Një operacion policor është kryer në Durrës me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bëhet me dije se janë firmosur urdhër arreste ndaj ish-kryebashkiakut Vangjush Dako dhe disa ish-zyrtarëve të Bashkisë së Durrësit, të cilët akuzohen për përfshirje në korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Dako ka qenë edhe më parë në SPAK, në mars të këtij viti, ku u mor në pyetje për disa orë lidhur me disa objekte pa leje të cilat pësuan dëmtime të rënda nga tërmeti i rënë më 26 nëntor të vitit 2019. Vijon…
Author: tirana
Kanë nisur tashmë aplikimet për pranimet e reja në ciklin e tretë të studimeve të “Doktoraturës” në Shkencat Sociale. Gjashtë janë fushat në të cilat do të mund të aplikohet për të ndjekur studimet e këtij cikli, ndërkohë që konkurrimi do të zhvillohet me anë të dosjes. Teksa kanë konfirmuar afatet e konkurrimit, si dhe procedurën se si do të veprohet nga aplikimi, e deri tek përzgjedhja e fituesve, autoritetet e Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës bëjnë me dije se studimet e doktoratës do të ofrohen në këto nënfusha: “Edukim”, “Psikologji”, “Pune e Politika Sociale”, “Sociologji”, “Shkenca…
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga skandali në Ministrinë e Shëndetësisë, ku janë arrestuar sekretarja e përgjithshme, Joana Duro dhe tre persona të tjerë. Në përgjimet ku administratori i kompanisë “Dricons”, Vladimir Topi flet për paratë që do jepeshin sipas burimeve të Anila Hoxhës , tregohet skema se si u krye procedura dhe se si u krye pagesa. Anila Hoxha tha se në një moment nëpunësja Laureta Sheti telefonon Vladimir Topin dhe e pyet “ po mua do më jepni ndonjë gjë apo do bëj vetëm korrierin” . Ai i përgjigjet “ ja t’i nis direkt”. Nëpunësja Sheto…
Arbana Osmani ka treguar përmes një videoje në “Instastory” se ka bërë një ndryshim në fytyrë. Moderatorja ka rregulluar vetullat dhe rezultatin e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale. “Jam Arbana”, shkruan ajo krah videos duke treguar kështu se e sheh veten disi ndryshe pas këtij procesi bukurie.
Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka dalë me një thirrje për Jorida Tabakun dhe Gazment Bardhin sa i takon situatës në PD. Ai shprehet se duhet të kurajo për të ndaluar Lulzim Bashën të marrë si të tijën atë që nuk është dhe t’i rezistohet asimilimit nga Sali Berisha. “Tek e fundit edhe atij i duhet dhënë ënde një mundesi e kufizuar si pergjeqës kryesor e fajtor po i tillë që të racionalizojë raportin mes se mundures dhe të pamundures. Zgjidhje pa të nuk ka siç me të fitorja është genjeshtra më e madhe që ofrohet në piate”, shkruan…
Një grua dhe vajza e saj me origjinë shqiptare akuzohen se kanë vjedhur një shumë parash nga një e moshuar për të cilën kujdeseshin në Città di Castello,Itali. Ato po hetohen në gjendje të lirë. Familjarët e të moshuarës me besim të plotë i kanë dhënë kartën dhe kodin shqiptares që të tërhiqte para kur e moshuara kishte nevojë apo për shpenzime që bëheshin për të. Mirëpo, ato tërhiqnin para aq shpesh sa familjarët filluan të ngrinin dyshime, ku më pas vunë re se nga llogaria bankare mungonte një shumë e madhe parash. Nënë e bijë akuzohen për përdorim të…
