Në partneritet me Qendra ALTRI dhe Friends of Europe, për 3 vitet e ardhshme Komiteti Shqiptar i Helsinkit do të udhëheqë iniciativën “Shoqëria Civile kundër korrupsionit, nga një sfidë vendase në një përgjigje Evropiane”. Në eventin e sotëm lançues u bënë bashkë përfaqësues të institucioneve kyçe, të cilët me veprimtarinë e tyre kontribuojnë në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, si SPAK, Ministria e Drejtësisë, ILDKPKI, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Nuk munguan përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët do të jenë në fokus të veprimtarisë së një Rrjeti të dedikuar Kundër Korrupsionit.
Author: tirana
Teksa fikja e WiFi-së tuaj mund t’ju kursejë pak para, mund të shkaktojë më shumë probleme afatgjatë. Ekspertët e fushës u kanë kërkuar familjeve që të mos i fikin ruterat e tyre sado joshëse mund të duket kjo. Jeff Parsons, redaktor i teknologjisë dhe shkencës në Metro, vuri në dukje se ndërmarrja e këtij veprimi mund t’i kursejë një familje mesatarish deri në 20£ në vit. Megjithatë, ai vazhdoi të shpjegonte: “BT, Sky dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve të internetit rekomandojnë t’i lini ruterët tuaj të ndezur gjatë gjithë ditës, çdo ditë.” Arsyeja është se fikja dhe ndezja e…
Elbasani ishte ndalesa e radhës e turit të falenderimit të kryeministrit Edi Rama pas fitores së thellë më 14 maj.Në fjalën e tij, drejtuesi Politik i Qarkut Elbasan, njëherësh Sekretar i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri u shpreh se fitorja në këtë qark ishte e pastër. “Unë së pari dua t’ju falenderoj në emër të ekipit politik të Partisë Socialiste për të gjithë kontributin e dhënë, për punën e bërë, të gjitha bashkitë e Qarkut të Elbasanit ku ne arritëm një rezultat fantastik 7 – 0. Pavarësisht se rezultati ka dhe ngjyrat e tij brenda, diku më mirë diku me…
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar turin e falënderimeve në qytetin e Elbasanit. Por gjatë fjalës së kryeministrit, një qytetar i cili ishte i pranishëm në takim ka fishkëllyer. Ramës, duket se kjo nuk i ka pëlqyer, duke thënë se atë duhet ta bëjë në stadium, kur të luajë Elbasani me Manchester City. “Zogu të lutem, fishkëllimat në stadium kur të luajë Elbasani me Manchester City a të keqen. Unë e di që ai fishkëllen nga qejfi, por të lutem. Se ke hipur në maj të pemës”, tha Rama. Ndërkohë në fjalën e tij Rama ironizoi opozitën duke thënë se “premtojnë…
Këtë pasdite janë regjistruar sërish tensione para ndërtesës së komunës së Zveçanit, ku po mbahet një protestë. Është dashur ndërhyrja e trupave të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, për të shpërndarë protestuesit serbë. Siç shihet nga pamjet e publikuara nga REL, zona është përfshirë nga gaz lotsjellës, zjarr dhe shtëllunga tymi, ndërkohë që dëgjohen edhe sirena dhe shpërthime. Protestuesit hodhën në drejtim të KFOR-it gurë, shishe dhe bomba molotovi. Nga mjetet shpërthyese që u hodhën u dogj një makinë. Si pasojë janë plagosur disa pjesëtarë të KFOR-it, ndërsa një pjesë e madhe e protestuesve serbë u shpërndanë pas…
