Author: tirana

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë, që të angazhohen në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian. KFOR thekson se kjo është e vetmja rrugë për të ulur tensionet. “Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga veprimet që mund të nxisin tensione ose përshkallëzim”, thuhet në reagimin e KFOR-it. KFOR është i gatshëm që të ndërmarrë masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të qetë e të sigurt. Mëngjesin e së hënës, misioni i Aleancës Veriatlantike në Kosovë ka shtuar praninë në katër komunat veriore. “Komandanti i KFOR-it mbetet në…

Read More

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 35-vjeçar i identifikuar si E.G, pasi kishte vënë lokalin e tij në Cërrik, në dispozicion të organizimi të kundërligjshëm të lojës me zara. Nën hetim janë vënë edhe 12 të tjerë, klienta që u kapën duke luajtur në ambientet e këtij lokali. Nga policia janë sekuestruar tavolina e lojës me zara dhe rreth 65 000 lekë të rinj të përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Read More

Mëngjesin e sotëm, grupe qytetarësh serbë janë mbledhur para objekteve komunale në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë. Njerëz të maskuar shihen në turmat e serbëve në veri të vendit. Instituti Octopus ka fotografuar disa nga ta, derisa ka hedhur shqetësime se mesin e këtyre strukturave ilegale dhe kriminale mund të ketë njerëz që janë të gatshëm për akte terroriste. “Struktura ilegale dhe kriminale, njerëz të maskuar në protestat në veri. Instituti OCTOPUS shpreh shqetësimin se në mesin e protestuesve mund të ketë edhe njerëz që janë të gatshëm për akte terroriste!”,…

Read More

Publiku shqiptar shijoi mbrëmjen e sotme muzikalin e famshëm francez “Notre Dame de Paris”, që u ngjit mbrëmjen e sotme në skenën e stadiumit “Air Albania”. Kryeministri Edi Rama ndau një video nga spektakli “Notre Dame de Paris” duke e cilësuar shfaqjen si mjaft emocionuese. Muzikali “Notre Dame de Paris” u luajt nga trupa ndërkombëtare, ndërsa rolin e Esmeraldës e luajti këngëtarja e njohur shqiptare Elhaida Dani. Muzikali “Notre Damme de Paris” është i shkruar nga muzikanti Riçardo Cocciante dhe tekstshkrues është Luc Plamondon. Elhaida u ftua nga të dy autorët e projektit për të luajtur rolin e Esmeraldës në…

Read More

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan shtrin pushtetin në dekadën e tij të tretë, pasi siguroi fitoren ndaj rivalit Kemal Kilicdaroglu, në balotazhin e paprecedentë presidenciale, në një votim që reflektoi polarizimin e theksuar politik në Turqi. Paçka inflacionit të lartë që ka goditur vendin dhe kritikave pas tërmetit që rrafshoi qytete të tëra, Erdogan triumfoi me mbi 52 për qind të mbështetjeve ndërsa Kilicdaroglu mori 47,86 për qind. Thirrja e Erdoganit për unitet u duk si hipokrizi, teksa përqeshi kundërshtarin Kilicdaroglu për humbjen duke thënë “mirupafshim Kemal” dhe vuri në shënjestër liderin kurd dhe komunitetin LGBTQ. Ky mandat i tretë…

Read More

Një shpërthim me pasoja është regjistruar në një banesë në Patos të Fierit. Shpërthimi i një bombule gazi ka sjellë plagosjen e tre personave që gjendeshin brenda shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Grizë” dhe tre personat që gjendeshin brenda banesës, janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore për shkak të djegieve trupore që kanë pësuar. Banorët kanë treguar zhurmën e madhe që dëgjuan nga shpërthimi. “E kam shtëpinë 100 metra larg. Dëgjova zhurmën e madhe, se kush ma hapi nga këta nuk e di. Dëgjova që po qanin, i thashë…

Read More

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka marrë nën hetim disa efektivë për mitdhënie. Mësohet se AMP ka ndërmarrë gjatë mbrëmjen së të dielës disa aksione ku në hetim ishin disa efektivë, mes tyre dy të Forcave Shqiponja. Dyshohet se këta efektivë i merrnin para qytetarëve që ndalonim, për të mos i arrestuar. Gjithashtu aksioni është ndërmarrë edhe në disa komisariate të Tiranës, ku janë vënë në sitë efektivë te rendit publik. Njoftimi i plotë: Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndërmarrë një aksion mbrëmjen e djeshme për të goditur raste të mitdhënies në Policinë e Shtetit. Burime nga AMP bëjnë të ditur…

Read More

Vendi jonë është goditur nga një tërmet i magnitudës 3.6 pak minuta më parë. Epiqendra e tërmetit është Domgjoni, në qarkun e Lezhës, ndërsa ka pasur një thellësi 12 kilometra. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Tiranë, por nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.

Read More

Nuk ka vonuar shumë dhe Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin që i rrit rrogën. Ai ka dekretuar që gjitha ligjet për rritjen e pagave për zyrtarët e lartë shtetërorë si ministrat, deputetët dhe punonjësit e administratës publike. Ligji i ri është pjesë e strategjisë së qeverisë për të rritur pagën mesatare në vend nga 530 euro në 930 euro dhe përfitues të parë ka 130 000 punonjësit e administratës. Strategjia parasheh dy faza, e para 1 prill 2023, e cila mori jetë me votimin në kuvend, ndërsa faza e dytë pritet të zbatohet në prillin e vitit 2024. Të…

Read More

Një aksident me pasojë humbje jete është regjistruar në Shkodër. Një 28-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti mbrëmjen e djeshme. Njoftimi i Policisë -Mbrëmjen e djeshme, në vendin e quajtur “Muri i kalasë”, në lagjen “Liria”, shtetasi Sh. B., 28 vjeç, banues në lagjen “Liria”, duke drejtuar automjetin tip “Dayang”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve të marra nga ky aksident, 28-vjeçari ka humbur jetën. -Ditën e djeshme, për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës Tiranë, shtetasi…

Read More

Zgjedhje lokale janë mbajtur edhe në Spanjë. Socialistët që drejtojnë ekzekutivin, do të humbin shumicën e bashkive, që do të drejtohen nga të djathtët e Partisë së Popullit. Në një fshat procesi i votimit për të gjithë banorët zgjati më pak se 30 sekonda. Të shtatë votuesit e regjistruar të fshatit Villaroya, një komunitet i vogël i provincës La Rioja, thyen të dielën rekordin e vendosur në zgjedhjet e kaluara, ku të gjithë votuan për 32 sekonda. Ata zgjodhën sërish në detyrë kryebashkiakun Salvador Perez, i cili mban këtë post prej vitit 1973. “Nuk e di nëse do t’i marr…

Read More

Sipërmarrësja Kristi Çela që në moshën 5-vjeçare emigroi drejt Britanisë së Madhe së bashku me familjen e saj. Ajo thotë se po e ritregon historinë pasi e konsideron të nevojshme në këto ditë. 15 vitet e para të jetës së Kristit ishin të vështira se po përpiqej të përshtatej me një kulturë ndryshe nga ajo e Shqipërisë, por kjo e ka ndihmuar të kuptojë më mirë njerëzit. Kristi bëri një postim të gjatë pasi kaloi një javë në një kamp refugjatësh duke u munduar që t’i japë siguri dhe mbështetje të gjitha grave e fëmijëve. Ajo dhe shoku i saj…

Read More