Në Shqipëri, rreth 70 % e të rinjve të grupmoshës 15-29 vjeç jetojnë ende në familje të mbipopulluara. Sipas një raporti të Eurostat, Shqipëria ka përqindjen më të lartë të të rinjve që jetojnë në familje krahasuar me dy vendet fqinje, Greqinë dhe Italinë. Nga statistikat e studimit, në Greqi të rinjtë që jetojnë në familje të mbipopulluara arrin në 48% dhe në Itali 44 %. Sipas ekspertëve, në Shqipëri kjo vjen si rezultat edhe i kulturës familjare ku shumë të rinj e kanë të vështirë të shkëputen nga familja. Por edhe për faktin pasi në disa zona ende mbizotëron…
Author: tirana
Deputeti demokrat Dash Sula i bashkohet politikanëve të djathtë që dënojnë dhunën e ndodhur mbrëmjen e djeshme në selinë e Partisë Demokratike. Ai shënjestron Lulzim Bashën dhe thotë se ish-kryedemokrati nuk është larguar asnjëherë, edhe pse dha dorëheqjen. “Është e paimagjinueshme dhe e patolerueshme për një forcë politike me orientim perëndimor, presioni dhe dhuna verbale që iu ushtrua deputetëve në mbledhjen e kryesisë dhe gazetarëve të palodhur që ndoqën me profesionalizëm zhvillimet. Është rregull i artë që ‘lajmsi nuk preket’. Është në turpin e atyre që s’kanë ikur asnjëherë që të përdorin grupe të ‘fortësh’ për të hyrë në selinë…
Domatet që hyjnë nga Shqipëria në Kosovë po konsiderohen të rrezikshme. Dyshimet për to i ka ngritur edhe Agjencia e Ushqimit, e cila po pret rezultatet konkrete. Dyshimet janë se domatet mund të përmbajnë sasi të larta të hormoneve, që janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë është në pritje të rezultateve të testeve laboratorike të mostrave, të dërguara për domatet që janë importuar nga Shqipëria, dhe në varësi nga rezultatet, do të merren dhe veprimet. Ato dyshohet se mund të përmbajnë sasi të larta të hormoneve, që janë të rrezikshme për shëndetin…
Bislim Lakna është një aktivist i njohur i “Organizatës Politike”, tashmë pjesë e “Lëvizjes Bashkë”. Historia e tij më pak e njohur është puna e gjatë si shpërndarës në Tiranë, gjatë së cilës Lakna pësoi tre aksidente, fatmirësisht pa pasoja të rënda. “Aksidentin më të vogël që kam bërë, kur më përplasi një makinë jo me shpejtësi, por unë rashë në tokë. Erdhi policia, erdhi edhe menaxheri i kompanisë dhe pasi u largua policia, menaxheri më tha: do e vazhdosh punën të lutem, se jemi shumë në fluks’, tha Lakna për BIRN. Lakna punoi për tre kompani të ndryshme të shërbimit…
Një ditë më parë Luiz Ejlli postoi në profilin e tij në “Instagram” një foto ku bashkëngjitur me të shkruante: Si çdo postim tjetër i fituesit të këtij edicioni të “Big Brother VIP”, edhe ky ka marrë menjëherë me mijëra pëlqime dhe komente pa fund. Një ndjekës i kujton këngëtarit të dashur për publikun se ‘si sot një muaj është shpallur fitues i shqiptarisë’. Luizi e ka lexuar komentin në fjalë dhe me humor i përgjigjet: “Si sot një muaj, më tha Kristi: Luiz… a më ke frikë?”. Ndërkohë edhe ish-finalisti i BB VIP nuk ka qëndruar në heshtje, por…
