Shkrija e Akademisë së Studimeve Albanologjike është bërë temë diskutimi këtë të enjte në Kuvend. Deputetët e opozitës kanë thirrur një interpelancë me ministren e Arsimit, Evis Kushi. Interpelanca me ministren do të kryhet nga deputetja përgjegjëse për çështjet e arsimit dhe kulturës, Ina Zhupa. Deputetja e PD-së Ina Zhupa, tha se shkrirja e Studimeve Albanologjike është bërë për t’i plotësuar dëshirat politike Skënder Gjinushit. Zhupa tha se me vendimin e qeverisë shkelen liritë akademike. “Bëtë një VKM për ti plotësuar dëshirat politike Gjinushit! Po i ktheni Studimet Albanologjike në vasalë të Akademisë së shkencave. Ju bëni një VKM ku…
Author: tirana
Shqipëria ka një burg të ri, që gjendet mes malëve. Burgu është ai në fshatin Pjoskë në Pogradec, i cili pritet të hapet në verë. Risia e këtij institucioni të vuajtjes së dënimit, është se do të shërbejë për personat mbi 60 vjeç. Ministria e Drejtësisë ka zyrtarizuar drejtorin e burgut të Pjoskës, i cili do të jetë Durim Toska. Ai ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Kontrollit të Territorit në Bashkinë Pogradec për 4 vite dhe më herët ka qenë në detyrën e shefit të rendit në Maliq. Puna për rikonstruksionin e godinave dhe përshtatjen e tyre në një…
Deputetët nga të dy krahët, kanë folur me një gjuhë të përbashkët për arrestimin e Vangjush Dakos. “Drejtësia të bëjë punën”. Dukej si e parapërgatitur, por deputetë dhe ministra të pyetur nga gazetarët e komentuan njëlloj arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit. Teksa po hynin në sallën e Kuvendit për të zhvilluar seancën plenare, e para që komentoi ishte Ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila tha se drejtësia do duhet të bëj punën. Dashamir Shehi, u shpreh se drejtësia do duhet të bëjë punën, ndërsa deputeti socialist, Fadil Nasufi tha se përgjegjësia është personale. “Distancimi politik është i nevojshëm. Secili…
Ish-kreu i komanduar i PD-së së vulës, deputeti Enkelejd Alibeaj nga dera e Kuvendit, tha se në mbledhjen e bujshme të Kryesisë ku pati dhunë verbale dhe shantazh, tha se askush nuk ka qenë nën presion. Madje Alibeaj tha se qëndrimi i Gazment Bardhit është emocional. “Nëse i dhunuan, ua kërkoj unë ndjesën personalisht. Modeli ndryshe është të respektojmë lirinë e shprehjes të çdo njeriu. U thatë natën e mirë? Sigurisht, natën e mirë u them të gjithëve. PD është baza, janë njerëzit. Nuk ka një ndarje lidhur me atë se ca ka ndodhur gjatë gjithë kësaj kohe. Qëndrimin i…
Artisti latin me famë botërore, Ricky Martin do të performojë për herë të parë në Tiranë. Këngëtari i cili po zhvillon turin e tij “Ricky Martin Symphonic”, do të ndalojë dhe në vendin tonë. Vetë ylli i muzikës botërore nëpërmjet një postimi në Instagram shprehet se ndihet shumë i lumtur qe do të mbajë koncertin e tij në kryeqytetin tonë. “Po! Shumë i lumtur të njoftoj se do të jem në Tiranë, Shqipëri më 20 korrik me koncertin tim Simfonik dhe Orkestrën Kombëtare të Tiranës. Shpresoj që të gjithë të mund të më bashkoheni në koncertin tim të parë në…
Prej ditësh banorët e qytetit të New York-ut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me ajrin e rrezikshëm të shkaktuar nga zjarret në Kanada. Një re smogu ka vënë nën alarm për cilësinë e ajrit e afro 8.5 milionë njerëzve. Qytetarët janë këshilluar të shmangin daljet jashtë dhe të mbajnë maska. Mediat e huaja ndajnë foto të skenës “apokaliptike”. Shkak i smogut janë bërë zjarret në Kanada, ku vendi po përballet me sezonin e tij më të keq të zjarreve në histori. Nxehtësia dhe thatësira kanë sjellë nisjen e sezonit të zjarreve në pyje më herët këtë vit.…
Përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë pas çarjes së digës Kakhovka, e cila përmbyti 30 komunitete përgjatë lumit Dnipro në Ukrainë. Si pasojë e çarjes së digës, qindra-mijëra njerëz kanë mbetur pa ujë të pijshëm dhe ushtria ukrainase ka përdorur drone për t’u hedhur shishe disa banorëve. Përveç rrezikut që i kanoset banorëve si pasojë e përmbytjeve, një tjetër shqetësim janë edhe minat tokësore për të cilat ka paralajmëruar Kryqi i Kuq. “Thyerja e digës do të ketë një efekt katastrofik në gjetjen e minave tokësore. Ne e dinim se ku ishin rreziqet, por tani nuk e dimë”, tha për agjencinë e…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të enjte, mesazhe kushtuar sigurisë ushqimore. Në videon e publikuar nga kryeministri në Facebook, janë shembuj konkret nga prodhues, grumbullues, por edhe qytetarë, të cilët nënvizojnë rëndësinë e konsumit të produkteve vendase, si produkte më cilësore dhe më sigurta. “Mesazhe nga prodhuesit dhe përpunuesit të cilët janë në fokus të politikave tona mbështetëse në bujqësi dhe që punojnë çdo ditë duke rritur standardin e produkteve shqiptare e sigurinë ushqimore për ne dhe tregjet e huaja”, shkruan Rama. Olsi Amanaj, kultivues i luleshtrydheve thekson vëmendjen që i kushton sigurisë ushqimore. “Unë quhem Olsi Amanaj, fermer…
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka zbuluar propozimet që do të jenë ambasadorët e rinj të Shqipërisë nëpër botë. Ish-nënkryetarja e Kuvendit dhe ish-deputetja e PS-së, Vasilika Hysi është propozuar për Ambasadore e Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Diplomacinë shqiptare në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë pritet ta drejtojë ish-deputeti socialist Fatmir Velaj. Ervin Bushati ish-deputet dhe ish-drejtues i PS Tiranë, është propozuar për të zëvendësuar ambasadoren Floreta Faber në SHBA. Vendin e lënë bosh të ambasadorit në Emiratet e Bashkuara nga Ermal Dredha i cili kandidoi…
Në krah të kryeministres Ana Bërnabiç, mbrëmë presidenti Vuçiç njoftoi se nga datat 9 deri në 12 qershor do të zhvillojë bisedime me serbët e Kosovës, teksa tensionet në veri vazhdojnë. Ai falënderoi serbët në veriun e Kosovës. “Dua t’i falënderoj ata që po luftojnë për të drejtat e tyre në mënyrë paqësore dhe të dinjitetshme. Është e rëndësishme që të mbahet paqja dhe të bisedohet me të gjithë”,-tha Vuçiç. Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt, por serbët kanë vendosur si kusht për pjesëmarrjen, tërheqjen e policisë së Kosovës dhe krijimin e asociacionit. Konferenca e…
Arkeologët amerikanë që punojnë në universitetet e SHBA-së, kanë shprehur përmes një letre kundërshtinë e tyre në lidhje me shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike (AAS). Përmes letrës, ata i bëjnë thirrje qeverisë “Rama 3” që ta rishikojë këtë vendim dhe shprehen të nderuar për bashkëpunimin që kanë bërë ndër vite me arkeologët shqiptarë. Letra e plotë Ne, të nënshkruarit, me këtë letër shprehim kundërshtimin tonë të fortë ndaj planit të njëanshëm të qeverisë shqiptare për shpërbërjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike (AAS), duke përfshirë Institutin e Arkeologjinë dhe ta rindërtojë atë në kuadër të Akademisë së Shkencave. Ne jemi…
Nga: Stefano Marcelli Mund të themi edhe që e kemi thënë (në të vërtetë, e kemi shkruar) se kryeministri Albin Kurti ose është budalla, ose punon në interes të dikujt tjetër, përveçse jo të vendit të tij. Por ne jemi vetëm gazetarë modestë dhe nuk e kemi zakon t’i japim merita vetes. Kushdo që e njeh Kurtin betohet se ai nuk është aspak budalla. Prandaj, për të interpretuar drejt sjelljen e tij, e cila siç deklaroi komandanti i misionit të KFOR-it “rrezikoi të nxiste fillimin e një lufte të re në Ballkan”, mbetet vetëm hipoteza e dytë: për kë do…