Deputeti demokrat Edi Paloka ka reaguar pas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Me ironi, ai thotë se Dako duhej të blinte e manipulonte dhe zgjedhjet e fundit në Durrës përpara se të arrestohej. “Nje jave pasi e kishin marre vesh dhe minjte e bodrumeve te bashkise Durres, u shpall arresti per Gjushin. Del Tahiri, hyn Gjushi. Sigurisht pas mbarimit te zgjedhjeve. Cdo gje me regji qendrore Marreveshjet alla Rama me limonat e tij te shtrydhur vazhdojne po njesoj. Askush nga ata nuk hap gojen per Ramen dhe ky ju garanton daljen e shpejte nga…
Author: tirana
Mes shtatë të arrestuarve të tjerë nga operacionin i SPAK në qytetin e Durrësit është Fiqiri Farruku, ndërtuesi i pallatit 11 katësh, i cili u dëmtua nga tërmeti i 2019. Të arrestuar me urdhër të SPAK janë: Alei LimetaRoza KovaçiEdlira KertushaAdnand TocilaAdhurim Qehajaj ish-drejtori i UrbanistikësLira Kertusha juriste tek Urbanistika. Gjithsej janë lëshuar 10 fletë-arreste, ku shtatë prej të arrestuarve janë lënë në burg. Ndërkohë ndaj tre të tjerëve është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”
Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar ditën e djeshme nga Gazmend Bardhi, sot Partia Demokratike mblodhi kryesinë. Mësohet se nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku zyrtarisht ka refuzuar të marrë drejtimin e partisë duke refuzuar kështu propozimin e Bardhit. Në fjalën e saj, Tabaku ka një propozim me 5 pika, ku ndër to është propozimi për krijimin e një grupi prej 3 personash me eksperiencë të cilët do të cojnë PD në zgjedhje nga poshtë lartë, duke u bashkuar me propozimin e Bardhit. Fjala e nënkryetares së PD, Jorida Tabaku, në mbledhjen e kryesisë Të nderuar kolegë, anëtarë të kryesisë, Së pari…
Pak minuta pas njoftimit se SPAK ka lëshuar urdhër arrest për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku i Durrësit është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ndërkohë që po vijon operacioni për zbatimin e urdhër-arrestit, në Drejtorinë e Policisë janë marrë masa në pritje të mbërritjes së Dakos. Për të penguar pamjen e hyrjes së Dakos në Drejtorinë e Policisë, godina e këtij institucioni është mbuluar me një tendë të bardhë.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Nga Berati, kreu i Qeverisë pohoi se vendi ka hyrë në një fazë të re, të asaj që po goditen njerëzit e lidhur me pushtetin. “Duhet bërë durim edhe në luftën kundër korrupsionit, sepse kemi hyrë në një fazë të re, ku për herë të parë në histori po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Kjo nuk është e lehtë, sepse nuk ndjehesh mirë, kur shikon dikë që deri dje ka qenë krah teje dhe tani është krah prokurorit dhe gjykatësit. Por edhe kur shikon që mund…
Vangjush Dako është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës pas urdhër arrestit të lëshuar nga SPAK pak çaste më parë për të dhe disa ish-funksionarë të Bashkisë së Durrësit. Dako akuzohet për shpërdorim detyre, në lidhje me një pallat të ndërtuar në qendër të qytetit të Durrësit, godinë e cila pësoi dëme të mëdha nga tërmeti i vitit 2019. Banorët kanë bërë kallëzim për zotin Dako dhe ish zyrtarë të tjerë për vrasje masive të mbetur në tentativë. Mësohet se hetimi i SPAK për Dakon është shtrirë edhe në verifikimin e pasurisë duke kërkuar verifikime nga institucione të ndryshme.
Në mars 2023 ish kryebashkiaku i Durrësit u thirr në SPAK për tu marrë në pyetje lidhur me dosjen e hapur për dhënien e lejes së ndërtimit të 11 viteve më përpara, për një pallat i cili u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019. Atëherë Dako u mor në pyetje për gati 3 orë pikërisht për këtë çështje. Lajmi se Dako ishte thirrur në SPAK u mësua një ditë më pas (17 mars 2023) kur Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi u paraqit në godinën e Prokurorisë së Posaçme për tu marrë në pyetje pas kallëzimit të një qytetari,Muharrem…
Prokuroria e Posaçme ka firmosur urdhërarrest për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako dhe disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit. Ish-zyrtarët akuzohen për korrupsion dhe falsifikim dokumentesh. Në total bëhet fjalë për 10 urdhërarreste që janë firmosur nga gjykata dhe janë masa sigurimi arrest me burg. Mësohet se disa muaj më parë, Vangjush Dako është pyetur nga dy prokurorë të SPAK për legalizimin e 3 kateve të një objekti të dëmtuar nga tërmeti, nën dyshimet se është legalizuar në mënyrë të paligjshme nga ana e zyrtarëve të asaj kohe të Bashkisë së Durrësit. Operacioni është në vijim e sipër dhe janë…
Arif Tafani i Partisë Socialiste ka thelluar diferencën e fitores në bashkinë e Belshit, pas rinumërimit të votave. Këtë pasdite ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave dhe Arifi ka marrë nëntë vota më shumë, krahasuar me numërimin pas zgjedhjeve të 15 majit. Nga rinumërimi, Tafani grumbulloi 4564 vota, ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë” mori 4515 vota. Ndërkohë, 186 vota u shpallën të pavlefshme. Komisioni i Animimeve dhe Sanksioneve vendosi një ditë më parë për rinumërimin e votave për kryebashkiak në bashkinë e Belshit. Ky vendim erdhi pas kërkesës dhe provave të paraqitura nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” për parregullsi në…
Policia e Greqisë ka arrestuar një 30-vjeçar shqiptar, pasi është kapur duke transportuar 31 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës. Mediat e huaja raportojnë se shqiptari dhe një shtetase greke janë arrestuar në Thesprotia të Greqisë, pasi janë kapur në flagrancë duke transportuar 31 emigrantë të paligjshëm. Shqiptari u kap duke transportuar emigrantët në një kamion drejt kufirit greko-shqiptar, kundrejt pagesës 100 euro. Ndaj të riut shqiptar me iniciale I.X., rëndon akuza e transportit të emigrantëve të paligjshëm.
Edhe mikesha e Bora Zemanit, Semi Jaupaj mendon se çiftit do t’u shkonte shumë një bebe, por la të kuptohej se si duket akoma nuk janë gati për këtë hap tani. “I shkon një bebe atyre por këto janë gjëra personale.(qesh) Do i shkonte një bebe por tani edhe mami im mendon se mua do më shkonte një bebe por sa gati jam unë të bëj një bebe.(qesh)”-tha Semi në ‘Live from Tirana’. Kujtojmë që Bora ka një djalë, Arborin me Dj e njohur Vin Velin.
Ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është arrestuar me urdhër të SPAK. Operacioni që po vijon në qytetin bregdetar është edhe për disa ish zyrtarë të bashkisë. Dako dhe ish zyrtarët e tjerë akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Policia po vijon punën për kapjen edhe të personave të tjerë.