Author: tirana

Një 34-vjeçare e cila kujdesej për një çift të moshuar, i ka vjedhur më shumë se 75,000 paund nga llogaria e tyre bankare. Këto para ajo i ka përdorur në lojërat e fatit, për të blerë drogë dhe për t’u ushqyer. Rebecca Fidler, 34 vjeç, ishte punësuar për të ndihmuar çiftin në Carlisle, Cumbria për shkak të moshës së thyer. Çifti i besoi asaj kartën bankare për të tërhequr pensionin e tyre, por ajo ia harxhoi të gjitha kursimet e jetës. Bill Gass, një veteran i Marinës Mbretërore i cili shërbeu në flotën e Princit Philip në Luftën e Dytë…

Read More

Më 14 Maj, koalicioni “Bashkë Fitojmë” fitoi vetëm në 7 bashki, në 53 fitoi PS-ja dhe një bashkie e mori minoriteti grek. Sali Berisha ka mbledhur këtë të hënë kandidatët e bashkive të zgjedhjeve vendore. Ai thotë se suksesi i tyre ishte i madh pavarësisht se mori rezultatin më të rëndë në histori. “Suksesi i kandidatëve tanë në këtë betejë ishte i madh. Por beteja ishte e pabarabartë. Ju falenderoj shumë. Mirënjohje për përpjekjet në fushatë”,-tha Berisha.

Read More

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka folur për mediat pas takimit me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani. Ai theksoi nevojën për qetësimin e situatës në veri. Hovenier gjatë ditës është takuar edhe me dy kryetarët e komunave, të Zveçanit dhe atë të Zubin Potokut, Ilir Pecin dhe Izmir Zeqirin. Mëngjesin e sotëm, grupe qytetarësh serbë janë mbledhur para objekteve komunale në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviç, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë. Mes tyre, sipas raportimeve, ka pasur edhe njerëz me maska, e për të cilët Instituti Octopus ka ngritur shqetësimet se mund të jetë…

Read More

Një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë diplomimit të disa maturantëve, në një shkollë private në Tiranë. Teksa po mbahej ceremonia e diplomimit dhe në skenë ishin ngjitur disa nxënës, ekrani digjital pas tyre është shkëputur. Siç shihet edhe në videon e publikuar në rrjet, ekrani i madh ka rënë mbi nxënëset dhe i ka zënë poshtë. Si pasojë rapotohet se kanë mbetur të plagosura disa nxënëse, të cilat kanë thyerje të gjymtyrëve dhe lëndime të tjera në trup. Lëndohen vajzat maturante. #matura #joq pic.twitter.com/63LhxwAbqF— JOQ Albania (@JoqAlbania) May 28, 2023

Read More

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, ka thirrur zgjedhjet e përgjithshme në vend për në korrik. Ai bëri me dije se kishte informuar mbretin Felipe VI, kreun e shtetit të Spanjës, për “vendimin e tij për shpërndarjen e Parlamentit dhe thirrjen e zgjedhjeve të përgjithshme” që do të mbahen të dielën, më 23 korrik”. Sanchez mori përgjegjësinë për rezultatin e Partisë Socialiste të Punëtorëve Spanjoll në zgjedhjet lokale. “Shumë drejtues me menaxhim pa të meta kanë pushuar së qeni të tillë. E gjithë kjo e bën të përshtatshme që spanjollët të qartësojnë forcat politike që duhet të udhëheqin këtë fazë. Gjëja më…

Read More

Deputetja e PD-së, pjesë e Rithemelmit, Albana Vokshi në një deklaratë nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, tha se ka kallëzuar kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari dhe biznesmenin Pëllumb Salillari. Ajo tha për mediat se të dy kanë përdorur postin e tyre dhe burimet financiare, për atë që ajo e cilësoi krimin elektoral të 14 Majit. Vokshi u shpreh se SPAK refuzon të hetojë krimet elektorale, ndërsa njoftoi se kanë dorëzuar rreth 30 kallëzime për zgjedhjet. “Dëshmohet sesi partia-shtet ka abuzuar me burimet për të fituar zgjedhjet e 14 majit. Ka prova që është shtruar asfalt elektoral në disa rrugë, pa…

