Author: tirana

Duke bërë të mundur listat e hapura, kufizimin e mandateve dhe votën e diasporës do të zhbëjmë ndryshimet e 2008-ës që kanë larguar politikën nga qytetari, tha Lulzim Basha sot në Elbasan. Pjesë nga fjalimi Listat e hapura do të thotë që deputetë dhe këshillat bashkiakë të mos i zgjedhin në bazë të renditjes që ju cakton partia, por në bazë të votës tuaj.Të zgjidhni atë që votoni ju dhe jo atë që rendit partia politike.Të krijojmë hapësirë, jo vetëm të dërgojmë në parlament atë që votoni por edhe të krijojmë hapësirë për ju dhe grupmosha juaj.Ka 33 vjet dhe…

Read More

Indrit Hoxha, ish-kandidati i Bashkë Fitojmë për Vorën, ka reaguar me ironi ndaj situatës dhe tensioneve të ndodhur mbrëmjen e djeshme jashtë selisë së PD. Ai thotë se ata që thonë “se i ka rrahur Luli, kanë harruar sesi i pritën më 8 janar demokratët në shtëpinë e tyre”. Në një reagim në Facebokk, Hoxha shkruan: Keta qe i paska rrahur Luli mbreme, thone turp per dhunen e ushtruar! Ore e mbajne keta çkane bere me 8 janar si i priten demokratet ne shtepine e tyre me shkopinj ne dore! Mos u merzisni per nje shkelm prapanicave dhe nje laper…

Read More

Pranvera e këtij viti ishte më e nxehta dhe dyta më thatë në Spanjë, që kur ky shtet ka nisur të regjistrojë temperaturat më 1961. Gjatë pranverës, temperaturat në Spanjë kanë qenë më të larta se mesatarja dhe ky trend pritet të vazhdojë gjatë kësaj vere, tha Ministria spanjolle e Mjedisit dhe agjencia shtetërore për mot. Spanja ende po përballet me një periudhë të gjatë të thatësirës që ka prekur prodhimin bujqësor, përfshirë edhe sektorin kyç të vajit që përbën pothuajse gjysmën e prodhimit botëror. Moti i nxehtë dhe i thatë sjellin rreziqe shtesë dhe studimet kanë treguar se ndryshimet…

Read More

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është miratuar lirimi nga detyra i zv.ministrit aktual të Infrastrukturës dhe Energjisë, Endrit Molla. Në vend të tij është emëruar Ami Kozeli. Kujtojmë se Endrit Molla e mbante këtë post që prej 27 dhjetorit të vitit 2022. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, ‘Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave’, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave. V E N D O S I: Ami Kozeli emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në…

Read More

1.Zhurmë apo gumëzhimë te veshët. E njohur edhe si tringëllima e veshëve, kjo zhurmë ju tregon se jeni shumë të stresuar. Këto tinguj mund të jenë me ndërprerje ose konstante dhe mund të ndryshojnë për nga ana e zhurmës, thotë shoqata e Audiologëve të Afrikës së Jugut. Nëse tashmë vuani nga tringëllimë tek veshët, stresi mund të përkeqësojë simptomat që po përjetoni. 2.Harresë. Keni probleme për të kujtuar një informacion të caktuar?Stresi mund të jetë fajtori. Një artikull mbi ndikimin e stresit në trup zbuloi se stresi ndikon në sistemin nervor të njeriut në disa mënyra dhe mund të shkaktojë ndryshime në…

Read More

Çifti i njohur Italian Sonia Bruganelli dhe Paolo Bonolis kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre pas 25 vitesh së bashku. Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatori i njohur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Ne jemi të ndarë, por jemi më të bashkuar se kurrë. Ne do të vazhdojmë të jemi për familjen tonë, për njëri-tjetrin. Ndjenja është e fortë, por nuk është më ajo që na afroi”,- shkroi Paolo. Dyshja u treguan se arsyeja që i dhanë fund marrëdhënies së tyre shumëvjeçare nuk ishte për shkak të tradhtisë por sepse ndjenjat për njëri-tjetrin nuk ishin…

