Rezultatet e fundit që janë perfekte, mund të bindin drejtuesit e Interit për të hequr dorë nga ideja që të shkarkojnë Simone Inzaghi. Një muaj më parë situata ishte totalisht ndryshe, me isha-strategun e Lazios, i cili ishte thuajse i larguar pas disa rezultateve radhazi zhgënjyese.
Gjithsesi situata ndryshoi për pak ditë dhe Interi arriti në finalen e Championsit, fitoi Kupën dhe siguroi kualifikimin në Champions. Tashmë presidenti Steven Zhang sipas La Gazzetta dello Sport, i ka bindur drejtuesit për të vijuar aventurën te zikaltërit.
Admirimi i numrit një nga Kina për të nuk ka mundurar asnjëherë, por tashmë pritet me shumë interes dhe paraqitja në finalen e 10 qershorit, ndaj City-it në Stamboll.