Author: tirana

Ministria e Infrastrukturës në Itali po përgatit një rregullore të re shumë më të ashpër për sigurinë rrugore. Një prej masave të kërkuara me ngulm dhe nga ministri Mateo Salvini, është ‘alcolock’. Sipas tij, projekti do të dorëzohet brenda pak ditësh më parlament për miratim dhe objektivi kryesor është ashpërsimi i dënimeve për ata që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe drogës. Pikërisht për këtë arsye është menduar dhe ‘alcolock’ që do të prekë të gjithë ata që janë dënuar për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit. Ky mjet, i cili aktualisht përdoret dhe në vende të tjera europiane,…

Read More

Edhe pse nuk iu referua konkretisht propozimit të kryeministrit Rama, Albin Kurti deklaroi gjatë seancës në kuvendin e Kosovës këtë të enjte, se për çështjen e asociacionit nuk mund të pranohen tekste alternative nëse palët nuk dakordësohen parimisht. Ai tha se draft-vizionin e tij për këtë çështje e ka prezantuar tashmë para ndërkombëtarëve më 2 maj. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se vizionin e tij për draft statutin e Asociacionit mund ta thelloj kur të ketë pajtueshmëri në parim më shtyllat që ai ka prezantuar. Ai deklaroi se nuk mund të shkruajë tekste alternative pa u pajtuar njëherë…

Read More

Aktori i humorit, Agron Llakaj, ka humbur babain e tij ditën e sotme. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vetë Agron Llakaj përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka prekur me atë çfarë ka shkruar. Sot ishte dita e tij e lindjes dhe Agroni e kishte uruar të atin në mëngjes, pa e ditur që do të ishte hera e fundit që do ta takonte. Mes dhimbjes, ai shpreh fjalët e ndjera që edhe neve na pikuan në shpirt! “Ahh ku ta dija o babushi im i mirë, se do të ishte ditëlindja jote e fundit. Babai…

Read More

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherazi ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka komentuar draft-statutin për Asociacionin të hartuar nga Shqipëria, të cilin kryeministri Edi Rama ia ka dorëzuar Gjermanisë dhe Francës. Para gazetarëve, ai ka thënë se përpjekja e kryeministrit shqiptar ka për qëllim të ndihmojë Kosovën. “Unë mendoj që Rama me propozimin e tij po bënë përpjeke që t’i mbush interesat e shteti të Kosovës në një kohë që është kritike dhe assesi që t’i dëmtoj këto interesa. Frika ime është që mënyra se si Kurti është duke menaxhuar situatën në veri të vendit ne mund të lëvizim drejtë…

Read More

Kreu i Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka lëshur gojën në sallën e Kuvendit, teksa iu drejtua ish-kryeministri Berisha: “Ti Sali kësaj pjese do të vazhdosh t’ia hash …. gjithmonë”. Reagimi i deputetit socialist erdhi pasi gjatë fjalës në Kuvend, ish-kryeministri Berisha iu drejtua mazhorancës me termin “hajdutë”. “Për të mbajtur gojën se e di unë çfarë meriton ai, i tha hajdutët kësaj pjese. Ti Sali kësaj pjese do të vazhdosh t’ia hash gjithmonë, gjithmonë sa herë të të jepet mundësia. Ti kësaj krahu i vjen anash. Ai zotëri e akuzoi këtë krah të sallës për hajdutë dhe prandaj…

Read More

Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët italianë, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është kapur në Itali dhe është ekstraduar drejt Shqipërisë, shtetasi Aldo Halili, 27 vjeç. Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Itali, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër e ka dënuar atë, me 6 vjet burgim, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. Shtetasi Aldo Halili ka kultivuar 1720 bimë narkotike, në Tepelenë, në vitin 2016. Shtetasi i…

