Julian Deda është një prej aktorëve që do rikthehet në emisionin që e bëri të njohur ‘Portokalli’. Kështu përflitet mirëpo ende asgjë nuk është konfirmuar. Kjo lëvizje nga një televion në tjetrin, vjen pas mbylljes së spektaklit të humorit në ‘Tvklan’, ‘Klanifornia’. Ky show i cili vijoi për një kohë të gjatë, do mbyllet, e për pasojë aktorët do duhet të gjejnë alternativa të reja. Jul Deda ka postuar një foto në Instagram duke shkruar: Qetësi para shtrëngatës. Mos ndoshta Juli po bëhet gati për një projekt të ri televiziv, apo është një shprehje që i pëlqen e ka dashur…
Author: tirana
Agron Balla dhe Klodian Gjeci në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë kërkuar dhe kanë marrë para, me qëllim për të ushtruar ndikim të paligjshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Sipas hetimeve të SPAK shumat monetare janë kërkuar dhe janë marrë me qëllim për të bërë të mundur punësimin e një shtetasi në strukturat në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Njoftimi i SPAK-ut Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar hetime në lidhje me procedimin penal nr.18 viti 2021 që bën fjalë për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personat që ushtrojnë…
Këtë të mërkurë, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Balla ka qenë kallëzuesi për aferën e klanit Berisha dhe është thirrur si person që ka dijeni. Është një hetim që ka nisur nga SPAK dhe për të janë thirrur një sërë personash që kanë dijeni për të dhënë dëshminë e tyre. Ka qenë Prokurorja Enkelejda Minollaj ajo që është marrë me këtë çështje. Balla është paraqitur sot i vetëm, pa avokat. Privatizimi i kompleksit “Partizani” është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme dhe po e heton për…
Sot do të luhet finalja që shërben edhe për pjesëmarrjen në Kupat e Europës gjatë sezonit të ardhshëm. Sfida ndërmjet Fiorentinës dhe West Ham në Conference League ka shumë të përbashkëta. Të dyja skuadrat e kanë fituar trofeun e fundit në turnetë e UEFA-s në vitet ’60. Gjithashtu, si Fiorentina, ashtu edhe West Ham e mbyllën kampionatin jashtë zonës europiane, dhe triumfi në finalen e Pragës është mënyra e vetme që të jenë në arenën ndërkombëtare. Fiorentina ka shkruar historinë, pasi janë ekipi i parë italian që ka arritur në të katërta finalet e UEFA-s. Por, pasi humbën finalen e…
Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike është zhvilluar me debate, dhe zgjati deri në mesnatë. Militantët e Bashës kanë ofenduar deputetët që braktisën mbledhjen. Në këtë video dallohet përplasja verbale mes deputetëve dhe militantëve të Bashës. “Po na torturoni, ju na keni torturua në kurrizin tonë, Të bëni këto gjëra t’iu vijë turp. T’iu vijë turp”.
Edhe teza e Gjuhës Shqipe e provimit të Maturës ka dalë 20 minuta nga fillimi i provimit. Portali “Studentët denoncojnë” kanë publikuar në Instagram variantin A të saj. 30 mijë maturantë do i nënshtrohen sot provimit të dytë të Maturës Shtetërore. Bëhet fjalë për provimin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, i cili do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Një ditë më parë ministrja e Arsimit Evis Kushi u përpoq të qetësojë maturantët dhe prindërit, duke folur për masa të shtuara për mbarëvajtjen e procesit, ndërsa mohoi që dalja e tezës në…
Vangjush Dako hyri në politikë në vitin 2007. Karrierën e tij suksesshme, Dako e nisi duke fituar zgjedhjet për bashkinë e qytetit Durrës kundrejt kandidatit të PD-së, Armand Teliti me një diferencë prej vetëm 308 votash. Në vitin 2011, Dako, jo vetëm që arriti të fitojë zgjedhjet përballë kandidatit të PD-së, Ferdinant Xhaferraj, por arriti të fitojë me gati 3600 vota diferencë. Dako u bë figurë e rëndësishme për socialistët në zgjedhjet vendore të vitit 2013. Në Qarkun Durrës, ku përfshihen edhe bashkitë Shijak dhe Krujë, socialistët fituan 44% të votave, pasi kishin fituar vetëm 39% më 2009. Dhe më…
Pas debate që zgjatën deri në mesnatë, me 17 vota pro, Kryesia e PD-së vendosi që më 29 korrik do të mbahen zgjedhjet për kreun e ri të PD-së. Vetëm dy vota kundër, Jonila Godole dhe deputeti Flamur Hoxha. Abstenim ishin: Jorida Tabaku, Juela Hamati dhe Oriela Nebiaj. Votuan pro
Një mbledhje maratonë e PD-së zyrtare u mbyll me debate të forta, sulme dhe kërcënime ndaj deputetëve demokratë. Gazment Bardhi, Jorida Tabaku dhe deputetë të tjerë kërkonin kohë për organizimi në zgjedhjeve për kryetarin e PD-së, por shumica e të pranishmëve, jo deputetë vendosën që zgjedhjet të bëhen menjëherë dhe të jetë 29 korriku dita kur PD të procedojë me zgjedhjen e kryetarit. Jashtë selisë së PD-së zyrtare ishin mbledhur një numër i pacaktuar personash që nuk kishin lidhje me kryesinë e PD, por mbështetës të Lulzim Bashës. Nga ky grup janë hedhur ofendime ndaj deputetëve Bardhi dhe Korreshi. Të…
Nga: Preç Zogaj Festivalit të thirrjeve, ideve a nismave për bashkim të Partisë Demokratike u mungon Sali Berisha, ai që e ndau kur ndërmori lëvizjen e Foltores në shtator të vitit 2021. Duke qenë një betejë sedre kundër shpalljes non grata nga SHBA, për rrjedhim një betejë sfide ndaj Uashingtonit, ajo e tij s’ka patur asnjë shans që ta bëntë PD-në më të madhe, më të bashkuar dhe fituese. Kjo mund të ndodhte vetëm nëse politika e madhe, në hapësirën e së cilës ka zgjedhur të jetë Shqipëria, të ishte prishur si e tillë. Por kjo as kishte ndodhur, as…
Ish-kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është transportuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nga Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës te Blloku i Sigurisë në rrugën “Mine Peza”. Deri më tani janë 5 urdhëra arresti të ekzekutuar, 4 të arrestuarit e parë dhe një grua që është dorëzuar mbrëmë vonë.
Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Jonila Godole ka folur pas mbledhjes që u zhvillua deri në mesnatë. Godole tha se duhej të kishin nisur me një analizë për të përcaktuar se përse është PD në këtë situatë dhe më pas të nisnin zgjedhjet në bazë dhe për kryetarin e ri. “Unë kam prezantuar një propozim se si mund të shkojmë në zgjedhje dhe pika e parë më e rëndësishme ishte analiza. Në PD ka mbaruar analiza e zgjedhjeve. Pas zgjedhjeve të 6 marsit kam thënë duhet të bëjmë një analizë në mënyrë që të nxjerrim mësime përse jemi këtu…