Author: tirana

Djersa është mekanizmi natyror i ftohjes së trupit dhe zakonisht aktivizohet në mot të nxehtë ose gjatë ushtrimeve fizike. Por, djersitja gjatë gjumit mund të jetë e pakëndshme dhe alarmante. A është normale të djersitesh ndërsa fle? Më poshtë do të analizojmë shkaqet e këtij fenomeni. Askujt nuk i pëlqen të zgjohet në një pellg djerse në mes të natës. Për të zbuluar shkakun e mundshëm të djersitjes gjatë natës, është e rëndësishme të merren parasysh të gjitha variablat që ndikojnë në të. Gjëja e parë dhe më e dukshme për t’u marrë parasysh është temperatura dhe komoditeti i përgjithshëm…

Read More

Kaos, kaos, kaos janë fjalët që përshkruajnë selinë blu. Ish-kandidati i PD-së zyrtare për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko e ka cilësuar thikë pas shpine braktisjen e mbledhjes nga disa deputetë të PD-së, në mesnatë. Këtu mund të përmendim, Gazment Bardhin, Saimir Korreshin, Helidon Bushatin, Dashnor Sulën, Lefter Gështenjën, Bledion Nallbatin dhe Dhurata Çupi. Sipas Bejkos, këta deputetë i kanë vënë shkelmin partisë me këtë veprim. “Nuk e di si do të vazhdojë më tej. Për 8 orë u diskutua nga të gjithë anëtarët dhe besojmë se gjithsekush dha versionin e tij për mënyrën sesi e ka parë PD. Unë…

Read More

Në datën 5 qershor nisen procedurat e regjistrimit për fëmijët që do të ndjekin çerdhet publike në kryeqytet. Prindërit kanë afat deri të premten (9 qershor) për të përfunduar procedurat e regjistrimit të fëmijës. Regjistrimi do të bëhet për fëmijët që ndjekin për herë të parë sistemin e akomodimit në çerdhe. Regjistrimet do të lejohen sipas vendbanimit të fëmijës. Për secilën kategori, është përcaktuar edhe dosja e dokumenteve që do të duhet të paraqesin për regjistrim. Ndërsa për fëmijët që frekuentojnë aktualisht çerdhet, por që janë në prag të mbushjes së moshës për të kaluar në kopësht, regjistrimi do të…

Read More

Princi i Shtëpisë së Savojës do të heqë dorë nga pretendimi i tij për fronin mbretëror të Italisë në mënyrë që t’i kalojë drejtpërdrejt vajzës së tij adoleshente, e cila njihet si influencere në rrjetet sociale, detyrë për të rivendosur monarkinë. Emanuele Filiberto i Savojës gjykon se vajza e tij 19-vjeçare Vittoria, studente e shkencave politike dhe historisë së artit në Universitetin e Londrës, do të bëjë një punë më të mirë në këtë drejtim sesa ai. Modelja adoleshente ka rreth 80,000 ndjekës në Instagram dhe është quajtur “Princesha rock n roll” nga babai i saj 50-vjeçar për shkak të…

Read More

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të mërkure e ka nisur me foto nga rikonstruksioni i godinave në Qytetin e Studentit. Rama shkruan se këto godina të reja janë gati për 600 studentë, me kushte me të mira se më parë. “MIRËMËNGJES dhe me godinat e reja në Qytetin Studenti, gati për 600 studentë me kushte dhe hapësira shumë më të mira se më parë, ju uroj një ditë të bukur”,-shkruan Rama.