Read More

Kryetari i ri i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq këtë të të hënë i është drejtuar me një kërkesë KOSTT-it dhe Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), për të nisur pagesën e faturave të energjisë elektrike në institucionet publike të kësaj komune. “Sot ju drejtova KOSTT dhe ZRRE me kërkesën për të na kyçur dhe filluar pagesën e rrymës elektrike në institucionet publike të Komunës sonë. Gjithashtu kërkova që të na njoftojnë mbi borxhin që i duhet paguar institucioneve të Republikës së Kosovës për rrymën e papaguar nga komuna që drejtoj”, ka shkruar Atiq në Facebook. Siç është informuar…

Read More

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajoni Tiranë ka kapur në flagrancë 2 punonjës policie, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Të arrestuarit janë: Inspektor A.C., 36 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë; Inspektor, H.XH, 26 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. “Arrestimi u krye pasi këta punonjës policie u kapën në flagrancë duke i marrë një drejtuesi mjeti 100 euro, me qëllim shmangien e ndëshkimit të…

Read More

Dënimi i një gjyqtari, rruga e një shoferi, një terapi e mjekut, ka profesione që kërkojnë përqendrim intensiv dhe të vazhdueshëm dhe edhe një herë shkenca ka vërtetuar se lodhja mendore ka efekte reale në tru. Një studim i Institutit të Trurit në Paris, duke i nënshtruar një grupi prej 40 personash në skanime të trurit në periudha të ndryshme të ditës së tyre të punës, në fakt zbuloi se detyrat e zgjatura njohëse që kërkojnë shumë detyra, shumë përqendrim, kujtesë dhe zgjidhje të problemeve, favorizojnë akumulimin në trur të glutamatit. Është një substancë kimike potencialisht toksike që eliminohet gjatë…

Read More

Në seancën e radhës ndaj të akuzuarve për inceneratorin e Fierit, gjykata rrëzoi kërkesën e të pandehurve Arben Dervishaj dhe Regan Merdani për mos kompetencë. Aktualisht gjykata është tërhequr në dhomë këshillimi për t’u shprehur për kërkesat për gjykim të shkurtuar. Këtë lloj gjykimi e kanë kërkuar ndër të tjerë edhe të pandehurit Lefter Koka, Alqi Bllako e Klodian Zoto. Kujtojmë se pak ditë më parë, Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim dosjen ndaj 19 të akuzuarve për aferën e inceneratorit të Fierit, mes të cilëve, ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako. Kalimi…

Read More

Edhe pse fitoi në zgjedhjet e 14 majit në bashkinë e Himarës, Fredi Beleri ndodhet në burg që prej datës 12 maj, pasi akuzohet se ishte duke blerë vota. Por mësohet se ai ndodhet me prej 2 ditësh në spitalin e burgut, pasi ka shfaqur probleme me zemrën. Ai vijon betejën për të fituar lirinë. Beleri është shpallur fitues nga KQZ-ja si kryebashkiak i Himarës, pasi u kandidua nga koalicioni Berisha-Meta, por fakti që ai ndodhet në burg dhe pamundësia për të bërë betimin mund të jetë një arsye që ai ta humbë përfundimisht mandatin. Beleri ka angazhuar avokatët e…

Read More

Tensionet në veriun e Kosovës, vijojnë të mbeten të larta. Grupe qytetarësh serbë u mblodhën pranë objekteve komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç për të mos lejuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë. “Detyra e KFOR është të ndalojë aktet e njëanshme të Prishtinës dhe jo të pengojë punonjësit të hyjnë në ndërtesat komunale”. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic reagoi me këto fjalë, ndaj zhvillimeve në veriun e Kosovës. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç lëshoi më herët një paralajmërim të zymtë. Sipas tij, diçka që nuk është parë pritet të ndodhë në Kosovë, ku siç tha, situata është me e…

Read More