Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme. Seanaca do të zhvillohet në orën 10:00 dhe Dako do të njihet me masën e sigurisë. Aktualisht Vangjush Dako po mbahet te Blloku i Sigurisë në rrugën “Mine Peza”. Avokati i tij Petrit Ismaili, e ka cilësuar si të panevojshëm arrestin me burg, duke thënë se SPAK po përballet me një trysni nga ana e mediave dhe e ndërkombëtarëve.
Author: tirana
Në prangat e Policisë së Matit ka rënë një 33-vjeçar, në kuadër të finalizimit të fazës së dytë të operacionit policor të koduar “Kreshta të pastra”. I riu u kap në një zonë të pyllëzuar në fshatin Macukull në Mat, duke kultivuar kanabis. Ai tentoi të largohej, por falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të policisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij. Më herët, gjatë fazës së parë të këtij operacioni u asgjësuan 164 bimë canabis dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar.
Senatorët amerikanë nga demokratët dhe republikanët, u kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë për qetësim të situatës në veri të vendit. Përmes një deklaratë të përbashkët, senatorja Jeanne Shaheen, kryetare e Nënkomitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë për Evropën dhe Bashkëpunimin Rajonal të Sigurisë, Chris Murphy, Chris Van Hollen, Ben Cardin, Thom Tillis dhe Pete Ricketts, kanë deklaruar se tensionet në pjesën veriore të Kosovës mund të dobësojë marrëdhëniet e vendeve me ShBA-të. “Si ligjvënës amerikanë, përtej linjave partiake, ne jemi gjithnjë e më të shqetësuar nga situata e brishtë e sigurisë në veri të Kosovës. Sot, ne përsërisim…
Bashkimi Evropian është afër një marrëveshjeje të madhe për të krijuar një politikë të unifikuar emigracioni. Ministrat e Punëve të Brendshme nga i gjithë Bashkimi Evropian do të takohen sot në Luksemburg për të vendosur nëse votojnë ose refuzojnë një grup të ri rregullash për të menaxhuar kolektivisht pritjen dhe zhvendosjen e azilkërkuesve. Objektivi përfundimtar është heqja e mënyrës ad-hoc të menaxhimit të krizës që ka qenë në fuqi që nga kriza e migracionit të vitit 2015 dhe është dëshmuar mjerisht e pamjaftueshme për të përballuar sfidën e dimensioneve ndërkufitare. Vitin e kaluar, BE mori më shumë se 962,000 kërkesa…
Princ Harry i cili ka ruajtur privatësinë, dje në ditën e dytë të dëshmisë në Gjykatën e Lartë zbuloi vullnetarisht detaje mbi jetën e tij të dashurisë, duke përfshirë në rrëfim edhe një vizitë në një klub striptizmi. 38-vjeçari dha gjithashtu detaje të një takimi “surprizë” në Argjentinë me ish të dashurën Chelsy Davy. Harry diskutoi gjithashtu pretendimet në gazeta se ai u kap duke flirtuar me një bjonde në një ndeshje regbi, duke thënë se ajo ishte vetëm një mikeshë e tij. Ai madje zbuloi gjithçka për një modele që u ul në prehrin e tij gjatë një udhëtimi…
Luiz Ejlli dhe Dea Mishel Hoxha, gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother Albania VIP 2” kanë pasur situata të nxehta, me gjuhë të rëndë. Duket se inatet dhe mëritë kanë mbetur brenda në shtëpinë e famshme. Kjo pasi së fundmi në rrjet, po qarkullon një video e Deas dhe Luizit brenda në makinë.
Historiani Naim Flamuri, ka folur këtë herë për plagën e emigracionit dhe shqiptarët që luftojnë për një jetë më të mirë. Ai tregoi bisedën që pati para disa ditës me babanë e Dua Lipës, Dugagjin Lipa, i cili i ka thënë që kush ka mundësi të largohet e të punojë për të ardhmen e vet. “Para disa muajsh këtu ishte miku im Dugagjin Lipa, Dua Lipa pati një koncert. Dugagjini tha se duhet të jetë mundësia që të gjithë që të punojnë dhe të shikojnë botën si dhe të punojnë. Dugagjini ishte me mendimin që çdo kush që ka mundësi…
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka mbërritur këtë të enjte në Riad të Arabisë Saudite ku sot do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global për shkatërrimin e ISIS (D-ISIS), nën bashkë kryesimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, përfaqësuar nga Anthony Blinken dhe Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Arabisë Saudite, përfaqësuar nga Princi Faisal bin Farhan Alsaud. Takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse të Koalicionit Global të luftës kundër ISIS, përbën një event të rëndësishëm dhe kontribues në orientimin, bashkimin e përpjekjeve globale, shprehjes dhe riafirmimit të vendosmërisë…
Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako del sot para Gjykatës së Posaçme. Seanaca do të zhvillohet në orën 10:00 dhe do njihet me masën e sigurisë. Vangjush Dako po mbahet te Blloku i Sigurisë në rrugën “Mine Peza”, ndërsa avokati i tij Petrit Ismaili, e ka cilësuar si të panevojshëm arrestin me burg. Për të SPAK po përballet me një trysni nga ana e mediave dhe e ndërkombëtarëve.
Dashi Hëna është e kundërt, ndaj kushtojini vëmendje marrëdhënieve me të tjerët. Mund të ketë grindje dhe debate me ata që ju rrethojnë. Zemërohu nëse është e nevojshme, por mundohu sa më shpejt të pajtohesh. Në punë ndiheni të lodhur ndaj më mirë mos e teproni. Demi Jeni duke u përballur me disa probleme shëndetësore të cilat po ndikojnë në punën tuaj. Pavarësisht mungesës së energjisë, keni shumë projekte emocionuese në punë. Mos harroni të qëndroni të qetë dhe të vazhdoni të jeni personi i sinqertë që keni qenë gjithmonë. Binjakët Komunikimi në marrëdhëniet tuaja romantike po përmirësohet në mënyrë…
Sot do të mbahet seanca plenare në Kuvend, ku do të diskutohen një sërë projektiligjesh dhe më pas do të kalohet në votim. Në këte seancë do të ketë edhe një interpelanacë urgjente mes ministres së Arsimit, Evis Kushi e kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës. Rendi i ditës: Mbledhjen e Kuvendit ne seancen plenare te dates 8.6.2023, ora I 0:00.Rendi i dites i seances plenare eshte si me poshte:Miratimi i procesverbalit te seances plenare te dates 5.6.2023.Njoftime.lnterpelance urgjente me Ministren e Arsimi dhe Sportit Znj . Evis Kushi kerkuar nga nje grup deputetesh .Raporti i veprimtarise vjetore te…
Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar shoqëruar me shtrëngata afatshkurtra e shkarkesa elektrike gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Lokalisht përgjatë relieveve malore reshje në formë breshëri. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 deri 2 ballë. Temperaturat parashikohen -Në zonat malore 15 deri 26°C -Në zonat e ulëta 17 deri 31 °C -Në zonat bregdetare 19 deri 30°C