Një turiste britanike ka akuzuar një shqiptar se ky i fundit e përdhunoi teksa notonin dhe u përpoq ta përsëriste veprimin edhe në hotel. Sipas mediave të huaja, turistja 20-vjeçare ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur të shtunën ndërsa ajo dhe 23-vjeçari notonin në plazhin Glystra, në bregun lindor të Rodosit. E reja tha se shqiptari e çoi në dhomën e saj të hotelit ku e sulmoi dhe u përpoq ta përdhunonte për herë të dytë. Turistja deklaroi se ishin njohur dy javë më parë dhe kishin shkëmbyer mesazhe në WhatsApp derisa vendosën javën e shkuar që të takoheshin nga…
Author: tirana
Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka mohuar akuzat e SPAK. Në lidhje me pallatin qe prokuroria thotë se është dhënë leja në kundershti me ligjin, Dako i tha gjykates se nuk ka dijeni, madje nuk e di dhe sa kate eshte. Më tej, ai ka dhënë sqarime edhe në lidhje me tenderin për blerjen e projektit për zhvillimin e vijës bregdetare, nga zona e “Brrylit” deri në “Currila”, me pretendimin se nuk ka pasur dijeni dhe gjithçka ka qenë në dorën e specialistëve. Sipas Dakos, kjo procedurë prokurimi publik është zhvilluar nga specialistët. Burime brenda seancës bëjnë me dije se…
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka takuar sot drejtuesen e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni. “Yuri Kim ka vizituar sot Vlora Hysenin, Drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, për ta uruar për emërimin e ri dhe për t’i uruar suksese në këtë rol të rëndësishëm. Të dy ranë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit të fortë SHBA-Shqipëri në sigurinë kombëtare dhe inteligjencën. Ambasadorja Kim shprehu gjithashtu mbështetjen për përpjekjet e reja për të siguruar që Shqipëria të jetë në gjendje të përballojë me efektivitet sfidat”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka folur pas takimit që pati me ish-kreun e PD-së Lulzim Basha në ambientet e parlamentit ku në fokus kanë qenë diskutimet për tensionet dhe kërcënimet që ndodhën natën e mbledhjes së Kryesisë. Korreshi tha se Basha është distancuar dhe ka deklaruar se i ka marrë vesh në mëngjes ato që kishin ndodhur.Deputeti i PD tha se as Berisha, as Basha dhe as Alibeaj nuk duhet të jenë kryetarë të PD-së. “Unë i kam thënë dhe vazhdoj të them skena të patolerueshme. Patjetër që iu ankova z. Basha. Këtë diskutuam atje, për të treguar se…
Keisi Medini ka publikuar së fundmi një video ku shfaqet shumë seksi e veshur me bikini. Ajo ndodhet në Turqi për xhirimet e “Kepit të VIP-ave”. Gazetari Ronaldo Sharka nuk i ka kursyer ngacmimet dhe ka etiketuar Kristin në një koment. “Krist, fol po deshe”, ka shkruar ai. Kujtojmë se Kristi dhe Keisi ishin bashkë për një periudhë të shkurtër brenda “Big brother VIP”.
Policia e Dibrës ka shpallur në kërkim 4 persona, pas një tentativë vrasjeje. 33-vjeçari Ardit Aldedja ka tentuar të vrasë me pistoletë një shtetas pas një konflikti për motive të dobëta. për këtë ngjarje shpallen në kërkim edhe Klement Aldedja, Indrit Belba dhe Xherdan Korimani, pasi ndihmuan 33-vjeçarin të largohej pas ngjarjes. Në pranga ka rënë Agron Muça për veprën penale “moskallëzimi i krimit”.
Turqia pritet të marrë komandën e forcës së udhëhequr nga NATO në Kosovë në një rotacion të planifikuar këtë vjeshtë, në vazhdën e përplasjeve më të këqija në rajon në një dekadë, sipas zyrtarëve turq të njohur me këtë çështje. Turqia, e cila ka ushtrinë e dytë më të madhe brenda Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut pas SHBA-së, ka të ngjarë të marrë drejtimin e misionit të njohur si KFOR nga Italia në tetor, thanë zyrtarët, duke kërkuar të mos identifikohen për shkak të ndjeshmërisë së informacionit, shkruan Bloomberg. Dorëzimi ishte planifikuar para shpërthimit të fundit të dhunës…
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global për shkatërrimin e ISIS (D-ISIS), që u zhvillua në Riad të Arabia Saudite, nën bashkëkryesimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, përfaqësuar nga Antony Blinken dhe Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Arabisë Saudite, të përfaqësuar nga Princi Faisal bin Farhan Alsaud. Në ndërhyrjen e saj, ministrja Xhaçka evidentoi rolin, angazhimin dhe kontributin pro aktiv të Shqipërisë, si dhe përparësinë që vendi ynë i ka dhënë luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar, duke e vendosur atë si një nga fushat prioritare të angazhimit…
Sali Berisha ka akuzuar ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja se ka informuar ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako se do të arrestohej me urdhër të SPAK. Sipas Berishës, sekreti është nxjerrë nga Manja. “Ulsi Manja e nxori sekretin për arrestimin e Vangjush Dakos. Ky është njeriu i pazareve të Edi Ramës. I gjithë Durrësi flet për ty, ke nxjerrë sekretin. Je një lloj Jagoje, që ke vetëm veten shok. Ligji thyhet për ët ndihmuar klanet e tmerrshme të krimit dhe mafies shqiptare në botë. Të gjitha targat u nxorën në treg, një nga këta që rrinë mbrapa shpine, sepse duhet t’i…
Një alarm, për bombë është përhapur në disa shkolla në ndërtesën e Parlamentit të Malit të Zi. Mediat vendase shkruajnë se pas alarmit të përhapur është bërë i mundur evakuimi i shkollave dhe i ndërtesës dhe po vijojnë kontrollet në lidhje me alarmin. Kuvendi përmes një deklarate për mediat ka njoftuar se punëtorët nuk do të kthehen sot në punë dhe se janë boshatisur të gjitha dhomat e mbledhjes, jo vetëm ajo qendrore. Gjithashtu janë evakuuar shkollat në Podgoricë, Tivar, Nikshiç, Bijelo Polje, Kolashin, Mojkovac, Danilovgrad dhe Tivat. Prindërit e fëmijëve që vijojnë shkollat fillore “Sutjeska” dhe “Branko Bozovic” në…
SHBA nuk fal, dhe flitet se DASH do të njoftojë që Albin Kurti do të shpallet “non0grata” në SHBA. Në një konferencë për media, kryeministri Rama nuk pranojë të komentojë nëse ka informacione ose jo për mundësinë e shpalljes ‘non grata’ të Kurtit nga SHBA, por tha se në lojë është fati i Kosovës. “Nuk hyj fare në këto. Dhe nuk kanë ndonjë rëndësi të veçantë nëse janë apo nuk janë të vërteta përderisa nuk janë deklarata publike, por janë dokumente që qarkullojnë, të pakonfirmuara por as të pamohuara! Nuk është fati i Albin Kurtit sot në lojë, është fati…
Vangjush Dako në sallën e gjyqit në GJJKO. Dako i arrestuar për shpërdorim detyre dy herë, do të njihet sot me masën e sigurisë, ndërsa është i pranishëm në sallë.