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë gjyqin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediut. Sipas burimeve për Panorama TV, mësohet se gjithashtu është vendosur që familjarët e viktimave të pranohen si palë në proces. Ditën e sotme në orën 14:00 ishte parashikuar mbajtja e seancës së radhës ndaj Mediut, ndërkohë që u vendos që seanca tjetër të mbahet në 22 qershor në orën 14:00. Akuzat per Mediun Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e akuzon Mediun për “shpërdorim detyre” dhe “për shpërdorim detyre në bashkëpunim me kuadër komandues ushtarak” lidhur me dosjen e shpërthimit në…
Këtë sezon pjesmarrjen në garat europiane i kanë siguruar Partizani, Tirana, Egnatia dhe Vllaznia. Të 4 skuadrat kanë nisur nga puna për t’u përforcuar për kompeticionet ku marrin pjesë. Por e çuditshme është fakti që janë 3 ekipe që “luftojnë” mes tyre për të luajtur në “Elbasan Arena”. Partizani, Egnatia dhe Tirana kanë kërkuar që ndeshjet europiane si pritës t’i zhvillojnë në Elbasan. “Air Albania” do të mbyllë dyert sërish për skuadrat kryeqytetase. Në këtë stadium po zhvillohen një sërë aktivitetesh të tjera duke bërë që të mos jetë i gatshëm për futboll. Mësohet se pas ndeshjes me Moldavinë që…
Zbardhen akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme për Vangjush Dakon dhe personat e tjerë të arrestuar ditën e djeshme. SPAK bën me dije se Dako në bashkëpunim me ish-zyrtarët e tjerë “kanë legalizuar një objekt të ndërtuar para zbardhjes së lejes së ndërtimit, dhe jo sipas projektit të miratuar”. Po kështu sipas SPAK, ish-kryebashkiaku së bashku me drejtorin e firmës së ndërtimit, arkitekten dhe topografët kanë shpërdoruar detyrën, ku citohet se këta të fundit “nuk kanë pasqyruar në dokumentacionin tekniko-ligjor, të objektit të vërtetën në lidhje me kohën kur janë bërë punimet dhe është realizuar ndërtimi, duke bërë që këto…
Një tërmet me magnitudë 5.3 u regjistrua pak minuta më parë 28 km në juglindje të Plovdivit, Bullgari. Thellësia vlerësohet 10 km. Ende nuk ka të raportuar për dëme.
Elton Hajnaj, i shpallur fajtor për vrasjens e Tauland Beqirajt i është konfirmuar dënimi nga Gjykata e Apelit. Hajnaj është dënuar me 21 vjet burg. I dënuari ankimoi vendimin e gjykatës në prill të 2022-shit dhe kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë. Në përfundim të gjykimit në apel, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar Sokol Pina dhe anëtare Miranda Andoni dhe Valbona Vata, vendoi lënien në fuqi të vendimit penal nr. 176, datë 12.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Elton Hajnaj u shpall fajtor për vrasjen e Tauland Beqirajt, ngjarje…
Është emëruar drejtori i ri i burgut në qytetin e Pogradecit.Mësohet se këtë post do ta mbajë Durim Toska. Toska ka mbajtur deri më tani postin e drejtorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Pogradecit.Ndërsa më herët, Toska ka qenë pjesë e policisë së shtetit.
Avokati Spartak Ngjela, ka komentuar situatën aktuale në Partinë Demokratike, që erdhi pas vendimit të ish-kryedemokratit Lulzim Basha, për të përjashtuar Sali Berishën nga Grupi Parlamentar. Gjatë një interviste televizive, Ngjela u shpreh se ka forca të jashtme, të cilat duan që përçarja në parti të vijojë. Kjo sipas tij, vjen për të shkatërruar politikën dhe pluralizmin në vend.“Ndarja, ne e dimë pse është bërë, është bërë në funksion të Berishës. Basha përjashtoi nga Grupi Parlamentar Saliun, për faktin që ai ishte “non grata” në Amerikë. Kjo është thembra e Akilit, këtu fillon konflikti. Kishte të drejtë apo nuk kishte…