Ervin Salianji u shpreh se për herë të parë kryeministrin Edi Rama nuk e uroi asnjë personalitet nga faktori ndërkombëtar për fitoren në zgjedhjet vendore. Sipas deputetit demokrat, kjo tregon se në 14 maj nuk kishte zgjedhje. “Padiskutim që rezultati i 14 majit është jashtë pritshmërive. Nuk kishte njeri që ja rrokte imagjinata që do të ishte kështu. Prandaj po flasim për rindërtimin e opozitës. Jemi në këto kushte, unë nuk bëj pjesë tek ata që janë qaramanë. Nëse merremi pas çdo zgjedhjeje me qaramanllëqe, do të mbetemi në vend. Nëse kryeministri vendos, se e pashë edhe sot, që të…
Qeveria ka nisur procesin e zëvendësimit të disa ambasadorëve të cilëve u ka mbaruar mandati, apo janë drejt daljes në pension. Qeveria shqiptare i nis këto ndryshime të ambasadorëve të cilat duhet të ishin bërë shumë kohë më parë, por të qenurit e Ilir Metës president, shikohej si një mur pengese për emërimet e reja. Ky proces fillon tashmë që Bajram Begaj është kreu i shtetit. Top Channel mëson se në presidencë gjatë kësaj jave pritet të mbërrijë, lista me propozimet e grupit të parë të ambasadorëve të rinj. As qeveria dhe as presidenca nuk pranuan të komentojnë emrat e…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës. Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Berisha shprehet se ushtarët e KFOR janë sulmuar nga kriminelë me maska e mjete të forta. Më tej akuzon presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç se bashkëpunon me Kremlinin dhe se kërkon destabilizimin e Kosovës. “Serbomadhi Vuçiç në bashkëpunim me Kremlinin, kërkon destabilizimin e Kosovës. Të dashur miq, Presidenti i serbomadhisë ka angazhuar fallangat e tij kriminale të dërguara nga Beogradi dhe bandat serbe lokale, në veprime të dhunshme kundër ushtarëve të KFOR-it, gazetarëve dhe policisë së Kosovës që po mbajnë rendin dhe sigurinë në…
Çdo grua në një moment në jetën e saj duhet të merret me pikat e zeza dhe me poret. Këto gropa të vogla janë thjesht hapje pak më të gjëra të indeve të lëkurës dhe në to ka tendencë të mblidhen papastërti duke krijuar pika të zeza. Kontrolloni këto gjëra në përditshmërinë tuaj dhe do të keni gjithmonë pore të pastra: 1. Maskë balte: Këto maskë heqin ujin dhe vajin nga lëkura dhe tkurrin poret tuaja. Përdorni maska balte me argjilë bentonite dhe kaoline. 2. Toner: Tonerat balancojnë peashin e fytyrës dhe e mbajnë atë të pastër. Eliminojnë vajin…
Ish-konkurrenti i “Big Brother Vip”, Elvis Pupa ka thumbuar reperët shqiptarë. Në një video në Instagram, aktori është shprehur: “S’e marr vesh fillon kënga me gjuhë letrare pastaj kalon në dialekt kosovarë pastaj në anglisht ka disa edhe spanjisht nuk i marr vesh çfarë duan të thonë edhe ‘gjella turli’ e ka më shumë ‘dinjitet’ nuk pranon kaq shumë përzierje.” Nuk dihet ende se për cilin reper e ka këtë thumb Visi, por duket që ka përfshirë të gjithë artistët që bëjnë muzikë me rrymë rrep.
Dy persona kanë mbetur të lënduar pas përplasjes së KFOR me protestuesit në Zeçan. Kurir.rs raporton se si pasojë e përplasjeve kanë mbetur të plagosur 2 serbë. Gjithashtu raportohet se të lënduar kanë mbetur edhe ushtarë të forcave të NATO-s. Disa autoambulanca janë parkuar në qendër të qytetit dhe mjekët u japin ndihmën e parë të lënduarve nga gazi lotsjellës.
Moti i pazakontë ka përfshirë vendin ditët e fundit. Qyteti i Kuçovës është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe breshëri. Sikurse mund të shihni dhe nga këto foto, disa banorë po e heqin me lopata breshërin që ka rënë.