Këngëtari Luiz Ejlli ka publikuar së fundmi një video krah partneres së tij, Kiara Tito, nisur edhe nga kërkesat e shumta të fansave që janë kuriozë dhe të interesuar për vijimësinë e raportit të tyre. Të buzëqeshur dhe të kapur dorë për dore, ata filmohen teksa ecin krah njëri-tjetrit. View this post on Instagram A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli) Para pak javësh, këngëtari Luiz Ejlli përfundoi eksperiencën e tij në Big Brother ku edhe fitoi çmimin e madh. Pjesëmarrja e tij bëri që ai t’i kthehej skenës dhe të punojë për projekte të reja. Vetëm pak ditë më…
Author: tirana
Hetimet që po kryheshin nga Prokuroria e Posaçme për një çështje të abuzimit me tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë zbuloi korrupsionin e kryer nga zyrtarët e këtij institucioni. Kjo u evidentua gjatë seancës gjyqësore ndaj sekretares Joana Duro dhe specialistes Laura Shteto që u arrestuan me urdhër të SPAK. Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj caktoi ndaj tyre arrest në burg pa afat. Kryesuesja e seancës vendosi të pranojë kërkesën e dy prokurorëve, Vladimir Mara dhe Dritan Prenci. “Dy zyrtaret e Ministrisë së Shëndetësisë gjatë seancës gjyqësore zgjodhën të mos japin shpjegime por të përfaqësohen nga avokatët mbrojtës”. Në seancën që zgjati 90…
Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne në autostradë, pranë Malit të Robit. Drejtuesi i mjetit ka dalë në kohë dhe ka njoftuar zjarrfikësen dhe policinë, të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Seanca e sotme parlamentare dha një shfaqje të turpshme ku vetëm disa deputetë dhe dy ministra ishin prezentë në sallë. Edhe pse do të duhet të ishte një nga seancat më të rëndësishme e dedikuar shqetësimeve të qytetarëve, kjo me sa duket pak peshë ka për të zgjedhurit. As deputetët e mazhorancës, por as deputetët e opozitës të cilët do të duhet të ishin edhe më aktivët në këtë seancë, nuk ishin prezent. Gazetari Osman Stafa që mbulon parlamentin ka publikuar dhe foton ku siç shihet salla ishte bosh. “Sot në Parlamentin shqiptar po diskutohet për hallet e qytetarëve, problemet…
Kryeministri Edi Rama në turin e falenderimeve nga Lushnja është shprehur mbi përgjegjësinë që kanë të zgjedhurit para zgjedhësve. Rama zotohet që ky besim i dhënë duhet të shpërblehet. Më tej, kryeministri i vendit nuk ka hezituar të përmendë dhe ata persona të cilët bëjnë shkelje të ligjit, për të cilët thotë se i bëjnë të gjithë të skuqen. Megjithatë, ajo që nuk ka ndodhur më parë sipas Ramës, është që njerëz të fuqishëm janë duke shkuar para drejtësisë, gjë për të cilën thotë se nuk ka ndodhur më parë. Edi Rama: Të jeni të bindur që gjithçka që kam…
Moderatorja Bora Zemani tërhoqi vëmendje në dasmën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës me paraqitjen e saj si “barbie”, me një fustan të gjatë në ngjyrë rozë pastel. Por, a jeni kuriozë të dini sa ka kushtuar veshja e Borës mbrëmë? Faqja në internet “Albania Street Style” ka bërë me dije se ka kushtuar plot 325 dollarë. I pranishëm në ceremoni ishte edhe Donald Veshaj, i cili kishte veshur një kostum po ashtu rozë, duke u kombinuar me partneren e tij.
