Trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë përleshur në pasditen e së hënës më disa protestues serbë, të tubuar para ndërtesës së Komunës së Zveçanit. Gjatë ndërhyrjes janë dëgjuar shpërthime të shumta dhe protestuesit janë parë duke hedhur gjësende në drejtim të trupave ndërkombëtare. Serbët kanë protestuar që nga mëngjesi i 29 majit në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, duke kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë të këtyre komunave dhe duke kërkuar largimin e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.
Author: tirana
Pandeli Majko, i cili ka qenë kryeministër i Shqipërisë në kohën e luftës në Kosovë ka paralajmëruar për një konflikt shqiptaro – serb, që siç thotë ai është vetëm një hap larg. Me anë të një postimi në Facebook, Majko ka reaguar për situatën e tensionuar në veri, ndërsa thekson se “shërbimet ruse po punojnë nën “alibinë” e krijuar”. “Konflikti shqiptaro-serb është një hap larg! Shërbimet ruse po punojnë nën “alibinë” e krijuar! Këmbëngulja për të bërë gjënë e duhur, në politikë, bëhet shpesh justifikim për rezultatin e gabuar”, shkruan Pandeli Majko. Më 26 maj, pesë policë u lënduan gjatë…
Në një përgjigje dhe raportim para Këshillit të Lartë të Prokurorisë kreu i SPAK z.Altin Dumani më 16 Mars 2023 paralajmëroi ritestimin për agjentët e BKH-s, Byrosë Kombëtare të Hetimit. Tashmë 28 agjentëve të grupit të parë u është dërguar program i ritestimit. Ritestim që pritet të mbyllet në javët në vijim, përgjatë Maj-Qershor. Vetëm pak ditë më parë hetuesit e grupit të parë bënë dy vite pune, kohë për të cilën z.Dumani do të deklaronte më 16 Mars se kush sishte bërë hetues sëpaku i mirë deri në këtë moment nuk do të tolerohej më. “Lidhur me Byronë Kombëtare…
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj. Nga përplasja e fortë e dy automjeteve janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje. Ndërkaq, grupi hetimor po kryhen veprimet proceduriale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se situata në Kosovë është alarmante dhe se mund të provokojë një tjetër konflikt në qendër të Evropës. “Një shpërthim i madh po përgatitet në qendër të Evropës – pikërisht në vendin ku, në vitin 1999, NATO-ja sulmoi Jugosllavinë, duke shkelur çdo parim të imagjinueshëm të Aktit Final të Helsinkit dhe të dokumenteve të OSBE-së”, tha Lavrov gjatë një vizite në Kenia, raporton agjencia shtetërore ruse, RIA Novosti. Ai shtoi se situata kërkon një “zgjidhje gjeopolitike” që do të garantonte sigurinë e vendeve evropiane. Sipas tij, “asnjë bllok, përfshirë NATO-n, nuk ka…
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj paraqiti sot në Kuvend ndryshimet e ligjit për strehimin social. Synimi, tha ministrja është zgjerimi i përfituesve edhe me kategorinë e të punësuarve në administratën publike, të rinjtë dhe familjet e reja. Ajo u shpreh se ndryshimet ligjore propozojnë shtimin e një kapitulli të ri që adreson mbështetjen me kredi të lehtësuara për strehimin e punësuarve të administratës publike. “Përmes ndryshimeve po i japim zgjidhje njërës prej sfidave të kohës, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në vendet e BE, atë të largimit të shtresës së mesme dhe përkeqësimit të situatës së…
Një varkë me më shumë se 20 pasagjerë u mbyt nga erërat e forta në liqenin Maggiore në veri të Italisë. Për pasojë, katër persona kanë humbur jetën. Viktimat janë italianë, izraelitë dhe rusë. Attilio Fontana, president i rajonit të Lombardisë, tha se “incidenti shumë i rëndë” ndodhi për shkak të motit të keq. Sipas mediave italiane, pasagjerët po festonin një ditëlindje.
Drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Niko Peleshi ka falënderuar qytetarët për besimin në zgjedhjen vendore të 14 majit. Gjatë një takimi falenderues, ministri premtoi se PS do ta bëjë Korçën dhe bashkitë e tjera të këtij qarku një histori suksesi. “Edi Rama ka ardhur në Korçë për të ndarë me qytetarët e Korçës falënderimin e mirënjohjen. Të gjithë ata që na besojnë,dolën në votim. Të djathtët abstenuan në zgjedhjet vendore të 14 majit. Ju falënderojmë. Do punojmë për të gjithë qytetarët, me parti, pa parti, pa ngjyra politike. Do ta bëjmë Korçën dhe bashkitë e tjera, një histori suksesi”,…
Wizz Air” njihet si një ndër kompanitë ajrore më problematike të aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Rinasit. Pre e problematikave të kompanisë ajrore “Wizz Air” ka rënë edhe Aleksia Peleshi, vajza e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi. Ajo studion në Spanjë dhe ditën e djeshme do të udhëtonte drejt Barcelonës, por avionit të “Wizz Air” i ishte prishur motori një minutë para nisjes. Këtë gjë e ka bërë me dije vetë Aleksia Peleshi përmes një postimi në InstaStory. Ajo shprehet se është hera e 100 që i ndodhin incidente me kompaninë “Wizz Air”. “Vetëm WizzAir mund t’i ndodhë t’i “prishet…
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se situata në Kosovë është alarmante dhe se mund të provokojë një tjetër konflikt në qendër të Evropës. “Një shpërthim i madh po përgatitet në qendër të Evropës – pikërisht në vendin ku, në vitin 1999, NATO-ja sulmoi Jugosllavinë, duke shkelur çdo parim të imagjinueshëm të Aktit Final të Helsinkit dhe të dokumenteve të OSBE-së”, tha Lavrov gjatë një vizite në Kenia, raporton agjencia shtetërore ruse, RIA Novosti. Ai shtoi se situata kërkon një “zgjidhje gjeopolitike” që do të garantonte sigurinë e vendeve evropiane. Sipas tij, “asnjë bllok, përfshirë NATO-n, nuk ka…
Mediat spanjolle kanë raportuar vrasjen makabër të një 29-vjeçari shqiptar në Barcelonë, shkak i së cilës është bërë sherri për 5 euro, por që i ka marrë jetën të riut. Mësohet se viktima është identifikuar si Artjol Ramaj, i denoncuar nga familjarët si i humbur që prej datës 2 mars të këtij viti. Kanë qenë vetë familjarët që kanë njoftuar në redaksinë e ‘Pa Gjurmë’ se si u njoftuan nga policia dhe se si u zbulua që bëhet fjalë për Artjolin e tyre. Nëna e 29-vjeçarit, Valentina Ramaj mes lotësh tregoi se si e mësoi lajmin dhe më pas telefonoi…
Opinionistja e “Përputhen”, Neda Balluku është bërë nënë për herë të tretë përpara disa javësh. Ajo ka publikuar disa foto duke i dhënë gji vajzës së saj në ambientet e emisionit. Nisur nga kjo foto, disa e kanë përkrahur zgjedhjen e saj, e disa të tjerë e kanë kritikuar. Mes tyre, Neda ka zgjedhur t’iu përgjigjet këtyre të fundit, duke bërë një postim në Instagram me fotot e komenteve të tyre. “Ju thjesht i doni gratë në shtëpi. Për cilëndo arsye. Nëse eshtë shtatzënë, apo lehonë. Nëse është me fëmijë të vogël apo si lopë kur i thoni ju. Nëse është me gji…