Dieta e parregullt, pagjumësia, lodhja, stresi mund të bëjnë që sistemi juaj tretës të funksionojë në mënyrë të çorientuar. Sidomos ndryshimi i dietës dhe konsumimi i disa ushqimeve mund të krijojë një ndjenjë fryrjeje dhe parehatie në trup. Në momente të tilla, duke përgatitur pije me perime dhe fruta të freskëta të stinës, mund të rregulloni sistemin tuaj të tretjes, të shpëtoni nga fryrjet e stomakut dhe të ndiheni më energjikë. •Majdanoz •Limon •Lëvorja e kanellës •Mollw •Kastravec •Luleshtrydhe •Nenexhik •Kërcelli i selinos •Xhenxhefil
Author: tirana
Italia është sërish në kushtet e një moti të keq, me përmbytje veçanërisht në zonën Macerata. Përmbytje ka në Macerata, Pollenza dhe Tolentino. Situata veçanërisht është kritike në fshatrat Villa Potenza dhe Sforzacosta ku ka disa njerëz të evakuuar nga katet e poshtme të ndërtesave. “Për shkak të reshjeve anormale në qytet, për momentin janë të bllokuara disa rrugë. Këshillohet përdorimi i makinës dhe largimi nga shtëpia vetëm në rastet të nevojshme”, shkruan Bashkia në Facebook. Gjatë natës në zonë ka pasur rreth 45 ndërhyrje nga zjarrfikësit Macerata. Situatat kritike ndodhën veçanërisht në fshatrat Villa Potenza dhe Sforzacosta, ku disa…
Numri i divorceve është shtuar ndjeshëm kohët e fundit, me sociologët që vërejnë se burrat e kanë të vështirë të pranojnë se gruaja mund t’i lërë. “Burrat e kanë të vështirë të pranojnë se gruaja mund t’i lërë”, kështu tha në “Good Moorning Albanians” psikologia Eriona Hoxha. Ajo tha se në mentalitetin shqiptar kjo gjë është shumë e vështirë të pranohet pasi kur gruaja lë burrin atij i duket sikur i “humbet burrëria”. “Marrëdhëniet në martesë e bashkëjetesë, ku ka edhe fëmijë, në fillim fillojnë këto, më fal nuk do e përsëris më. Unë i ndaj si probleme kronike, tre…
Duket se moderatorja Kiara Tito e ka dashur gjithmonë ekranin, madje fillimet e saj janë më herët sesa kemi menduar! Të gjithë u fokusuam tek rrugëtimi i Kiarës, pas pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP” dhe njerëzit rikujtuan herët kur e kishin parë në ekran. Mirëpo, me siguri nuk e kanë llogaritur shfaqjen e saj në filmin e vjetër shqiptar, “Pesha e gruas sime”. Kjo është një komedi e vitit 2002 nga regjisori Arian Culiqi. Kiara qëndron në prehërin e aktorit, ndërsa kamera e fokuson disa herë. Për më tepër, shihni videon më poshtë:
24-vjeçari Albi Muhollari i cili mbyti të ëmën me qese plastmasi do të dalë këtë të martë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Mbrëmjen e së hënë një makinë tip “Range Rover” e cila ishte lënë ndezur, është vjedhur nga një fierak në Lungomare të Vlorës. Shoferja kishte lënë makinën ndezur me bllokosh për të shkuar në market, por pasi u kthe nuk e gjeti mjetin. Policia falë kamerave të sigurisë që gjendjen në qytet ka mësuar itinerari i lëvizjes. A.Goxhaj që vodhi makinën është ndaluar nga policia pranë fshatit Panaja. Ai është 35 vjeç dhe rezulton me precedentë të mëparshëm, teksa vetëm 3 ditë më parë ishte shoqëruar sërish në polici.
