Kjo e hënë ka nisur me tensione në veriun e Kosovës. Qytetarë serbë u mblodhën të protestojnë para ndërtesave komunale në veri të Kosovës, ku në 26 maj pati përplasje me policinë që shoqëroi kryetarët e rinj të komunave që të hynin në zyrat e tyre. Në orët e para të mëngjesit, grupime qytetarësh janë mbledhur në komunat e Leposaviçit, Ybutin Potokut dhe Zveçanit ku edhe ka prani të shtuar të forcave të policicisë. Në Zveçan policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Në 26 maj, pati përplasje mes forcave speciale të Kosovës dhe protestuesve serbë të cilët…
Author: tirana
Blogeri i dyshuar si spiun rus, është vetë inkriminuar në një rrëfim para hetuesve që konsiderohet sekret i sigurisë së lartë. Megjithatë nëntë muaj pas arrestimin me bujë të tre blogerëve Svetlana Timofeeva, Fedir Alpatov dhe Mikhail Zorin, me akuzën për spiunazh, Gjykata e Elbasanit me 25 maj urdhëroi lirimin e tyre nga burgu pasi Prokuroria e Elbasanit nuk arriti të vërtetonte me prova akuzat e ngritura ndaj tyre brenda afateve ligjore të hetimit. Por hetimi vazhdon në gjendje të lirë për rusen Timofeeva dhe ukrainasin Alpatov. Ndërsa për rusin Mikhail Zorin, gjykata caktoi masën e arrestit shtëpiak. Sipas burimeve…
Arbër Hajdari ka qenë prej dy vitesh opinionist në ‘Big Brother VIP 3’, duke ndarë me ndjekësit mendimet e tij pa filtra. Shpesh ai është bërë viral me deklaratat e bëra, duke shkaktuar edhe të qeshura. I ftuar sot në ‘E Diell’ ai tha se ftesa iu bë nga ‘Top Channel’ një vit më parë. “Ishte vlerësim nga ana e televizionit ftesa për të mbajtur pozicionin e opinionistit dhe sigurisht, edhe pse me Top Channel jam njohur në kushte kur ata dinin më tepër se kush është Arbëri sesa çfarë pune bënte Arbëri. Kjo ishte ideja e tyre për të…
Ish-banorja e Big Brother, Keisi Medini ka rrëfyer si kurrë më parë marrëdhënien e saj me nënën e saj dhe të atin, këngëtarin e njohur Sabianin. Keisi në ‘Why Not’ tha se marrëdhënia me nënën e ka shumë të ngushtë, ashtu si dhe me Sabianin por kjo e fundit nuk dëshiron të bëhet pjesë botës së showbizit, ndaj dhe nuk flet shumë për të. Lidhur me raportin që mban Sabiani me nënën e saj, Keisi tha se këta të fundit gëzojnë shumë respekt për njëri-tjetrin. Marrëdhënia jote me mamin? Është e njëjtë si ajo me Sabianin, por thjesht duke qenë…
“Bujqit na dëgjuan”, këtë deputeti Braçe e ka për fermerët e drithërave, pasi këtë fermerët mbollën me tepër grurë edhe pse me kosto tepër të larta. “Gruri mbillet në mes shtatori në fillim tetori, në këtë periudhë çmimi i karburantit në këtë vend ishte 260 lekë. Kostoja për dynym shkon në 19.200 lekë të reja, ndërsa për hektarë 192 mije lekë te reja. Me këtë kosto patjetër që ne duhet të vijmë tek çmimi, 5,5 kuintal për dynym apo 55 kuintal për hektarë sipas llogarive të mia me një çmim deri ne 45 lekë për kilogram natyrisht që bujku del…
Për gazetaren Anila Hoxha, blogerja ka folur për akuzat ndaj saj, njohjen me dy të dyshuarit e tjerë si spiunë Mikail Zorin dhe Fedir Alpatov. “Nuk jam një spiune”, thotë ajo në shqip, duke përsëritur disa herë edhe në rusisht dhe në anglisht se ajo është blogere prej 15 vitesh dhe se ka një blog të saj me shumë ndjekës ku shkruan dhe publikon fotografi nga udhëtimet në vende të ndryshme të botës. “Është hobi im prej 20 vitesh, jo vetëm për të bërë fotografi të këtyre vendeve por edhe për të mësuar historinë e vendeve që vizitoj dhe të…
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar pretendimet e Ilir Kupës për të shfuqizuar dënimin me 25 burg dhënë nga drejtësia shqiptare për arratisjen e dhunshme nga burgu i Trikallës në Greqi në vitin 2013. Kupa u gjykua në Shqipëri për këtë çështje, bazuar në dosjen hetimore të ardhur nga pala greke. Kjo për shkak se pas arratisë së bujshme, ai u prangos në tokën amë si pjesë e “bandës së babagjyshave”. Në Gjykatën Kushtetuese, Kupa pretendonte se vendimet e dhëna nga Shkalla e Parë dhe Apeli i Krimeve të Rënda e më pas nga Gjykata e Lartë, ishin anti-kushtetues. Sipas tij, në…
Kryeministri Edi Rama ka uruar Recep Tayip Erdogan për rizgjedhjen e tij si president i Turqisë për një mandat të tretë. Nëpërmjet një reagimi në rrjetin e tij social, Rama ka postuar një foto të Erdogan të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin: Urimen fitoren Zoti President!
