Një 27 vjeçar ka rënë në prangat e policisë për shitje lëndësh narkotike. I riu shpërndante kanabis në Himarë. Policia njofton gjithashtu se është proceduar në gjendje të lirë edhe një tjetër shtetas pasi kishte akomoduar në banesën e tij 27-vjeçarin që qëndronte në Himarë si punëtor sezonal. U sekuestruan doza të lëndës narkotike kanabis gati për shitje, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 1 grirëse për lëndë narkotike, 2 celularë, si dhe një thikë. Në dy fazat e mëparshme të këtij operacioni, u arrestuan 5 shtetas, dy prej të cilëve shtetas anglezë.
Author: tirana
Deri në 100 njerëz janë bllokuar në qytetin Nova Kahovka të kontrolluar nga Rusia dhe mijëra kafshë të egra janë mbytur pasi diga Kahovka u shemb në jug të Ukrainës, tha kryebashkiaku i saj i emëruar nga Moska, sipas agjencive ruse të lajmeve.Vladimir Leontiev shtoi se operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar për të liruar njerëzit në zonat e përmbytura. Më shumë se 30,000 metra kub ujë rrjedhin çdo sekondë nga rezervuari i digës dhe qyteti është në rrezik të kontaminimit për shkak të përmbytjeve, raportoi TASS, duke cituar deklaratat e kryetarit të bashkisë. Nivelet e ujit në disa…
Të mërkurën e ardhshme, qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës do të bëjnë një takim të përbashkët në Gjakovë. Kjo është mbledhja e nëntë që bëhet mes dy qeverive. Lajmin e dha sot kryeministri i Kosovës, Albnin Kurti. Duke pasur parasysh ndikimin pozitiv që marrëveshjet e deritanishme kanë pasur në jetën e qytetarëve, në mbledhjen e radhës do të nënshkruhen marrëveshje të tjera. Ndër to që vlen të përmendet është ajo e ushtrimit të avokatit dhe ndërmjetësit në të dyja vendet. “Sot një javë do të jetë mbledhja e nëntë e përbashkët e Qeverisë tonë dhe Qeverisë së Shqipërisë, e treta…
Rezultati i 14 Majit nuk harrohet lehtë nga PD-ja. Sali Berisha në mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike, që në fillim denoncoi atë që e quajti “skandalin e KAS-it me Rrogozhinën”. Berisha hedh akuza ndaj ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manjës, ku thotë se mbushi burgun e Rrogozhinës me votues. “Ngritja e një qendre votimi në një vend të caktuar ka kushte dhe akte mbi të cilat bazohet. Qendra e votimit në burgun e Rrogozhinës është ngritur pa asnjë vendim, pa asnjë akt, pa asnjë procedurë. Është ngritur në një burg që kishte vetëm 2 vetë dhe u mbush me urgjencë…
Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla nuk ka dhënë detaje para gazetarëve pas vizitës së tij të radhës në SPAK. I pyetur nga gazetarët, ai tha se në Prokurorinë e Posaçme u thirr si person që ka dijeni për hetimet, ndërsa shtoi se u ka dhënë fjalën hetuesve të BKH-së që çështjet mbeten pjesë e sekretit hetimor. I pyetur nga gazetarët për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, Balla tha se qëndrimi i tij është i njëjtë me atë të kreut të qeverisë Edi Rama. “Kryeministri ka qenë shumë i qartë. Unë sot dua që t’i kërkoj…
Pas daljes nga ambientet e SPAK-ut, kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla është prononcuar për mediat pasi dëshmoi si person që ka dijeni për privatizimin e aferës së klanit Berisha për klubin partizani. Balla shpreson që t’i shkohet deri në fund kësaj çështjeje. “Unë kam qenë shpesh këtu për të depozituar kallëzime penale si person që kam dijeni. Besoj e shpresoj që SPAK do i shkojnë fund akuzave. Kam bërë kallëzim edhe për çështjen e kompanisë OSSH. Unë do jem sërish këtu nesër për një padi penale në ngarkim të Berishës. Në momentin që ndaj teje ngrihet një akuzë duhet…