Read More

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për nxjerrje të sekretit hetimor në lidhje me arrestimin e Vangjush Dakos dhe ish-zyrtarëve të tjerë të Bashkisë Durrës. Fillimi i hetimeve për veprën penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, është bërë për shkak të zbulimit ndaj të tretëve të të dhënave dhe të përmbajtjes së akteve procedurale, të cilat përbëjnë ”sekret hetimor”, që lidhen me veprimet procedurale të paraqitjes dhe të shqyrtimit të kërkesës me objekt caktimin e masave të sigurimit në ngarkim të Dakos dhe ish-zyrtarëve. “Objekt i hetimeve do të jenë veprimet e të gjithë personave të përfshirë në…

Read More

Futbollisti shqiptar Eros Grezda është bërë baba për herë të parë. Partnerja e tij ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin e veçantë, Kian. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë futbollisti me anë të një postimi në rrjetet sociale “Mirë se erdhe i vogli jonë, bebi Kian. Të duam shumë”-shkruan Grezda. View this post on Instagram A post shared by Eros Grezda (@erosgrezda) Kujtojmë që futbollisti i njohur disa muaj më parë kurorëzoi dashurinë e tij me martesë me këngëtaren Ajsel Abazi. Pak kohë më parë ai publikoi një fotografi të përbashkët me…

Read More

Përditësimi më i ri nga WhatsApp do t’i japë fund nevojës për të shkëmbyer fotot me AirDrop. Platforma po punon mbi një zgjidhje që fotot që iu dërgoni kontakteve të ruajnë cilësinë e tyre. Sipas WaBetaInfo, dërgimi i fotove me rezolucion të lartë është në fazën e testimit. “Ky opsion sigurisht që përmirëson eksperiencën e përdoruesit teksa dërgon imazhe dhe aktualisht është i përdorshëm nga disa testues beta”. Në disa foto të publikuara, tregohet se mund të zgjidhet cilësia që doni të dërgoni fotot dhe opsioni shfaqet vetëm për imazhet me përmasa të mëdha. Aktualisht, WhatsApp redukton me 70% cilësinë…

Read More

Thanas Thoma Bako alias Athanasios Sebastian Bako është shqiptari i arrestuar ditën e djeshme në Glyfadatë Greqisë, pas një hetimi njëmujor nga prokuroria greke në bashkëpunim me autoritetet holandeze. 52-vjeçari shqiptar me nënshtetësi greke kërkohej me urdhër arresti evropian, dhe cilësohet koka e një organizate kriminale që merrej me shpërndarjen e shumave të mëdha të parave të pista në Holandë, të ardhura nga tregtia e drogës. Organizata kriminale trafikonte nëpërmjet një sistemi bankar të nëndheshëm, duke komunikuar me kode dhe llogaritet se gjatë 10-muajve janë trafikuar rreth 250 milionë euro. Gjatë kontrollit të banesës së Bakos janë gjetur dhe sekuestruar…

Read More

Policia ka arrestuar një 28-vjeçar për atentatin e datës 12 mars 2023, në rrugën”Anastas Shundi” në Don Bosko, ku mbeti e vrarë banakierja e lokalit Mimoza Paja. Sipas njoftimit zyrtar, policia ka bërë ekzekutimin e vendimit Nr. 1220 datë 07.06.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila ka vendosur caktimin e masës të sigurimit personal atë të “Arrest në burg“ ndaj personit nën hetim Nikoll Sherrniku, 28 vjeç, lindur dhe banues në Fushë – Kuqe, Laç, (aktualisht nën hetim me masën e sigurisë “Arrest në burg” edhe për vepra të tjera penale) si i dyshuar për kryerjen e veprës…

Read More

Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, e cila arriti të shkonte deri në finale, ka folur së fundmi në “Top Albania Radio” për eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, si dhe për jetën e saj private. E pyetur nëse është apo jo në një lidhje, Dea u përgjigj: “Do doja shumë të kisha një (të dashur), po… Jam fillikat (qesh). Dua një mashkull që të jep siguri. Në jetën time të përditshme unë dua të kem kontroll mbi çdo gjë dhe dua që kur të jem me partnerin të jem unë e qetë dhe të jetë…

Read More