirë nga flakët në Austri, në tunelin pranë Fritzens.  Autoritetet kanë arritur të evakuojnë qindra pasagjerë, ndërsa raportohet se rreth 50 të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.  Treni me deri në 370 pasagjerë në bord ishte në tunelin pranë Fritzens, në lindje të Innsbruck në rajonin e Tirolit, kur filloi të merrte flakë.

Read More

1 në 6 persona në Europë vuan nga probleme të shëndetit mendor. Sipas një raporti të Komisionit Europian, pandemia e Covid-19 e ka rënduar edhe më shumë këtë sëmundje në popullatë. Edhe në Shqipëri, mjekët ngrejnë shqetëismin për rritjen e numrit të personave që kanë shfaqur probleme të shëndetit mendor. Valentina Asabella, psikiatre: Edhe vendi jonë, ashtu si e gjithë bota është e përfshirë nga një lloj pandemie e re që quhet probleme të shëndetit mendor, edhe këtu tek ne jemi tek të njëjtat shifra. Adoleshentët dhe mosha e tretë, janë grupmosha e cila ka shfaqur më shumë probleme të kësaj…

Read More