Read More

Një i ri shqiptar është akuzuar për përdhunimin e një turisteje britanike në bregdetin e ishullit të Rodos dhe më pas përsëri në hotelin e saj, por në vijim të hetimeve ai është lënë i lirë deri në përfundimin e ‘ekzaminimeve’. 20 vjeçarja britanike i tha policisë vendase se 23-vjeçari e kishte përdhunuar në fundjavë kur ajo shkoi për të bërë banjë në plazhin e Glystra në brigjet lindore të ishullit. Por e reja kishte përfunduar me burrin e huaj në dhomën e saj të hotelit në Kiotari ku dëshmon se ai e kishte sulmuar dhe kishte tentuar ta përdhunonte…

Read More

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij të datës 08.06.2023, vendosi gjobitjen në vlerën e 5.000.000 (pesëmilion) lekë të shoqërisë Gega Oil Group SHA, si pasojë e mos njoftimit brenda afatit nga ana e shoqërisë Gega Oil Group SH.A. të përqendrimit të realizuar nëpërmjet bashkimit me përthithje të shoqërisë Gega Oil SHA nga shoqëria Genklaudis SHA. Referuar dokumentacionit të depozituar pranë Autoritetit të Konkurrencës konstatohet se transaksioni nuk është njoftuar brenda afatit të përcaktuar në nenin 12, pika 2 të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Nga vlerësimi i dokumentacionit, Komisioni i Konkurrencës evidentoi faktin se shoqëritë…

Read More

Një prej banorëve që ka bërë kallëzimin ndaj bashkisë dhe ndërtuesit, për pallatin e ndërtuar në vitin 2014 që çoi në pranga, Vangjush Dakon foli për Report Tv. Banori i pallatit, Ramiz Çopa tha për gazetarin e Report Tv, Artur Korriku se problemet me pallatin dolën në pah pas tërmetit tragjik të nëntorit dhe më pas ata bënë kallëzimin. Ai thotë se nuk duan asgjë tjetër, veçse djersën e tyre. Çopa tregon se pallati ishte projektuar 7 kate dhe më pas ndërtuesi Fiqiri Farruku ka shtuar edhe 4 të tjera dhe s’ka zbatuar planimetrinë e projektit. “Këtë problem e kemi…

Read More

Drejtimi i automjetit nga të miturit dhe rastet në rritje të fëmijëve qe shkaktojnë aksidente teksa ngasin automjete pa leje drejtimi duhet të hetohen nga Policia e cila në bashkëpunim me prindërit duhet të ndalojë këtë fenomen. Një video qarkullon në rrjet ku duket një djalë i mitur që drejton mjetin në prezencë të nënës së tij. Çuditërisht nëna ndjehet krenare me djalin e saj që tashmë është ‘burrëruar’ dhe drejton edhe mjetin. Madje në një moment ajo thotë: “Kush me ben xhiro mua. Te vdes une sa mire e nget”.

Read More

Një 26-vjeçare nga fshati Dorëz i Librazhd ka tentuar t’i japë fund jetës. 26-vjeçarja, A H është pikasur nga familjarët e saj ndërsa ndërmori aktin ekstrem për tu vëtvarur. Menjëherë ajo është dërguar në Spitalin e Rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmë mjekësore. Mësohet se gjendja shëndetësore e 26–vjeçares sipas burimeve spitalore, është kritike, ndërsa nuk dihen shkaqet se përse u vetëvra. Policia ka marrë në pyetje familjarë të saj për të zbardhur ngjarjen.

Read More

Einxhel dhe Beniada i kanë lënë pas keqkuptimet që nisën mes tyre pas “Big Brother VIP”. Këtë e ka treguar vetë Einxhel me anë të një postimi në Instastory. Ajo ka publikuar foton e një dhurate që Beniada i ka bërë. “Ja si ta merr kalanë nga brenda. Faleminderit dashuri”, ka shkruar Einxhel. Kujtojmë se dy vajzat nisën një miqësi të ngushtë brenda “Big Brother VIP” por pasi dolën lanë të kuptohej që i kishin prishur raportet. Megjithatë tani duket qartë që gjërat kanë ndryshuar.

Read More