Në kuadër të sigurisë të turistëve, 5 varka artizanale dhe një traget janë bllokuar në liqenin e Komanit, me qëllim rritjen e sigurisë së jetës së turistëve dhe vizitorëve që frekuentojnë liqenin e Komanit. Policia ka gjobitur drejtuesit e varkave me 10 mijë lekë, ndërsa ka nisur procedimin penal për pronarin e tragetit. Sipas policisë bllokimi i tragetit në pronësi të Gjin Gurit, u bë pasi gjatë verifikimeve të kryera është konstatuar se ky traget ishte i paregjistruar në organet tatimore, kishte punonjës te paregjistruar, si dhe mungonte leja e drejtimit për guidimin e tij. “Specialistët e Seksionit për Hetimin…
Author: tirana
Njeriu i parë që vrapoi 100 metra në më pak se 10 sekonda, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare. Jim Hines theu rekordin në vitin 1968, kur regjistroi 9.9 sekonda në Kampionatin Amerikan. Hines theu rekordin e tij menjëherë pasi fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të vitit 1968, ku një kohëmatës elektronik në Mexico City e regjistroi atë në 9.95 sekonda. Rekordi i tij u mbajt për gati 15 vjet derisa Calvin Smith vrapoi një kohë prej 9.93 në 1983. Vdekja e tij u njoftua në një deklaratë nga Ëorld Athletics. Organizata tha se është “thellësisht e pikëlluar”…
Gazetarja Aida Topalli, thotë se në vendin tonë persona të caktuar disponojnë video intime të personazheve politikë apo zyrtarëve, të cilat i përdorin si shantazh për të marrë para. E ftuar në “Euronews Albania”, ajo pohon se politikanët nuk e denoncojnë rastin në polici për shkak të prishjes së imazhit. Ajo nuk i tha me emra, por shtoi se politikanët preferojnë të japin para në vend të publikimit të videos. “Ka pasur raste që persona të caktuar kanë video të personave që janë në politikë dhe ua dërgojnë në formën e një gjobe në mënyrë që të mos publikohet ti…
Aksidentet në rrugët e vendit, shkaktohen edhe nga hedhja e vajit në rrugë. Arben Luzi, ekspert i sigurisë rrugore tha se hedhja e vajit në rrugë me qëllim nga individë të ndryshëm është e barabartë më një akt terrorrist pasi personi që e hedh nuk mendon pasojat tragjike që veprimi i tij mund të sjellë. “Nuk mund të themi se hedhja e vajit është aksident, hedhja e vajit është një veprim i qëllimshëm e sipas meje është i barabartë me vendosjen e një bombe, është një kat terrorist. Pasi ti ku hedh vajin, nuk e di se kush do kalojë…
Ish-banorja e “Big Brother Albania Vip 2”, Jori Delli ka qenë e ftuar në një nga rubrikat e emisionit “E Diell”, ku përveç debateve në studio ka treguar se shumë shpejt do të jetë pjesë e një projekti televiziv këtë verë në Top Channel. Bëhet fjalë për emisionin “Kepi i Tundimeve”. Kujtojmë që “Kepi i Tundimeve” do të drejtohet nga Kiara Tito.
Mëngjesin e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një lajm për bujqësinë. Sipas kreut të qeverisë, kemi rritje të mëtejshme të eksporteve bujqësore, dhe se deri më tani janë 19,412 fermerë janë pajisur me kartën e naftës. “MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë se ndërkohë që kemi rritje të mëtejshme të eksporteve bujqësore, deri tani 19,412 fermerë janë pajisur me kartën e naftës baraz me një sasi prej 4,138,198 litrash, për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi në një proces që vijon me furnizim me Naftë Falas nga Skema Kombëtare e Mbështetjes 2023, ju uroj…
Partia Demoraktike vijon që të jetë e përçarë edhe në rrugën sesi do të vijohet më tej. Pas një takimi të zhvilluar paraditen e së hënës me grupin parlamentar, u ra dakord që procesi i zgjedhjes së strukturave të reja të mos jetë i nxituar, i njëanshëm dhe që nxit përçarjen duke thelluar ndasitë brenda Partisë Demokratike. Madje vetë Gazment Bardhi tha se ishte i gatshëm të ulej me këdo brenda demokrateve, përfshirë edhe Sali Berishën. Por ndryshe ka ndodhur gjatë pasdites pas një takimi që Bardhi ka pasur me Kolegjin e Kryetarëve të degëve në rrethe të kësaj partie.…
Këtë të martë vendi do të përfshihet nga një mot me kushte të qëndrueshme atmosferike gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimeve pritet të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Paraditja do të ketë më shumë orë me diell kryesisht në ultësirën perëndimore. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 27°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 2 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1-2 ballë.
Dashi Çdo lloj teprimi duhet shmangur. Keni shumë presion, veçanërisht në punë. Këshilla është të qëndroni të qetë dhe të kthjellët, përndryshe rrezikoni të mos arrini të rezultatet për të cilat jeni angazhuar prej disa kohësh. Demi Në këtë periudhë duhet të relaksoheni, të jetoni gjërat tuaja pak më të qetë, duke filluar që nga puna. Në përgjithësi ju i kushtoni pjesën më të madhe të vëmendjes suaj kësaj, por ka kaq shumë për të zbuluar dhe parë përreth jush. Binjakët Nuk do të jenë të paktë ata që do të kenë mundësi të bëjnë gjëra të reja, të cilat…
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të turit të tij të takimeve u ndal në Berat. Basha njoftoi tre propozime që sipas tij mund të ndryshojnë jetën politike në vend. Ish-kreu i PD-së propozon që të hiqet neni në kushtetutë “që deputeti nuk mban përgjegjësi për ato që thotë”. Basha përsëriti si propozim të dytë “vettingun e politikanëve” që sipas tij po pengohen nga PS-ja dhe PD-ja e drejtuar nga Berisha. Një propozim tjetër i Bashës ishte kufizimi i mandateve të Kryeministrit. “Ta mbajnë telefonin e hapur për t’ju përgjigjur problemeve tuaja. Duhet të kërkojë ndihmë për gjithçka…
Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Greqisë ishte tema e emisionit “Në radio”, që u transmetua sot në Radio Tirana 1. I ftuari i gazetarit Andri Xhahu, profesori i teorisë së shtetit dhe teorisë juridike në Departamentin e Shkencave Politike dhe Historisë në Universitetin Panteion të Athinës, Prof. Dr. Dimitris Christopoulos, shprehet se duhet tejkaluar gjithçka që është trashëguar nga e shkuara, e cila ka ndikuar në marrëdhëniet mes dy vendeve. “Nuk duhet të bëjmë sikur e shkuara nuk ka rëndësi dhe problemet e të shkuarës t’i fshehim, por duhet të dimë cilat janë, t’i diskutojmë dhe t’i zgjidhim. Problemi nuk është…
Zyrtarë të lartë nga agjenci të inteligjencës kryesore të botës mbajtën një takim sekret në periferi të Shangri-La Dialogue në Singapor këtë fundjavë, thanë pesë persona për Reuters. Takime të tilla organizohen nga qeveria e Singaporit dhe janë mbajtur në mënyrë diskrete në një vend të veçantë së bashku me samitin e sigurisë për disa vite, thanë ata. Takimet nuk janë raportuar më parë. SHBA u përfaqësua nga Drejtori i Inteligjencës Kombëtare Avril Haines, kreu i komunitetit të inteligjencës së vendit të saj, ndërsa Kina ishte ndër vendet e tjera të pranishme, pavarësisht tensioneve mes dy superfuqive. Samant Goel, kreu…