Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 17-vjeçari shqiptar në Greqi. Mediat helene raportojnë se 17-vjeçari Enea Topi humbi jetën në zonën e Kavallës ndërsa po udhëtonte me motorr. Ai ishte duke ecur me motor me një person tjetër, kur motori është futur në rrotat e një kamioni të madh të bashkisë Kavallë, njoftojnë mediat greke.
Author: tirana
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë një rast shumë të rëndë ku një 24-vjeçare është raportuar se është hedhur nga ballkoni, por babai i saj hedh dyshime se është vrarë nga bashkëshorti. Lidhur me vrasjen e Anisa Gjinit në Durrës, OPGJ Shkëlqim Osmani, duket se më shumë ka ndihmuar në inskenimin e kësaj ngjarjeje. Ai nuk ka këqyrur banesën brenda për të gjetur shenja të dyshimta, që mund të ndihmonin hetimin. Ai është mjaftuar me 4 fotografi dhe e ka mbyllur me kaq gjithçka. Për këtë arsye i dyshuari kryesor, bashkëshorti Alfred Gjini, mundi të dalë i pafajshëm pas 6 muajsh burg…
Prokuroria e Posaçme ka firmosur sot urdhërarrest për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako dhe disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit. Pak kohë pas daljes së urdhërarrestit, Vangjush Dako u vetëdorëzua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Në mesin e të arrestuarve janë edhe Adhurim Qehajaj, ish-drejtor i Urbanistikës, dhe Lira Kërtusha, juriste pranë Urbanistikës. Po ashtu urdhërarreste janë lëshuar për; Adi Limeta, Roza Kovaçi, Edlira Kertusha, Adnand Tocila, Fiqir Farruku (ndërtues). Ndërkohë, para 4 vitesh, në një dalje në emisionin “Opinion” Dako hidhte poshtë akuzat ndaj tij për korrupsion duke bërë një deklarëtë që bëri xhiron e rrjetit në atë…
Ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako dhe disa ish zyrtarë të tjerë janë arrestuar ditën e sotme me urdhër të SPAK. Dako akuzohet për korrupsion, lidhur me një pallat të ndërtuar në qendër të qytetit, i cili u dëmtua gjatë tërmetit të 26 nëntorit 2019. Hetimet për të erdhën pas denoncimit që bënë banorët e pallatit në SPAK. Në mars 2023 ish kryebashkiaku i Durrësit u thirr në SPAK për tu marrë në pyetje lidhur me dosjen e hapur për dhënien e lejes së ndërtimit të 11 viteve më përpara, për një pallat i cili u dëmtua nga tërmeti i…
Ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka qenë ditën e sotme në drejtorinë e policisë së Tiranës në momentin kur është arrestuar nën akuzën e shpërdorimi të detyrës për një leje ndërtimi të dhënë 11 vite më parë dhe një tender. Dako kishte pasur dijeni mbi urdhër arrestin e lëshuar ndaj tij. Raportohet se ish kryebashkiaku fillimisht ka konsumuar një kafe në lokalin poshtë apartamentit ku banon dhe më pas është nisur drejt Tiranës për t’u paraqitur në ambientet e drejtorisë së policisë, ku është kryer arrestimi i tij.
