Author: tirana

Policia e Shtetit ka bllokuar një gomone në Ksamil që qëndronte në breg të detit. Pronari i mjetit lundrues është gjobitur me 10 mijë lekë të reja, ndërsa lundronte në zonën bregedetare të quajtur “Gjiri i Podajve”.Veç lundrimit brenda zonës së përcaktuar për mjetet lundruese, ai kishte edhe mungesë të dokumentacionit të nevojshëm në bord. Informacioni i policisë, Ksamil Kontrolle nga toka dhe deti, përgjatë vijës bregdetare. Bllokohet një mjet lundrues (gomone), për lundrim jashtë zonës së përcaktuar për mjetet lundruese, i konstatuar nga patrullat që monitorojnë nga toka, vijën bregdetare. Ndëshkohet me masë administrative 10 000 lekë të rinj,…

Read More

Protestat në veriun e Kosovës shpesh kanë qenë të dhunshme, kjo duke shkaktuar edhe krizën e radhës ndërkombëtare mes dy shteteve dhe shtimin e numri të forcave të KFOR-it në Kosovë, për të garantuar sigurinë. Në një video të publikuar në portalin “Kosovo Online”, një faqe lajmesh në gjuhën serbe, shfaqet një moment argëtues mes protestuesve serbë dhe ushtarëve amerikanë të KFOR-it në Leposaviç. Si pjesë e “lojërave sportive të punëtorëve”, një ngjarje e përvitshme në këtë zonë, ushtarët amerikanë dhe serbët kanë zhvilluar një garë me tërheqje litari, të fituar nga ushtarët amerikanë me rezultatin 2-1.

Read More

Këtë të martë, Gjykata e Posaçme zhvilloi seancën e caktimit të masës së sigurisë për Vladimir Topin dhe Silvi Shehun, administrator dhe inxhinier i shoqërisë “Drincos” të përfshirë në aferën korruptive në Ministrinë e Shëndetësisë. Topi i ka dhënë ryshfetin prej 330 mijë lekësh inxhinierit, që më pas ia ka kaluar Laura Shtetos, për t’ia dhënë Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. Gjykata e Posaçme caktoi masën “arrest shtëpie” për Vladimir Topin, administrator i kompanisë “Dricons”, ndërsa Silvi Shehut iu caktua masa “arrest në burg”.

Read More

Anëtarët e komisionit për Integrimin Evropian zhvilluan një vizitë në Maqedoninë e Veriut për të marrë pjesë në takimin e parë mes tre komisioneve të çështjeve të Integrimit Evropian. Në cilësinë e kryetares së Komisionit, Jorida Tabaku zhvilloi takim me kryetarin e komunës Tetovë dhe njëkohësisht kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilal Kasami, për të vijuar me turin e takimeve në Shkup. Në qendër të axhendës ishin takimet me faktorin politik shqiptar ku në fokus ishte procesi i integrimit evropian dhe lidhja mes shteteve ku jetojnë shqiptarët. Gjatë takimit të mbajtur në parlamentin e Maqedonisë së Veriut, Tabaku u shpreh në…

Read More

Kryeministri Edi Rama publikon foto nga Ura e Kurçajt, një destinacion turistik që sipas tij s’duhet humbur. “Ura e Kurçajt në Fushë Krujë, ky thesar i trashëgimisë kulturore mes një peizazhi të mrekullueshëm, i ndërtuar shekuj më parë, tashmë e rilindur, është një destinacion turistik që s’duhet humbur”, u shpreh Rama. Ura e Kurçajt në Fushë Krujë, Monument Kulture i kategorisë I, i është nënshtruar restaurimit, nga programi EU4Culture, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në partneritet me Ministrinë e Kulturës. Po ashtu ura e Kurçajt ndodhet pranë fshatit Kurçaj, në lindje të Krujës. Ura e ndërtuar në…