Një pjesë e Kanalit të Madh të Venecias në Itali u bë ngjyrë e gjelbër sot duke bërë që policia të nisë hetimet mes spekulimeve se mund të ishte planifikuar nga aktivistët mjedisorë. Ngjyra e gjelbër shtrihej nga Ura e Rialtos deri përgjatë një pjese të kanalit. Mediat vendase raportuan se policia dyshon që uji të jetë ngjyrosur nga aktivistët mjedisorë të frymëzuar nga një shfaqje e ngjashme e aktivizmit në vitin 1960. Vigili del Fuoco, shërbimi italian i zjarrfikësve dhe shpëtimit, tha se po ndihmonte agjencinë rajonale të mbrojtjes së mjedisit të marrë mostra për testim.
Pas daljeve të Lulzim Bashës në publik, ka ardhur regimi i parë i strukturave të PD-së. gazmend Bardhi, i cili ka marrë rolin e kreut të grupit parlamentar ndërkohë që është edhe Sekretar i Përgjithshëm ka thirrur urgjentisht mbledhjet e grupit parlamentar dhe kryesisë së PD. Nisur nga kërkesa e disa kolegëve anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike dhe të Grupit Parlamentar, me qëllim vlerësimin e situatës politike dhe veçanërisht hapave që duhet të ndërmarrë Partia Demokratike e Shqipërisë për ringritjen dhe forcimin e saj, në përputhje me Statutin e Partisë kam vendosur: Me Rend ditë të të dyja mbledhjeve:…
Një 55-vjeçar është liruar pasi kaloi 33 vjet burg për shkak të një dënimi të gabuar për një tentativë vrasjeje rreth viteve 90. Prokurori i qarkut Los Angeles, George Gascon, në një konferencë për media tha se Daniel Saldana dhe dy të tjerë u dënuan nën akuzat për “vrasje në tentativë, me dashje dhe me paramendim, si dhe për të shtëna” në një automjet që transportonte gjashtë nxënës të shkollës së mesme në vitin 1990.Sipas një deklarate nga zyra e prokurorit, sulmuesit ngatërruan adoleshentët me anëtarët e bandës dhe hapën zjarr. Dy prej studentëve u plagosën gjatë incidentit, por mbijetuan,…
Në një nga periudhat më të errëta në historinë e njerëzimit, Luftën e Dytë Botërore, shqiptarët u dolën në mbrojtje hebrenjve duke i fshehur në familjet e tyre, për t’i shpëtuar nga gjenocidi nazist. Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë, ku numri i hebrenjve pas luftës ishte më i madh se para saj, nga 200 para Holokaustit në rreth 2 mijë, pas luftës. Në mesin e hebrenjve të shpëtuar në Shqipëri ishte edhe Johanna Jutta Gerechter [Numann] dhe familja e saj. Zëri i Amerikës bisedoi me djalin e zonjës Gerechter, Benjy Neumman dhe familjarët e Njazi dhe Lisa Lotte…