Igli Tare i jep lamtumirën pas 18 vitesh klubit të Lacios, një klub ku mbylli karrierën si futbollist dhe nisi atë si drejtues, një klub ku u kthye në një nga emrat më të rëndësishëm të merkatos në Europë. Në këtë moment të veçantë, ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, kontrata e të cilit me bardhekaltrit mbyllet pas pak ditësh, ka zgjedhur të falënderojë të gjithë ata me të cilët ka përjetuar çdo ditë në ambientet e klubit. Jo lojtarët apo stafin teknik, por bashkëpunëtorët e tij në administratë dhe në përditshmërinë e jetës së bardhekaltërve. Ai ka postuar një foto të…
Author: tirana
“Stop” ishte në Tiranë me zonjën Shqiponja Mashi, e cila tregoi se në vitin 2019 në Shkodër ka qenë me vajzën me motor dhe ka bërë një aksident. Për pasojë vajza është dëmtuar dhe ka ndenjur 3 muaj në regjim shtrati. I është drejtuar një procesi gjyqësor me avokat Ndue Gjelaj, dhe ka dalë vendimi i dëmshpërblimit në masën 54 milionë Lekë të vjetra. Por Shqiponjës i kanë kaluar vetëm 8 milionë Lekë. Për pjesën tjetër, avokati nuk i jep shpjegime. “Paret nuk janë marrë akoma. Një shumë e vogël është marrë që i ka kaluar vajzës, 6 milionë lekë…
Shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare është dekoruar të mërkurën nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me urdhrin ‘Hasan Prishtina’ Presidentja Osmani vlerësoi lart kontributin e Kadaresë në sensibilizimin e çështjes së Kosovës në botë. “Ju keni qenë vazhdimisht pikë referimi për shqiptarët. Nëpërmjet krijimtarisë suaj ju keni dhënë shembullin për shqiptarët. Ju e keni shpalosur artistikisht si rrallë kush historinë e traditat shqiptare. Ju e keni mbrojtur dhe keni promovuar kulturën shqiptare, si dhe keni qenë një gardian i së drejtës së popullit shqiptar”, tha ajo. Pas pranimit te dekoratës, shkrimtari tregoi se sa i nderuar është me këtë…
Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Jonila Godole tha në një intervistë për Euronews Albania se situata aktuale në PD po vjen në një formë të tillë që i jep më shumë shanse Lulzim Bashës për t’u kthyer në krye. Ajo u shpreh se duket se fituesi është i paracaktuar. “Kjo në vend që të hapë garën, kjo e mbyll garën dhe nuk kam çfarë them aty, shumica vendosi kështu. Ne këtu do jemi, ne do të flasim bashkë prap dhe do të kemi të njëjtat probleme siç kemi folur vjet pas zgjedhjeve, do të jetë e njëjta gjë, ata…
Transplanti i veshkave do të rinisë të bëhet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” brenda këtij viti. Pas ndërprerjes 12-vjeçare, Shefi i Shërbimit të Kirurgjisë, Arben Gjata thotë se vendi ynë ka nënshkruar një marrëveshje me Italinë, e cila do të na suportojë në realizimin e transplaneteve të organeve në sistemin publik. “Bëhet fjalë për të nis me transplantin e veshkës, besojmë brenda vitit do të nisë transplanti në spitalet publike nga mjekët tanë me mbeshtetjen e mjekëve Italian”, tha Gjata për Euronews. Pas veshkave, objektiv është realizimi i transplanteve të mëlçisë dhe pankreasit, por kjo do të marrë kohë…
Reperja Nicki Minaj po përballet me një padi nga një dyqan bizhuterish në Los Angelos. Biznesmenët e butikut ‘Roseark’ në West Hollywood ka paditur reperen për një marrëveshje me stilistin e saj Brett Alan Nelson që e lejoi atë të përdorte stolitë për një paraqitje publike, por drejtuesit e kompanisë pretendojnë se 66 bizhuteri u kthyen me vonesë dhe një grup vathësh dhe një unazë u kthyen të dëmtuara. Sipas ‘TMZ’, pronarët në Roseark nënshkruan një kontratë me Nelson, e cila përcaktonte se sendet e nevojshme për t’u kthyer brenda një jave nga huamarrja dhe çdo dëm që mund të…
