Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka folur për publikimin e tezës së provimit të anglishtes. Ministrja Kushi ka theksuar se procesi ka vijuar normalisht dhe se nuk është cënuar. “Detaj që nuk e cenon procesin”, ka thënë Kushi.
Author: tirana
KAS miraton rezultatin për kryetar të bashkisë së Rrogozhinës pas rinumërimit të votave. Diferenca mes kandidatëve pas rinumërimit është 21 vota më shumë për kandidatin e PS-së, Edison Memolla. KAS mësohet se ka rrëzuar kërkesën e ‘BF’ për mospërfshirjen në tabelën e rezultatit të votave dalë nga burgu i Rrogozhinës.
Pas doli nga burgu i Lushnjes, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dënimin do ta bëjë në shtëpi. Shërbimi i Provës në Tiranë ka marrë kontakt me Tahirin në banesën e tij ku dhe është caktuar të kryejë dënimin e mbetur prej 1 viti e 8 muajsh. Sipas vendimit të gjykatës së Elbasanit një takim i dytë mësohet se do të kryhet pas një jave.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përcolli sot mesazh përshëndetës në Ditën Kombëtare të Suedisë. “Me rastin e Festës Kombëtare të Suedisë, përshëndetje të ngrohta popullit suedez, Parlamentit dhe kryetarit Andreas Norlén”, shkruan Nikolla në mesazhin e saj. Kryeparlamentarja vuri në dukje se Suedia është një vend mik i Shqipërisë, një mbështetëse e fuqishme e rrugëtimit tonë evropian, e zhvillimit dhe konsolidimit të institucioneve demokratike.“Kuvendi i Shqipërisë ishte ndër parlamentet e para të vendeve anëtare që ratifikoi pranimin e Suedisë në NATO dhe mirëpret këtë anëtarësim”, shkruan kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Dhunimi me pasojë vdekjen e 22-vjeçares keniane Joy Aoko, ngjarje e ndodhur në gushtin e vitit 2022, vijon që të jetë një dosje e hapur, pasi askush nuk është në pranga. Mësohet se Prokuroria e Tiranës ka identifikuar nga kamerat e sigurisë një punonjës të kazinosë ku punonte 22-vjeçarja, i cili është shtuar në listën e të dyshuarve. Gjatë marrjes në pyetje ai ka pranuar se e ka shoqëruar disa herë Joy Aokon në banesën ku ajo qëndronte. Ky punonjës ka pohuar gjithashtu se një natë është ngjitur bashkë me 22-vjeçaren në banesën ku ajo qëndronte. Polica e ka identifikuar…
Mbrëmjen e së hënës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një takim me të dërguarit evropianë dhe amerikanë, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar. Kurti ka deklaruar se rruga përpara është ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga ekstremistët dhe grupet kriminale serbe ndaj organeve të sigurisë, vendore dhe ndërkombëtare, si dhe ndaj gazetarëve. Në komunikatën e Zyrës së kryeministrit, bëhet e ditur se në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi gjendjen dhe zhvillimet e fundit, ide për mospërshkallëzim të situatës në veri dhe urgjenca për zbatim të marrëveshjes bazike e aneksit të zbatimit. Po aty thuhet se Kurti ftoi Brukselin dhe…
Paraditen e kësaj të marte, Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg 24-vjeçarin, Albi Muhollarin të akuzuar për vrasjen e nënës së tij, Zeniat Muhollari 68-vjeç me qese plastmasi. Seanca e sotme është drejtuar nga gjykatësi Gjergji Baçi me prokuroren e përgjithshme, Denisa Plaku. Avokati i të riut ka kërkuar që të shtrohet në spital psikatrik. Në fillim kjo e fundit ka paraqitur të gjithë dinamiken e ngjarjes në bazë të hulumtimeve të marra prej grupit hetimor në vendngjarje ku bëjnë fajtor 24 vjeçarin studentin ekselent per vrasjen e të ëmës. Po ashtu mësohet se provat e shtruara nga prokurorja…
Marjola Myrtollari, 36-vjeçarja e cila u plagos me thikë nga bashkëshorti i saj brenda në banesën e tyre në Korçë, mëngjesin e kësaj të marte është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë. 36 vjeçarja, dy ditë më parë u plagos me thikë nga bashkëshorti i saj Aleko Myrtollari. Nga ana tjetër, bashkëshorti i saj vazhdon të jetë në arrati, forca të shumta policie janë angazhuar për kapjen e tij. Ngjarja u shënua mbrëmjen e së shtunës, ku Aleko Myrtollari pas një debati për motive xhelozie, plagosi me thikë bashkëshorten e tij Marjola, nënën e 3 fëmijëve.
Nga: Ergys Mërtiri Megjithëse ka më shumë se një vit pa kryetar, dhe kjo u pa qartë që e çoi PD-në në degradim, një grup deputetësh të saj po kërkojnë ta shtyjnë edhe një vit tjetër deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. Mund të duket për të qeshur, por kjo është e vërtetetë. Në funksion të këtij qëllimi, ata shpikin lloj-lloj budallëqesh të markuara me emra mistikë si “triumvirat”, “regjencë” apo “federalizëm”. Budallëku është një mënyrë për të maskuar shejtallëkun dhe vobektësinë politike, ndërsa termat nga fjalori politik i dështimeve historike, janë një mënyrë për të maskuar budallëkun e…
“Mi kanë lënë në oborr të shtëpisë dhe nuk janë të miat”,-tha Qemal Ajazi, i arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se prodhon mina me telekomanda dhe siguronte monicion luftarak për grupet kriminale. 66-vjeçari u njoh këtë të martë me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës dhe paçka pretendimeve ai u la në burg pa afat dhe çështja ndaj tij i kaloj për kompetencën Prokurorisë së Dibrës, pasi personi i vënë nën akuzë është nga Lura dhe sendet e kundraligjshme ju gjeten pikërisht në oborrin e baneses së tij në këtë zone. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se…
Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, Silva Bino këtë të martë është paraqitur në SPAK, ku qëndroi 1 orë. Ajo është marrë në pyetje nga prokurorët e Antikorrupsionit, në cilësinë e drejtoreshës së ISHP-së në periudhën e pandemisë. Ajo nuk ka bërë të ditur arsyet e paraqitjes së saj në SPAK.
Sali Berisha i është rikthyer lirimit të Saimir Tahiri nga burgu, ku thotë se gjykatëses iu bë Vetting-u me urgjencë. Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital, sipas të cilit gjyqtarja e ka mbajtur 5 muaj në dorë dosjen e ish-ministrit dhe vendimin e ka dhënë 3 ditë pasi kaloi Vetting-un. Postimi Vetting për lirim! Këtij i thonë turp-veting! Me urdhër të Ramës gjykatëses që mbante prej 5 muajsh kërkesën e Tahirit për lirim, ju bë vettingu me urgjencë dhe ajo ‘të paça e të pritsha’ menjëherë mori vendimin për lirimin e Tahirit nga burgu. Ky është turp-vettingu që nuk…