Shtrëngim duarsh, por nuk kanë munguar replikat mes Lulzim Bashës dhe dy deputetëve Dashnor Sula dhe Saimir Korreshin. Basha në Kuvend ka takuar disa deputetë, mes tyre dhe Saimir Korreshin dhe Dashnor Sulën, të cilët dolën kundër propozimit të shumicës së Kryesisë për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të PD më 29 korrik. Replikat mes tyre kanë qenë për mbledhjen e tensionuar të kryesisë së PD-së, ku në përfundim të saj një grup militantësh i zunë rrugën deputetëve. Basha ka kërkuar që bisedën për këtë çështje të mos e zhvillojnë në sallën e seancave, por në një mjedis privat në…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama, bëri me dije sot se kanë hartuar një draft për Asociacionin e komunave serbe në veri të Kosovës. Kreu i qeverisë tha se drafti është netural. Por Sali Berisha, akuzoi nga jashtë Kuvendit, se në fakt sipas tij drafti është shkruar në Beograd. Berisha tha se Rama në detyrim, doli dhe informoi shqiptarët se ka hartuar dhe dorëzuar tekstin e marrëveshjes së asosacionit të komunave me shumicë serbe. Berisha tha se Rama po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës. “Sot Edi Rama në detyrim doli dhe informoi shqiptarët se ka hartuar dhe dorëzuar tekstin e marrëveshjes…
Aleko Myrtellari, i cili plagosi me thikë gruan e tij, Marjola Myrtellari doli këtë të enjte para gjykatës së Korçës. Ai ka shprehur pendesë në sallën e gjyqit dhe është justifikuar për krimin e rëndë duke akuzuar gruan se i prishte paratë dhe nuk edukonte fëmijët. “Më mbetën fëmijët pa shkollë për shkak të gruas dhe nuk u edukuan mirë. Unë punoja jashtë shtetit. Kam qëndruar 7 muaj në Gjermani. Ika në Francë, u stabilizova atje. Ju dërgoja para në shtëpi, por kur erdha në shtëpi nuk i gjeta familje të rregullt. Ajo prishte paratë e mia këtu dhe varte…
Pas tensioneve në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama po përpiqet të kontribuojë konkretisht për të arritur një marrëveshje mes Kurtit dhe Vuçiç. Rama ka kritikuar Albin Kurtin për mënyrën sesi ndërhyri me forca policore në komunat në veri të Kosovës, dhe i bën thirrje që të tërheqë policinë nga ndërtesat komunale dhe të shpallë menjëherë zgjedhjet në veri të Kosovës. “Për Kosovën është jetike të dalë nga qorrsokaku dhe të finalizojë procesin që i mundëson njohjen e ndërsjellët. Kjo është një shumë e madhe për tu tretuar në dallgët e furtunës, në gotën e katër komunave, për katër kryetarë…
Kryeministri Edi Rama tha këtë të enjte se një draft për Asociacionin e komunave serbe, që është bërë drejtimin e atyre që i cilësoi si kumbarë të procesit, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron, është zgjidhje për situatën në Veriun e Kosovës. Po ashtu Rama tha se ndërkombëtarët janë bërë zot shtëpie në Kosovë, dhe se nëse qeveria Kurti i kthen shpinën, vendi do të ketë ditë të zeza. “Ata që në këtë rast nuk janë ndërkombëtarët. Ata janë të zotët e shtëpisë në Kosovë si në asnjë vend tjetër. Ata e kanë krijuar atë shtëpi me…
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me gazetarët, ka shprehur shqetësimin e tij për tkurrjen e Kosovës në sy të aleatëve. Ai tha se Kosova nuk është e kërcënuar nga Serbia që prej vitit 1999 dhe aktualisht ka këtë rrezik dhe jo më një risk territorial. “Unë nuk kam qenë dhe nuk jam i shqetësuar për atë që shqetësohen të tjerët. Jam i shqetësuar për tkurrjen dramatike të Kosovës në sy të aleatëve. Gjë që mund të sjellë pasoja në shumë aspekte. Duke filluar nga rritja numrit të trupave në Kosovë, që do të thotë ulje e kapacitetit Sovran të Kosovës.…