Prej rreth një vit më parë, dy ikonat e ekranit shqiptar, motrat Libohova nuk flasin. Që atëherë në rrjet qarkullojnë shumë hipoteza për prishjen e marrëdhënies së tyre. Hatërmbetja mes Irmës dhe Erandës u risoll në vëmendje edhe në festivalin e Festivalit të Këngës në RTSH ku këtë vit risolli në skenë këngë të paharrueshme të performuara ndër vite në Festival. Ishte Irma ajo e cila refuzoi ftesën për të rikthyer këngën me motrën e saj, Erandën e cila u shfaq në festival. Por së fundmi ka qenë Eranda dhe mbesa e saj që duket se kanë “thyer akullin”. Teksa…
Zyrtarët grekë kanë nisur një sërë kontaktesh të nivelit të lartë me Qeverinë e re në Turqi, në përpjekje për t’iu kundërvënë rritjes së kalimeve të migrantëve nëpër lumin që ndan dy shtetet. Ministri grek i Mbrojtjes, Alkiviades Stephanis, të mërkurën zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Yasar Guler, thanë zyrtarët në Athinë. Kjo bisedë u zhvillua një ditë pasi kryediplomatët e të dyja shteteve po ashtu zhvilluan bisedime. Guler dhe anëtarë të tjerë të Qeverisë së re turke u emëruan pas rizgjedhjes së presidentit Recep Tayyip Erdogan. Patrullimet përgjatë lumit Evros në anën greke të kufirit…
Shtëpia në rrugën Togliatti është në shitje. Nga ana tjetër lokalet vijojnë të jenë të hapura. Historia e familjes De Santis tashmë mund të përmblidhet me dy fjalë: punë dhe shtëpi. Një muaj pas tragjedisë që goditi Torremaggiore-n, të gjithë përpiqen që t’i rikthehen normalitetit, por ajo që ndodhi mesnatën e 6 dhe 7 Majit nuk do të harrohet lehtë. Bëhet fjalë për rastin ku Taulant Malaj vrau vajzën e tij Xhesikën dhe italianin Massimo De Santis pasi dyshonte se ishte personi me të cilin e tradhtonte gruaja, Tefta Malaj. Kjo e fundit shpëtoi nga goditjet me thikë. Në zonën…
Finalja e Ligës së Konferencës është përfshirë përsëri nga përplasjet e dhunshëm mes tifozerive në rrugët e qytetit ku luhet ndeshja. Nëse një vit më parë kishte dhunë në Tiranë nga mbështetësit e skuadrës së Romës, këtë vit janë tifozët e Fiorentinës ata që po shkaktojnë kaos në rrugët e Pragës para duelit me West Hem. Në pamjet që qarkullojnë në rrjete sociale, shihen ultrasit e Fiorentinës, një pjesë e madhe e të cilëve të mbuluar me kapuçë, të cilët sulmojnë ultrasit e West Hem nëpër lokalet e qytetit me karrike apo shishe qelqi.
Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka paralajmëruar se këto ditë do të arrestohet një tjetër ish-kryebashkiak. I pyetur në “Top Talk” nëse priten zhvillime të tjera, Karamuço deklaroi: “Nga këto që shikoj unë këto ditë, një tjetër ish-kryebashkiak do të arrestohet. Është nga një bashki e vogël në vend”. “Mesa mendoj po, mesa di, nuk e di asgjë pas këtij hetimi që u hap. Gazetarët dhe Komiteti i gazetarëve po tregohet shumë i zgjuar këtë kohë, thjesht duke parë hyrjet dhe daljet në institucionin e SPAK-ut, aty ku është dhe BKH dhe Prokuroria e Posaçme, arrijnë të deshifrojnë cilësimet e…
Aktorja Olta Gixhari i është përgjigjur ironisë së Luiz Ejllit, i cili gjatë një reklame për dyqan veshjesh, përmendi deklaratën e saj ku gjatë qëndrimit në “Big Brother Vip” i ka thënë se vishej me rroba fallco. Olta ka postuar një foto në “InstaStory” ku shihet teksa ka bërë selfi me Luizin dhe sipër fotos shkruan me ironi “Shih sa keq je vesh këtu”, duke e shoqëruar me një emoji. Aktorja dhe këngëtari, pavarësisht debateve në “Big Brother Vip”, duket se e vazhdojnë miqësinë jashtë edhe pse me ngacmime në distancë me njëri-tjetrin. Ata do të jenë edhe personazhet protagonist…