Author: tirana

Horoskopi javor i Paolo Fox nga 29 maj deri më 4 qershor 2023 Dashi Pesë yje. Marsi është në anën tuaj. Afërdita është paksa argumentuese këto ditë dhe do mundohet t’ju ndihmojë. Duhet të përpiqeni të ecni përpara në dashuri, por kujdes të hënën: sidomos në fillim të javës. Miqësitë janë të mira, por keni nevojë për përgjigje dhe siguri. Në punë keni nevojë për pak pushim. Fakti është se keni shumë ide dhe projekte, por ato nuk po përparojnë siç do të dëshironit. Ndihesh i shqetësuar dhe kjo është turp. Demi Tre yje. Jeta juaj e dashurisë është e…

Read More

Sëmundjet tumorale në vendin tonë po pësojnë vetëm rritje. Në raportin e Institutit të Shëndetit Publik për kancerin e zorrës së trashë apo kanceri kolorektal siç njihet ndryshe, thuhet se në 10 vitet e fundit numri më i lartë është hasur në vitin 2017 me 430 raste dhe në vitin 2021 me 492 raste. Mjekët vlerësojnë si faktor kryesor risku për kancerin e zorrës së trashë, dietën ushqimore. Edhe vdekjet nga ky lloj kanceri, ashtu si rastet, kanë ardhur në rritje. Sipas ISHP në krahasim me vitin 2015, gjatë vitit 2021 vdekshmëria u rrit me 14%.

Read More

Lazio po feston 10-vjetorin e fitores në derbin e derbeve kundër Romës në finalen e 26 majit 2023 dhe ndër aktivitetet e shumta të fund-majit është parashikuar edhe bashkimi i gjithë skuadrës në kryeqytetin italian. Titullar në sfidën më të rëndëishme të historisë së Lazios ishte edhe kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana i cili ka hyrë në historinë e klubit bardhekaktër. Ai bashkë me Klosen, Lulic, Radu, Mauri e shumë lojtarë të tjerë të atij momenti, janë pritur nga presidenti Claudio Lotitto dhe drejtori sportiv, Igli Tare. Në një postim në rrjetet sociale Lazio i cilëson ata si të “pavdekshëm”.

Read More

Normat e pirjes së duhanit i referohen prevalencës së individëve që pinë produkte të duhanit brenda një popullate të caktuar. Është një metrikë e rëndësishme që përdoret për të vlerësuar shkallën e përdorimit të duhanit dhe ndikimin e tij në shëndetin publik. Megjithatë, normat e pirjes së duhanit ndryshojnë shumë midis vendeve, rajoneve dhe grupeve demografike, të ndikuar nga faktorët kulturorë, socio-ekonomikë dhe të sjelljes. Normat e larta të pirjes së duhanit paraqesin rreziqe të konsiderueshme për shëndetin dhe kontribuojnë në sëmundje të ndryshme, duke përfshirë kancerin e mushkërive, sëmundjet e zemrës, çrregullimet e frymëmarrjes dhe komplikime të tjera shëndetësore.…

Read More

Gjykata e Kukësit ka dhënë masën ‘arrest me burg me afat 3-mujor’ për gjashtë emigrantët sirian, alegjerian dhe maroken. Këta shtetas u arrestuan nga policia dy ditë më parë pasi në tentativë për të trafikuar klandestinë nga Lindja e Mesme kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të uniformave blu në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës. Pasi i kanë lokalizuar, shërbimet e policisë iu kanë bërë thirrje trafikantëve që të ndalojnë, por disa prej tyre kanë hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka mbetur i lënduar.