Teologu Miron Çako thotë se njeriu është një qenie fetare dhe politike. Sipas tij, njerëzit kanë dëshirën që të jenë lider, por kjo varet në bazë të rrethanave dhe situatave. Më tej ai theksoi se ne duam të kontrollojmë masat dhe turmat. “Njeriu është një qenie sa fetare dhe politike. Kur Zoti krijoi njerëzit nga dashuria rrezikoi. Njeriu u krijua i lirë për të zgjedhur, për të iu bindur perëndisë , ose për tu rebeluar deri sa të konkurrojë dhe Zotin. Ky është tundimi I parë I njeriut. Njeriu hëngri një frut për t’u bërë i pavdekshëm për të konkurruar…
I deleguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka kërkuar që Prishtina të dalë me një propozim për të formuar asociacionin serb të komunave. Ndërkohë nga ana tjetër Beogradi duhet të jetë i qartë dhe të sinjalizojë se dhuna nuk do të pranohet. Në një intervistë të dhënë për Die Presse, Escobar ka thënë se Kosova duhet të marrë një qëndrim dhe të paraqesë një projekt-marrëveshje. Die Presse: Mosmarrëveshja për emërimin e kryetarëve shqiptarë në veri të Kosovës ka çuar në trazira serioze me demonstruesit serbë dhe në tensione mes Serbisë dhe Kosovës. Çfarë duhet bërë për të ulur…
Aktivistja Zhaklin Lekatari, nisur nga krimet e fundit në familje, thotë se në Shqipëri duhet një reformim total kulturor, emocional e seksual për rindërtimin e disa vlerave të reja në shoqërinë tonë. Ajo vlerëson që situata është e ngarkuar dhe makabre dhe si një film triller për shkak të normave të shoqërisë tonë. Mes të tjerash, Lekatari thotë se burrat shqiptarë po mundohen që të bëhen shumë agresivë dhe shumë jo tolerantë sa herë që thërrimet e fundit të pushtetit të tyre patriarkal po ju ikin. “Nga Janari i këtij viti e deri në Qershor kemi 13 gra të vrara.…
Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman e cila nuk ka një mendim të mirë për shqiptarët, ka paralajmëruar një valë të re emigrantësh shqiptarë që do të kalojnë nga kanali i La Manshit këtë verë, pavarësisht frenimit të tyre nga policia britanike. Qëndrimi vjen pas një sondazi që ka ajo në zyrë, dhe që bazohet në 1800 familje nga Kukësi. Gjysma e të rinjve të moshës 17 dhe 22 vjeç donin të linin atdheun e tyre dhe të shkonin në Britaninë e Madhe, pavarësisht rreziqeve të kalimit të kanalit. Braverman u tha deputetëve se qeveria “nuk ishte…
Messi-Benzema-Ronaldo, këtë treshe e ëndërrojnë të gjithë, por është veç një klub që ka luksin t’a realizojë. Newcastle pas rikthimit në Champions League mund të bëhet protagonisti i vërtetë i tregut të transferimeve, pasi pronarët e “Magpies” kanë blerë klubet saudite për të cilat Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Karim Benzema mund të luajnë sezonin e ardhshëm. Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite zotëron 80% të aksioneve të klubit nga veriu i Anglisë dhe dje njoftoi blerjen e 4 klubeve më të mëdha të Mbretërisë. Al-Ittihad, Al-Ahli, Al-Nassr dhe Al-Hilal janë krijuar të gjitha si kompani të sapothemeluara me…
Gra që vriten është drama dhe alarmi që duhet që zgjojë shtetin. Në 5 muajt e parë të këtij viti, në të gjithë vendin janë vrarë 8 gra. Pjesa më e madhe e tyre për shkak të dhunës në familje. Krimi i parë gjatë 2023 që do të trondiste vendin ndodhi më 27 janar. 80-vjeçari Xhevit Sinani vrau me sëpatë bashkëshorten Zeqine Sinani dhe vëllanë e tij Shaqir Sinani 72-vjeç në Gramsh. Pesë ditë më pas, vrasësi i grave, Dan Hutra plagosi me thikë 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi dhe më pas në Kodër-Kamzë plagosi me armë ish-bashkëjetuesen Elena Hysa dhe nëna…