Read More

Maturantët do të zhvillojnë sot provimin e dytë të Maturës Shtetërore, ku do testohen për gjuhën shqipe dhe letërsinë. Provimi do të nisë në orën 10:00 deri në orën 12:30. Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Sportit këtë vit janë 30 mijë maturantë në të gjithë vendin. MAS bën të ditur se për herë të parë janë hartuar teste të veçanta për rreth 170 nxënës me aftësi ndryshe. Në 1 qershor maturantët kryen provimin e gjuhës së huaj, ndërsa më 13 qershor do të zhvillojnë provimin e matematikës. Lënda me zgjedhje është dhe provimi i fundit, i cili do zhvillohet më…

Read More

Jorida Tabaku ka dhënë dorëheqjen si nënkryetare e partisë, pasi refuzoi të merrte drejtimin e komanduar të Partisë Demokratike. Vendimi erdhi pas mbledhjes së kryesisë së PD-së, e cila u zhvillua mes debateve të ashpra dhe tensioneve, ku një pjesë e deputetëve përfshirë Gazment Bardhin u larguan nga mbledhja. Mbledhja e djeshme e kryesisë së PD-së, vendosi të hap garën për kryetar të kësaj force politike duke caktuar 29 korrikun si datën e zgjedhjes së kryetarit. “Kryesia e PD diskutoi që nga ora pesë se kush janë mënyrat më të mira. Propozimi im ishte që PD të ishte bashkë dhe…

Read More

Kryesia e Partisë Demokratike doli në mesnatë me vendimin për hapjen e garës për kreun e ri të partisë. Pas 10 orësh debate e tension, me 17 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenime, Kryesia vendosi që gara për kreun e ri të demokratëve të mbahet më 29 korrik, në kushtet kur edhe Jorida Tabaku refuzoi drejtimin e partisë. Ky vendim ka sjellë tensione në mbledhje, pasi deputetët, që njëherazi janë edhe anëtarë të Kryesisë, nuk kanë pranuar që zgjedhjet të mbahen tani afër. Deputetët kanë braktisur mbledhjen, pasi ata kanë kërkuar që fillimisht të mbahen zgjedhjet në bazë, e…

Read More

Këtë të mërkurë, moti do të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira dhe kthjellime në zonën Perëndimore, gjatë ditës vranësirat do të shtohen duke sjellë reshje në formën e rrebesheve lokale. Temperaturat minimale do të luhaten 13-20 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me rritje 22 -25°C në veri, 24 -29°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 6 m/sek dhe dallgëzim të forcës 2 ballë në det të hapur.

Read More

Dashi Në dashuri duhet të ruhet gjakftohtësia pasi ka mjaft tension në ajër. Edhe në punë do keni një dozë të mirë stresi por është më mirë të qëndroni larg diskutimeve dhe polemikave. Demi Të mërkurën në këtë ditë duhet t’i kushtoni më shumë kohë dashurisë sesa punës ku në vend të kësaj do të keni mundësi të zgjidhni disa mosmarrëveshje të vjetra. Është e kotë të mbash diçka të gabuar brenda, më mirë të flasim për të dhe të sqarojmë. Binjakët Orët e para të ditës do të jenë paksa të lodhshme për dashurinë, por emocionet e bukura për…

Read More

Avokati Sokol Hazizaj ka deklaruar se ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako rrezikon deri në 7 vite burg. Ai u shpreh në emisionin “Open” se është ende edhe për ta është e paqartë se për cilat dyshime është ndaluar për një masë sigurie kundër gjykatës së shkallës së parë. “Ende edhe për ta është e paqartë se për cilat dyshime është ndaluar për një masë sigurie kundër gjykatës së shkallës së parë. Kjo masë nuk është vetëm për shpërdorim të detyrës. Për shpërdorim detyre, mund të fusësh këdo funksionar publik. Së pari ka qenë kryetar bashkie, lidhet me funksionin e…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha në reagimin e tij pas arrestimit të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako, thekson se zbatimi i urdhër-arrestit është bërë me vonesë pas urdhrit të Ramës. Berisha ka publikuar denoncimin e qytetarit digjital i cili thekson se pavarësisht se fletëarresti për Dakon ishte lëshuar që dtën e premte, arrestimi i tij u bë vetëm sot, pasi nuk e lejonte Rama më herët. Ndërkohë në denoncim theksohet se Vangjush Dako do të mbahet në burgun e të privilegjuarve.

Read More