Read More

Për psikologen Marsela Lekli, mediat abuzojnë teksa raportojnë lajmet e kronikës së zezë duke mos respektuar dhimbjen e familjes së viktimave. Ajo tha se këto lajme nuk duhet të transmetohen më shabllon sepse ngarkojnë emocionalisht shoqërinë dhe ndikojnë në një farë mënyrë tek personat që janë të dhunshëm. Sipas Leklit në vendin tonë nuk ka norma respekti dhe se shumëkush rend pas klikimeve dhe bujës që bën një lajm i caktuar. Shpesh herë është abuzuar. Risjell në vëmendjen e rastin e djalit në Fier që u vra nga komshiu me probleme të shëndetit mendor. Transmetimi shabllon i atij lajmi linte…

Read More

Përfundon edicioni i tretë i garës ndërkombëtare “Tiranathlon”, ku morën pjesë mbi 200 garues nga 18 vende të ndryshme të botës. Ky event i madh sportiv, u organizua në Parkun e Liqenit të Farkës. Aktiviteti përkoi edhe me vitin kur Tirana mban titullin Qyteti Europian i Sportit, ku u bënë bashkë tre disiplinat më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap. Fituesit e garës sipas kategorive janë si më poshtë: SPRINT – MESHKUJ1. Panagiotis Polyzos2. Kivanc Sahinkaya3. Angelos Vozikis SPRINT – FEMRA1. Iva Pavlovic2. Evelina Bobujani3. Danai-Elina Makridaki OLYMPIC – MESHKUJ1. Borislav Palashev2.…

Read More

Edi Rama në takimin me qytetarët e Gjirokastrës, kryeministri i vendit Edi Rama shprehet se pika e parë e programit të PS duhet të jetë “njerëzillëku dhe begenisja” ndaj qytetarëve. Për të bashkitë duhet të jenë më shumë të hapura për qytetarë që të dëgjojnë problemet që ata kanë. “Duhet ta kuptojmë që njerëzit janë të pakënaqur me ne. Ka shumë gjëra për të mos jenë të kënaqur. Njerëzit kanë votuar sepse pavarësisht se janë të pakënaqur, kanë pritshmëri akoma të lartë ndaj nesh dhe madje besojnë fort se vetëm ne mund t’i bëjmë gjërat që ata presin. Kjo nuk…

Read More

6 muaj që prej incidentit të 6 dhjetorit ku u godit me grusht Sali Berisha, ekspertiza mjeko-ligjore ka dalë në përfundime për gjendjen mendore të autorit. Bëhet fjalë për Gerti Shehun, i cili në protestën e bërë nga Berisha, e goditi me grusht në fytyrë. Pas ekspertizës Prokuroria e Tiranës ka kërkuar shtrim në spitalin psikiatrik për Gerti Shehun. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, agresori i Berishës rezulton ‘jo i qëndrueshëm mendërisht’. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama kërkoi që të zbardhet akti i sulmit që e konsideroi të pajustifikueshëm.

Read More

Në Turqi po zhvillohen zgjedhjet e para të balotazhit në historinë e vendit. Përballë njëri-tjetrit janë Rexhep Tajip Erdogan dhe Kemal Kiliçdaroglu. Qendrat e votimit u hapën të dielën në mëngjes (ora lokale). Të drejtë vote kanë më shumë se 64 milionë turq. Rreth tre milionë e gjysmë qytetarë turq që jetojnë jashtë vendit votuan në periudhën 20 dhe 24 maj. Këto janë zgjedhjet e para të balotazhit në historinë e vendit. Presidentit islamik-konservator Rexhep Tajip Erdogan doli dukshëm në raundin e parë të zgjedhjeve dy javë më parë më mirë nga sa kishin parashikuar anketetimet, duke fituar 49.5 për…

Read More

Gjirokastra ishte ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama për turin falenderues pas rezultatit fitues në zgjedhjet e 14 Majit. Rama tha se fitorja e këtyre zgjedhjeve ishte më kuptimplota, pasi PS doli si forcë e parë politike në këshilla bashkiak pothuajse në të gjithë vendin. “E kemi Partinë Socialiste forcë të parë pothuajse në të gjithë territorin e vendit. Është befasuese për shumëkënd, por nuk duhet të jetë. Me PS forcë të parë në Tropojë, Shkodër, Dibër, Lezhë, Kamëz, ku nuk ka qenë kurrë në 30 vjet. Për ata që humbin dhe prapë humbin, e shkojnë keq e mos…

Read More