Ish-kreu i komanduar i PD-së së vulës, deputeti Enkelejd Alibeaj tha se qëndrimi i Gazment Bardhit është emocional. por kreu i grupit parlamentar i PD-së, tha se ka qëndrime parimore. “Uroj që mos të deformohet ajo që kam thënë. Të dhunosh verbërisht apo të shantazhosh e fyesh deputetë, anëtarë të Kryesisë, pse ata kanë një mendim ndryshe, është sjellje prej një grupi militar dhe jo sjellje demokratike ku secili shprehet i lirë, bazuar në ato që beson. Kam dëgjuar se qëndrimi im ka qenë emocional. Jo nuk ka qenë. Qëndrimet e vërteta nuk kanë asgjë të keqe. Kam pasur qëndrim…
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë të jashtëzakonshme me gazetaret për situatën në veriun e Kosovës. “E kam ditur që nyja gordiane e dialogut do ishte asociacioni dhe bindja ime është se asnjëra nga palët nuk e do asocionin dhe do bëjë çmos ta shtyjë atë në pafundësi”,-tha Rama. Kreu i qeverisë ka bërë me dije se ka përgatitur një draft për Asociacionin e komunave serbe, dhe që është punuar nga ekspertë amerikanë. Rama tha edhe se drafti i është dërguar presidentit francez Marcron dhe kancelarit gjerman Shcolz. Ai bëri me dije se një ditë më parë i ka…
Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë sa i takon drejtimit të PD-së. Edhe pse Berisha ende konsiderohet nga disa individë dhe media si kreu i Partisë Demokratike, Basha sot ka qenë i prerë, ndaj pyetjes së gazetarit ku i tha se Berisha është përjashtuar. “PD nuk e drejton Berisha. Është përjashtuar”,-tha Basha.
A do të rikandidojë për të drejtuar Partinë Demokratike e vulës? Lulzim Basha tha për gazetarët se ai vendos interesin e demokratëve përpara interesave të tija. Teksa në Kuvendi është mbledhur sot në seancë plenare, ish-kryedemokrati Basha tha po ashtu se distancohet nga çdo sjellje dhune apo banalitete, ndërsa komentonte incidentet e ndodhura pas mbledhjes së Kryesisë. “E kam treguar me vepra që di të vendos interesin e demokratëve mbi timin. Do ta tregoj vendimin tim së shpejti”,-tha Basha.
Deputeti demokrat, pjesë e grupit të Rithemelimit, Ervin Salianji para gazetarëve i pyetur rreth situatës aktuale në kampin e djathtë në të cilin ka pasur zhvillime ditëve të fundit, tha se Basha kërkon të rikthehet të marri vulën dhe paratë. “Është sekuestruar vula, sigla, të ardhurat paratë. Ka më shumë pretendentë për kryetarë sesa anëtarë. Kërkon të rikthehet ish-kryetari sepse aty nuk ka njerëz por ka para. Dhe ato i interesojnë shumë, aq sa nuk i shpërndanë as për kandidatët as për këshillat bashkiakë për zgjedhjet e 14 majit. Demokratët duhet të reagojnë”.
Nëse s’do ishin gazetarët, përplasja mes deputetëve mbrëmjen e 5 qershorit do ishte kthyer në fizike”,-tha deputeti i PD-së, Lefter Gështenja i cili bëri me dije se në mbledhjen e Kryesisë është kërcënuar nga disa deputetë. “Askush nuk duhet të nxitojë për të marrë vendimet e PD. Ajo që kërkoj është që duhet t’i japim frymëmarrje. Do jetë krejt e lexueshme nesër. Ajo që ka ndodhur atë natë ka qenë më shumë sesa e turpshme, krejtësisht e papranueshme dhe nuk duhet të ndodhë më. Më kërcënuan dhe mua dhe kolegë të tjerë. Falë gazetarëve nuk pati përplasje fizike. Unë e…