Fituesi i Big Brother VIP Luiz Ejlli padyshim është personazhi i momentit në showbizit shqiptar. Rrjetet sociale të këngëtarit numërojnë me qindra mijëra ndjekës dhe shpesh herë ai ndalet në rrugë nga fansat. Por duket se edhe punonjësit e Policisë së Shtetit nuk i kanë rezistuar tundimit për të bërë foto me këngëtarin, i cili më pas i ka postuar në një foto në story-n e tij në Instagram.
Author: tirana
Ish-Presidenti Hashim Thaçi ndodhet sot në Kosovë. Kjo është hera e tij e parë në vend, prej nëntorit të vitit 2020, kur u arrestua. Thaçi që mbahet në paraburgim në Hagë, ka ardhur sot në Kosovë për ta vizituar nënën e tij, e cila raportohet të ketë probleme shëndetësore.
Sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në të gjithë qarqet të shoqëruara me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). TEMPERATURATNesër (e martë, dt.30) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:në bregdet: 15 / 22 °Cnë vendet e ulëta: 11 / 23 °Cnë vendet malore: 8 / 21 °CERASot pasdite (e hënë, dt.29) dhe nesër (e martë, dt.30) era pritet të jetë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.
Avokati Spartak Ngjela komentoi situatën në veri të Kosovës dhe tensioneve që kanë lindur aty pas marrjes së detyrës nga kryekomunarët shqiptarë. Ngjela bëri një parashikim për atë që pritet të ndodhë në Kosovë duke marrë si analogji largimin e Partisë Demokratike nga zgjedhjet lokale në Shqipëri. Ngjela tha në studion e Euronews Albania se protestat do të shuhen dhe shqiptarët nuk do t’i lëshojnë drejtimin e komunave. Madje Ngjela bëri dhe një parashikim afatgjatë, teksa tha se serbët në veri të Kosovës në një të ardhme do të shpërngulen dhe do të shkojnë në Serbi pasi aty është tokë…
Apeli i Përgjithshëm në Tiranë nuk e ka shqyrtuar kërkesën e Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit për të konsideruar si të paligjshëm arrestimin e tyre nga policia e Vlorës dhe ndryshimin e masës së sigurisë të marrë nga Gjykata e shkallës së parë Vlorë. Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm ia kaloi çështjen për kompetencë GJKKO-së.
Agron Gjekmarkaj nuk e mbështet rikthimin e Lulzim Bashës pas disfatës të opozitës në zgjedhjet e 14 majit. I ftuar në Report Tv në emisionin ‘Kontrast’, deputeti demokrat thotë se Basha së bashku me Sali Berishën duhet të bëjnë hapa pas në mënyrë që të rikonceptohet PD. Sipas Gjekmarkajt, asnjëri prej tyre nuk sjell alternativë për shqiptarët dhe këtë e kanë treguar rezultatet e zgjedhjeve. “Nëse sot del e thotë se mund të jem risia e fituesi, nuk e di sa seriozisht mund të merret nga njerëzit. Unë personalisht kam respekt nga ana njerëzore por nga ana politike, Basha me…
Sëmundjet e veshkave mund të prekin si burrat ashtu edhe gratë, por për disa faktorë të rëndësishëm, gratë janë në rrezik më të lartë. Sipas studimeve, gratë mbi 30 vjeç janë veçanërisht në rrezik shumë të lartë dhe kjo sëmundje është bërë mjaft e përhapur në këtë grupmoshë. Në këtë histori, ne jemi këtu për t’ju shpjeguar pse gratë janë në rrezik më të lartë se burrat? UTI UTI është një sëmundje që u shfaqet më shumë femrave sesa meshkujve për arsye anatomike. Nëse kjo gjendje nuk trajtohet në kohën e duhur, mund të çojë në probleme të rënda të…
Është arrestuar nga policia 24-vjeçari Briken Rusta i cili tentoi të vriste me armë Maringlen Hidën rreth katër ditë më parë. Ai ishte nisur për ta vrarë më kallash por kur vuri re se po ndiqej nga policia hodhi armën e u arratis.
Elhaida Dani ka shënuar suksesin e rradhës duke dhuruar një mbrëmje të magjishme në muzikalin “Notre Dame de Paris”, në rolin e Esmeraldës. Në prapaskenë për ta mbështetur natën e mbrëmshme ishte edhe Lediani. Nëpërmjet një videoje të publikuar në Instagram, çifit shihen mjaft të lumtur në krahët e njëri-tjetrit duke u puthur. Sakaq Elhaida postoi dhe një video me balerinin i cili shfaqej duke mbajtur disa nga lulet që i kishin dhuruar artistes.
Nga Ergys Kavaja/ Letër e hapur drejtuar Kryeministrit z.Edi Rama I nderuar Kryeministër i vendit tim, Po ju drejtohem sot Ju, me këtë letër të hapur duke marrë përsipër ndoshta edhe peshën e të gjithë bashkëqytetarëve të mi shkodranë, ato të cilët në pamundësi për t’ju shkruar apo folur publikisht e mendojnë të njëjtën gjë si unë për një cështje sa sensitive por edhe jetike për të ardhmen e këtij qyteti. 14 Maji foli, dhe Ju dha të drejtë të shpalleni fitues në një garë elektorale në Shkodër, në kalanë e fundit siç shumë kush e etiketonte Shkodrën, Ju dha…
Me një diferencë prej dy milionë votash dhe një përqindje prej 52,15% kundrejt 47,85% të Kemal Kilicdaroglu, Rexhep Tajip Erdogan u shpall presidenti i 13-të i Turqisë. Megjithatë, përballjet dhe polemikat e ashpra nuk u kufizuan vetëm në brendësi të vendit fqinj, por kaluan edhe jashtë kufijve dhe konkretisht në Kanë ku mbahet Festivali. Aktorja 37-vjeçare turke, Merve Dizdar, e cila fitoi çmimin për rolin e parë femër për interpretimin e saj në filmin “Dry Grasses”, vendosi të bëjë një deklaratë me përmbajtje feministe. “Personazhi i Nurait që unë luaj në film është një grua që lufton për bindjet e saj dhe vetë ekzistencën e saj dhe ajo…
Neda Balluku është bërë nënë për herë të tretë përpara disa javësh. Opinionistja e “Përputhen” ka sjellë në jetë pas dy djemsh, një vajzë. Së fundmi Neda u rikthyer në punë dhe ka publikuar disa foto duke i dhënë gji vajzës së saj në ambientet e emisionit. Ishte pikërisht ky postim i saj që ndezi menjëherë rrjetin, të cilët janë ndarë në dy grupe për shkak të opinioneve të tyre. Disa e kanë përkrahur fuqinë e saj e disa të tjerë kanë zgjedhur ta kritikojnë atë. Mes tyre, Neda ka zgjedhur t’i përgjigjet këtyre të fundit, duke bërë një postim në Instagram…