Shërbimi Federal Rus i Sigurisë shprehet se ka zbuluar një operacion amerikan spiunazhi që ka kompromentuar mijëra iPhone, duke përdorur softuerë të sofistikuar mbikëqyrjeje. Kompania Ruse e sigurisë Kaspersky tha se pajisjet e dhjetëra punonjësve të saj janë kompromentuar në këtë operacion. FSB, pasardhësi i shërbimit sekret Rus KGB, tha përmes një deklarata se mijëra pajisje Apple janë infektuar përfshirë ato të qytetarëve rusë, por edhe diplomatëve të huaj në Rusi. Agjencia tha se operacioni ishte një bashkëpunim i ngushtë mes Apple dhe Agjencisë Amerikane të Sigurisë por nuk dha asnjë provë që dëshmon deklaratat e saj. Përmes një dalje…
Gaforrja: Ju mund të pyesni se si ka mundësi që dikush i lindur nën shenjën e Gaforres mund të duket i ftohtë kur ata janë të njohur për të qenit të dashur dhe emocional. Por pikërisht emocionet e tyre mund t’i bëjnë ato të ftohtë. Nëse janë lënduar më parë ose nëse dikush i tradhton në një farë mënyre, ata mund të bëhen shumë të paaftë për të dhënë dashuri. Bricjapi: Bricjapët refuzojnë të tregojnë ndjenjat e tyre, kështu që nëse munden do të tregohen indiferent ne çdo situate te jetës. Ata besojnë se të paturit e imazhit të duhur është çelësi…
Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, më 5 qershor e shpalli veten kandidat në garën presidenciale të republikanëve për pozitën e presidentit, duke nisur kështu një betejë kundër ish-presidentit Donald Trump. Ekipi i fushatës së Pence e paraqiti një deklaratë kandidature në Komisionin Federal të Zgjedhjeve të SHBA-së. Pence do ta nisë fushatën e tij me një video dhe një fjalim në Iowa më 7 qershor, thanë për agjencinë e lajmeve Reuters javën e kaluar tre burime të afërta me Pence. Kandidimi i Pence e vë atë në garë kundër kandidatit kryesor nga radhët e Partisë Republikane, Donald Trump. Pence kishte qenë…
Avokati Spartak Ngjela është shprehur se rezultati i zgjedhjeve të 14 majit ishte i pritshëm, pasi sipas tij, PD gaboi në vitin 2019 që nuk mori pjesë në zgjedhjet lokale. Ai tha se ish-kryeministri Berisha nuk duhet të punojë për përçarjen e PD-së, por të kontribuojë për bashkimin e kësaj force politike. “Disfata e PD pritej. Ata gabuan në 2019 kur nuk hyjnë në zgjedhjet për pushtetin lokal. Nuk ishin zgjedhje njëpartiake, u tërhoqën ata. Pse ti mendon se nëse abstenove në një ligj themelor në Kuvend, nuk është ligjore dalja e ligjit përmes maxhorancës? Abstenimi është në favor të…
Përfundon numërimi i kutive të hapura për rezultatin e zgjedhjeve vendore të 14 majit në Bashkinë e Rrogozhinës. Edison Memolla, kandidati i Partisë Socialiste, ka rezultuar fitues edhe pas rinumërimit të votave për këtë bashki. Memolla ka marrë 5129 vota, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha ka siguruar 5108 vota.
Një megaoperacion i autoriteteve italiane, gjermane dhe belge ka çuar në pranga disa trafikantë shqiptarë të përfshirë në një mega trafik droge në Europë, si dhe në bashkëpunimin e tyre me klanet mafioze kalabreze, “Ndrangheta”. Mes 25 urdhër-arresteve të lëshuara me urdhër të Prokurorisë italiane, pjesa më e madhe janë shqiptarë me banim në Belgjikë, mes tyre edhe Fisnik Smajlaj, i shpallur në kërkim që prej vitit 2008. Mediat italiane shkruajnë se lokali i këtij të fundit “Dino” në Frankfurt, Gjermani ishte kthyer në një bazë të mafies kalabreze, “Ndrangheta” dhe veprimtarisë së tyre kriminale. Në lokalin në pronësi të…