Futja e kompanisë së fluturimeve Low Cost Wizz Air në Shqipëri pritej që të ulte pak çmimet si edhe të përmirësonte shërbimin, por duket se të dyja këto janë ende larg. Qytetarë që mbeten në aeroporte duke pritur për orë të tëra apo fluturime që anulohen papritur janë një panoramë thuajse e përditshme e WizzAir, ndërkohë që një qytetar është ankuar sëfundmi në rrjetet sociale se kanë ngecur në Bari prej mbrëmjes së djeshme dhe nuk e dinë ende se kur do të nisen për në Shqipëri. “As nuk na nisin një tjetër avion e as nuk po rregullohet ky…
Europol njoftoi sot rezultatet e Operacionit “Fake Star”, një operacion i koordinuar kundër tregtisë së paligjshme të veshjeve, këpucëve dhe aksesorëve të falsifikuar. Operacioni u zhvillua nga marsi deri në dhjetor 2022 dhe përfshiu agjencitë e zbatimit të ligjit nga 27 shtete anëtare të BE-së, si dhe Europol dhe Interpol. Gjatë operacionit, autoritetet kryen 3,921 kontrolle dhe sekuestruan 1,956,607 mallra të falsifikuara, me një vlerë totale prej 87 milionë euro. Malli i sekuestruar përfshinte një gamë të gjerë produktesh të falsifikuara, duke përfshirë veshje, këpucë, çanta, ora dhe bizhuteri. Mallrat e falsifikuara të sekuestruara kishin origjinën kryesisht nga jashtë Evropës,…
Një 52-vjeçar me origjinë shqiptare u vu në pranga pas një bashkëpunimi disamujor mes autoriteteve greke dhe atyre holandeze. Mediat greke raportojnë se shqiptari, i cili besohet të jetë organizatori i një karteli të madh droge, u arrestua në Glyfada dhe kërkohej me një urdhër arresti evropian, si anëtar drejtues i një organizate kriminale që merret me grumbullimin dhe shpërndarjen e shumave të mëdha parash në Holanda nga tregtia e paligjshme e lëndëve narkotike. Në kontrollin e kryer në banesën e të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar shuma parash në kartëmonedha nga vende të ndryshme, duke përfshirë euro, dollarë amerikanë, dollarë…
Ish-deputetja Nora Malaj, e ftuar në cilësinë e sociologes, ka folur për punën e papaguar të grave në Shqipëri dhe përmasat alarmante të abuzimit ekonomik. Malaj ka ndarë një rast personal, kur tha se ajo edhe pse në funksione të larta shtetërore, si pjesë e komisionit të Shanseve të Barabarta, pasi e kanë larguar nga puna nuk ka mundur dot të marrë paratë e dëmshpërblimit edhe pas fitimit të çështjes 16 vite të shkuara. “Të drejtat e grave vështirë të njihen. U bëra deputete dhe nuk i mora dot paratë e mia…”, rrëfen ajo për herë të parë publikisht mbi…
Një 37-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka grabitur një shumë të konsiderueshme parash në subjektin ku ishte i punësuar. Në kuadër të operacionit “Kasaforta” u vu në pranga shtetasi Besmir Lurdhi, banues në Tiranë, i cili akuzohet për veprën penale “Vjedhja”. Autoritet policore bëjnë me dije se nga veprimet hetimore dyshohet se 37-vjeçari ka vjedhur 680 000 lekë të rinj, nga kasaforta e subjektit privat në të cilin ishte i punësuar, në rrugën “Kongresi i Lushnjës”. Uniformat blu kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 640 000 lekë të rinj që u gjetën në banesën…
Efektivët e anti-drogës të Policisë së Vlorës arrestuan natën e kaluar tre persona që shpërndanin doza kanabisi dhe kokaine, në një aktivitet festiv që zhvillohet në Dhërmi. Në kuadër të operacionit të koduar “Parts 4” u vunë në pranga shtetasit: Ermand Hoxha 30 vjeç, Xhoi Bare 27 vjeç dhe Kedi Hoxha 19 vjeç, të tre banues në Tiranë. Ata u kapën me rreth 800 doza kokaine dhe 750 doza kanabisi, gati për shitje, 1 peshore elektronike për peshimin e dozave, një shumë parash e përfituar nga shitja e tyre dhe 3 celularë. Burime bëjnë me dije se Xhoi Bare është shoku i ngushtë…