Akademia e Shkencave përkujtoi sot, në 100-vjetorit e lindjes, shkrimtarin dhe studiuesin e njohur të letrave shqipe, Jakov Xoxa, i shpallur edhe si personaliteti i vitit, përmes një ceremonie të veçantë, ku morën pjesë shkrimtarë, akademikë dhe figura të njohura të artit dhe të letërsisë shqipe. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se Jakov Xoxa është një nga figurat më të rëndësishme themeluese të letërsisë moderne shqiptare. “Shpesh mendojmë si do ishte greqishtja pa Homerin, si do ishte italishtja pa Danten, si do ishte spanjishtja pa Servantesin apo frëngjishtja…
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian që kanë dhënë një zgjidhje për situatën në Veriun e Kosovës, po shqyrtojnë mundësinë e masave kundër Kosovës në rast se kryeministri Albin Kurti thotë JO. Faza e parë e sanksioneve do të përfshinte ngrirjen e të gjitha fondeve të BE-së, procesin e liberalizimit të vizave, procesin e anëtarësimit në Këshillin e Europës, fondet amerikane dhe projekte të tjera të financuara nga Perëndimi. Faza e dytë do të ishte qëndrimi pasiv i aleatëve të Kosovës ndaj fushatës së Serbisë për mosnjohjen e shtetit të Kosovës, një riorganizim i prezencës ushtarake ndërkombëtare dhe një reduktim…
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor i cili i kërkon Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve që të marrë në shqyrtim ankimin e plotë dhe jo të pjesshëm të tij. Pas këtij vendimi ka reaguar edhe Lefter Maliqi, i cili tha se sot fitoi betejën e parë më drejtësinë. “Drejtësia funksionoi! Sot fituam ‘Betejën e Parë’, në Kolegjin Zgjedhor, kundër KAS pranë KQZ me votë unanime! Mirënjohje Trupit Gjykues të Kolegjit Zgjedhor të përbërë nga 5 gjyqtarë profesionistë dhe të paanshëm! Mirënjohje dhe Avokatëve në këmbënguljen dhe mbrojtjen e…
Deputeti i PD-së, pjesë e Rithemelimit, Ervin Salianji ka reaguar pas episodit mes militantëve të Bashës dhe deputetëve të PD-së mbrëmjen e djeshme në Kryesinë e PD-së, ku pati përplasje verbale. Salianji shkruan se Lulzim Basha është langaraq me Ramën, por që bën gangsterin me demokratët që e mbështesin. “Langaraq me Ramën, gangster me demokratët që e mbështesin! Siç e kam paralajmëruar prej më shumë se një viti LB nuk është larguar asnjë ditë, ka përdorur truke për tu zvarritur pavarësisht se nuk ka as mbështetje, as elektorat dhe as parti! E vetmja risi nga e djeshmja ishin pamjet e…
Pas mbledhjes së qeverisë “Rama 3”, këtë të mërkurë u shfuqizua Bordi i Transparencës së Hidrokarbureve. “Çmimet kanë pasur luhatje të ndryshme dhe shumë të mëdha. Kanë qenë ndjeshëm mbi normën historike, prandaj vendosëm që të përcaktonim disa marzhe fitimi që nuk mund të ndryshonin, për të limituar spekulimet dhe abuzimet me çmimet. Gjatë gjithë vitit kemi bërë mbledhje sa herë ndryshonin çmimet në bursë dhe përcaktonim çmimet për konsumatorin. Sot, tregjet janë stabilizuar dhe sot vendosëm për shfuqizimin e Bordit të Hidrokarbureve”, tha Delina Ibrahimaj, ministre e Financave dhe Ekonomisë. Në muajin mars, Ibrahimaj tha se qeveria do të…
Debatet që kanë përfshirë kampin e djathtë pas dorëheqjes së Alibeajt nga posti i kryetarit të komanduar, për Lulzim Bashën janë shenjë e qartë që në PD ka nisur një “reflektim i thellë”. Në një reagim në Twitter, ish-kryetari flet për frymë debati konstruktiv në Kryesinë e PD-së teksa shton se nuk ka gjë më demokratike se mendimet ndryshe në një forum politik. Postimi i plotë Fryma e debatit konstruktiv me të cilën Kryesia e PD debatoi për më shumë se 8 orë për gjetjen e rrugës më të mirë në funksion të riorganizimit të PD, është shenjë e qartë…