Deputeti i PD, Helidon Bushati ishte i pranishëm në mbledhjen e kryesisë këtë të martë. Ai propozoi të bëhet një hap pas nga personat që kanë humbur sfida në nivel qarqesh apo kombëtar, duke theksuar se i duhet hapur rrugë figurave të reja në Partinë Demokratike. “Ajo çfarë propozoj dhe çfarë besoj dhe kam besuar që nga shtatori i 2021, se ajo çfarë i shërben më shumë se kurrë demokratëve dhe Partisë Demokratike në këto momente është krijimi i një platforme për bashkimin e të gjithë frontit opozitar nëpërmjet një Kuvendi Pajtimi me njerëz dhe strategji komunikimi të re e…
Një pallat është përfshirë nga flakët këtë pasdite në Durrës. Në godinën ku ka rënë zjarr, më parë ka qenë Kadastra e Durrësit. Ende nuk dihen shkaqet.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos, duke thënë se urdhër-arresti për të është firmosur para 4 ditësh. Ai akuzon kryeministri Edi Rama se ka bllokuar një lëvizje të tillë, derisa të bëhej gati një qeli e posaçme për Dakon. Postimi i Berishës: Gjykatësi firmosi para 4 ditësh urdhërin e arresit të Dakos.Rama e bllokoi atë!Gjushi mbahet në burgun e të privilegjuarve! Pershendetje doktor. Asnje nuk e trajton se pse vendimi i arrestit eshte nxjerre te premten me firmen e gjyqt. Kurse Ekzekutimi beghet pas 4 ditesh. Kush e bllokoj? Sigurisht Rama!Kompromis ? Ne…
Deputeti demokrat Ervin Salianji e ka cilësuar një zhvillim pozitiv vendimin e SPAK për urdhër-arrestin e lëshuar ndaj Vangjush Dakos dhe ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Durrësit. “Pavarësisht se i vonuar, arrestimi i Vangjush Dakos është zhvillim pozitiv për rritjen e fuqisë goditëse dhe hetimeve të SPAK tek personat me pushtet politik dhe lidhje me qeverinë! Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, ne kemi denoncuar prej vitesh abuzimet skandaloze, korrupsionin masiv, deformimin e vullnetit të zgjedhësve, shkatërrimin e zgjedhjeve, betonizimin e Durrësit, shpërblimin e grupeve kriminale me ofiqe qeveritare dhe pasuri publike”, thotë ndër të tjera Salianji.
Perspektiva për shumicën e tregjeve kryesore të banesave është përmirësuar nga tre muaj më parë, pavarësisht normave të larta të interesit, sipas sondazheve të Reuters nga analistët e pronave, të cilët kryesisht ishin të ndarë nëse përballueshmëria do të përkeqësohej apo jo. Çmimet e shtëpive u rritën me një ritëm të vrullshëm në të gjithë botën e zhvilluar gjatë pandemisë COVID – në disa raste me më shumë se 50% – por kanë rënë gjatë vitit të kaluar me shuma modeste pasi bankat qendrore ngritën normat e interesit. Kostot më të larta të huamarrjes kanë bërë vetëm një goditje të…
Pavarësisht pritjes së ngrohtë që u është dhënë miliona refugjatëve nga Ukraina në Bashkimin Evropian që nga nisja e pushtimit rus, zyrtarët e BE-së thanë se ka frikë se kjo mbështetje mund të zbehet për shkak të ngadalësimit ekonomik, që veçmas prek familjet e varfra, dhe për shkak të ndikimit të propagandës ruse. Komisionarja për Çështje të Brendshme e BE-së, Ylva Johansson, theksoi se mbështetja për 4 milionë refugjatë ukrainas është e qëndrueshme, por ajo shtoi se në një raport të posaçëm, “ajo që ne e quajmë ‘lodhje e solidaritetit’ ka nisur të shfaqet në disa shtete anëtare”. “Kriza e…
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas urdhër arrestit nga SPAK për ish-kryebashkiakun e Durrësi, Vangjush Dako. Sipas tij, nëse pendohet, do të bëjë rotacion politik në qeverisjen e vendit. Postimi: Dhe e paralajmerova “Xhuxhin”, por nuk me degjoi… Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, ishte zyrtari i pari i larte qe u shpall “non grata” nga SHBA, ne shkurt 2019. Por sapo doli denimi me burg per te, u arratis dhe ndodhet ne gjendje te lire ne Itali, ne pritje te ekstradimit qe duket se nuk do te behet kurre… Pese muaj me vone, ne 30 korrik 2019, Vangjush Dako dhe familja e…