Read More

Rezultatet e fundit që janë perfekte, mund të bindin drejtuesit e Interit për të hequr dorë nga ideja që të shkarkojnë Simone Inzaghi. Një muaj më parë situata ishte totalisht ndryshe, me isha-strategun e Lazios, i cili ishte thuajse i larguar pas disa rezultateve radhazi zhgënjyese. Gjithsesi situata ndryshoi për pak ditë dhe Interi arriti në finalen e Championsit, fitoi Kupën dhe siguroi kualifikimin në Champions. Tashmë presidenti Steven Zhang sipas La Gazzetta dello Sport, i ka bindur drejtuesit për të vijuar aventurën te zikaltërit. Admirimi i numrit një nga Kina për të nuk ka mundurar asnjëherë, por tashmë pritet…

Read More

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 34-vjeçar, shofer autobusi pasi tentoi të kalonte pa deklaruar 17 mijë euro në portin e Vlorës. I riu me iniciale R.M., i kishte fshehur paratë në valixhen me sendet e tij personale ku gjatë kontrollit të policisë iu gjet dhe shuma. 34-vjeçari akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Njoftimi i policisë: Port Vlorë/Policia Kufitare, kontrolle të shtuara duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Si rezultat i këtyre kontrolleve, falë dhe bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese që operojnë në…

Read More

Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino u paraqit këtë të martë në SPAK. Megjithatë, jo vetëm që refuzoi të prononcohej, por pati edhe një lloj bezdie nga gazetarët. Për çfarë ke ardhur? “Ore jo fare, kam ardhur për punë tjetër. Po jo ore tani ju lutem a jeni në vete, jo”,-tha Bino dhe u largua.

Read More

200 mjete sportive dhe 400 garues, shumica të huaj, tregojnë se ky terreni në Voskopojë është mjaft interesant nga ai që ata kanë provuar më parë në botë, ndërsa ajo që veçojnë është mikpritja e banorëve. Në edicionin e tij të 19-të, Rally Albania, krahas shumë zonave në Shqipëri, ka zbarkuar edhe në fshatin turistik të Voskopojës. Përpos garës, një nga qëllimet kryesore të këtij evenimenti është promovimi turistik që i bëhet vendit dhe rritja e ekonomisë lokale. “Shqipëria është fantastike. Është hera e dytë që vij, me pëlqen shumë dhe gjithmonë kur të mundem do të rikthehem. Kjo garë…

Read More

Ashtu siç u vendos dje nga KAS, ditën e sotme në KQZ do të hapen kutitë e votimit për bashkinë e Belshit. Përfaqësuesit ligjor të “Bashkë Fitojmë” depozituan dje në KAS disa pretendime lidhur me procesin e votimit dhe numërimit për këtë bashki, ndërsa theksojnë se rreth 60 fletë votimi rezultojnë se janë konsideruar të vlefshme, ndërkohë që shënimet kanë qenë ndryshe nga ato që lejohen nga KQZ. Ata thanë dje se disa janë shënuar me pikëpyetje, e disa të tjera janë shkarravitur, ndërkohë që pasi janë shpallur të vlefshme i kanë kaluar si vota PS. Janë ngritur 6 tavolina…

Read More

Shumë shpejt gjiganti mediatik botëror Deutsche Welle do të publikojë një reportazh kushtuar transformimit të shpejtë të Tiranës, si një qytet modern dhe model. DW ka zgjedhur Piramidën e transformuar, e cila do të shërbejë si qendra më e madhe e teknologjisë në rajon. “Në projektin tonë të radhës do të fluturojmë në Europë, në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë. Një pikë referimi ikonike po i nënshtrohet rikonceptimit, duke mbyllur trashëgiminë saj si një trofe komunist. Ndërtuar në 1980, arkitektura e dikurshme komuniste është duke ndryshuar për zhvillime të reja. Janë shtuar shkallët, për të lejuar vizitorët të shëtisin ndërtesën…

Read More

Pa u bërë dy muaj nga procesi i 23 prillit, zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat e veriut të Kosovës, kanë filluar të diskutohen në nivelet e larta shtetërore. Nëse kjo do të ndodhë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur për KosovaPress, se KQZ-ja, është e gatshme për të kryer detyrat e veta që dalin nga Kushtetuta e Kosovës. I pyetur për mundësinë që në këto zgjedhje eventule, Misioni i OSBE-së në Kosovë të marrë rol ndihmues për KQZ-së, Elezi u shpreh se nuk i komenton zhvillimet politike. Ndërsa i pyetur se a është ndihmuar KQZ-ja në…

Read More