Author: tirana

Presidentja Vjosa Osmani është shprehur pro zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore të vendit.Në një intervistë për Reuters, Osmani ka thënë se Kosova mund t’i shpallë zgjedhjet e reja, nëse 20 për qind e votuesve nënshkruajnë një peticion me këtë kërkesë. Sipas Osmanit, peticioni është “mënyra më demokratike” për shpallje të zgjedhjeve. “Në këtë mënyrë, mendoj që garantojmë pjesëmarrjen e serbëve, sepse kërkesa do të duhej të vinte prej tyre, prej qytetarëve”, ka thënë ajo për Reuters. Por, para shpalljes së zgjedhjeve, Osmani ka thënë se do të kërkojë garanci nga ndërkombëtarët se Beogradi s’do të ndërhyjë. Ajo e…

Read More

Në një kohë që monedha euro vijon rënien drastike, këtë të mërkurë Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka prezantuar masat e ndërmarra për t’u ardhur në ndihmë eksportuesve të cilët kanë pësuar humbje të mëdha nga zhvlerësimi i monedhës së euros përballë lekut. Ibrahimaj tha se deri në mars të vitit të ardhshëm, eksportuesit nuk do të paguajnë tatim mbi fitimin. Dhe shtoi se do të bëjnë këtë pagesë vetëm në rast se janë me fitim pasi të bëjnë bilancin. “Gjatë muajit të kaluar kemi pasur disa takime me shoqatën e eksportuesve ku janë diskutuar ndërhyrjet potenciale që…

Read More

Këtë të mërkurë skadon afati i vendosur për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti nga i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ai i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak për pranimin e propozimit ndërkombëtar që synon uljen e tensioneve në veri. Escobar doli me kërkesa të qarta për qeverinë e Kosovës lidhur me frenimin e përshkallëzimit te situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja me pjesëmarrjen e serbëve dhe lëvizjen drejt implementimit të marrëveshjes së Ohrit. Për këtë, pas takimit të së hënës, zyrtari i lartë amerikan i dha Kurtit dy ditë kohë, afat ky që përfundon…

Read More

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar pas publikimit të testit të maturës për Gjuhës dhe Letërsinë, 20 minuta para se maturantët të futeshin në provim. “Garantojmë që nuk ka asnjë element që të dyshojmë që teza të zgjidhura jashtë kanë hyrë brenda dhe kanë favorizuar një apo dy maturantë, për këtë ne japim garanci. Nuk na vjen mirë që del testi. Dyshimi ynë është që ka njerëz që janë të investuar posaçërisht për këtë qëllim sepse janë gjithnjë të njëjtët që nxjerrin testin dhe nuk bashkëpunojmë me ne për të identifikuar personat që kanë shkelur rregulloren”,-tha Kushi.

Read More

Këtë të mërkurë maturantët po i nënshtrohen provimit të gjuhësh shqipe në rang vendi. Por një ambulancë ka mbërritur në gjimnazin “Sami Frashëri” pasi një nxënës nuk është ndier mirë. Maturanti nuk është ndier mirë pasi ka pësuar gjendje ankthi. 30 mijë maturantë në të gjithë vendin që po i nënshtrohen testit të dytë të maturës, ku procesi ka nisur në orën 10:00 dhe pritet të mbarojë në orën 12:30. Më 13 qershor do të testohen në provimin e matematikës dhe lënda me zgjedhje është provimi i fundit, që do zhvillohet më datë 19 qershor.

Read More

I cilësuar si “bankieri i nëndheshëm” dhe “truri” financiar i grupeve kriminale greke e mafiozëve europianë me bazë në Holandë, 52-vjeçari shqiptar është arrestuar në një operacion të policisë helene dhe Europolit. Mediat greke raportojnë se shqiptari u arrestua të mërkurën e kaluar, më 31 maj, në Glyfada të Athinës dhe bëjnë me dije se ai “pastronte” miliona euro të “kokave të mëdha” të karteleve të drogës dhe krimit të organizuar. Me një jetë midis Greqisë dhe Holandës, nga shtëpitë dhe hotelet në periferinë jugore të Athinës apo ishujt e Egjeut, “Bankieri hije” ka pastruar sistematikisht në 10 muajt e…

Read More

Për ish-kreun e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, janë dy kallëzime penale që kanë vënë në lëvizje Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion. Dakon dhe 9 ish-zyrtarë e biznesmenëve, Prokuroria e Posaçme i akuzon për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve. Kallëzimi i parë është bërë nga banorët e një pallati në lagjen numër 5, godinë e cila u bë e pabanueshme pas tërmetit të vitit 2019. Sipas banorëve leja e ndërtimit ishte dhënë në kundërshtim me ligjin, pasi pallati përfundoi me 4 kate shtesë. “Rezulton që subjekti si fillim ka marrë leje për shtatë kate (shtator 2010), menjëherë në datën 20…

Read More

Ylli botëror i muzikës latine, Ricky Martin në kuadër të turit të tij “RICKY MARTIN SYMPHONIC”, ka vendosur që të bëjë një ndalesë të vogël edhe në Shqipëri. Ai do të përformojë në sheshin “Skëndërbej” dhe do të shqoërohet nga Orkestra Kombëtare e Tiranës dhe grupi i tij për të sjellë më të mirën e muzikës së tij. Lajmin e ka shpërndarë edhe kryeministri Edi Rama.

Read More

Aleko Myrtollari, 46-vjeçari që plagosi me thikë gruan e tij, Marjola Myrtollarin u dorëzua mbrëmë në Policinë e Korçës. Ai ka deklaruar se konflikti me bashkëshorten ka ndodhur për shkak se ajo sipas tij, nuk ka dashur të punojë. Sipas dëshmisë së Myrtollarit, ai i ka kërkuar bashkëshortes që të kërkojë punë, ndërsa ajo, sipas tij nuk ka pranuar të punojë duke kërkuar që të punojë vetëm bashkëshorti për të mbajtur fëmijët dhe familjen. 38-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Read More

Papa Françesku është shtruar sërish në poliklinikën Gemelli në Romë. Ai pritet që t’i nënshtrohet një operacioni për shkak të problemeve me zorrët. Sipas gazetës italiane Il Fatto Quotidiano, operacioni është cilësuar urgjent dhe për këtë arsye Ati i Shenjtë do duhet që të qëndrojë i shtruar për disa ditë. Kujtojmë se në 2021, Ati i Shenjtë operoi zorrën e trashë.

Read More

Mbrëmë në mesnatë u mbyll mbledhja e Kryesisë së PD-së, ku pas shumë debatesh u vendos që më 29 korrik të mbahen zgjedhjet për PD-në e vulës, se kush do të jetë kryetari i ri. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reguar përsa i takon dhunës verbale të militantëve të Lulzim Bashës ndaj deputetëve. Bardhi thotë se dhuna e presioni ndaj tyre hedh në erë bashkëjetesën brenda partisë. Ai kërkoi distancë publike. “Dhuna verbale, presioni dhe shantazhi ndaj deputetëve të PD që mendojnë ndryshe nuk janë mjete politike. Kjo sjellje prej grupimi paramilitar hedh në erë bashkëjetesën…

Read More