Author: tirana

Situata në veriun e Kosovës, është ngjarje që ka përfshirë shumë edhe ndërkombëtarët. Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, thotë se Serbia po i paguan grupet kriminale serbe në veri. Ajo përmend edhe shkrimin nga media “New York Times” që e lidh presidentin e Serbisë me krimin dhe korrupsionin. “Inkurajoni këdo që ndjek ngjarjet në Kosovë të lexojë këtë artikull të NYT për Vuçiç, dhe lidhjet e tij me grupet e krimit të organizuar dhe përdorimin e bandave për t’i realizuar dhe siguruar interesat e tij. Në veri të Kosovës, bandat…

Read More

Tenisti serb, Novak Djokovic ka folur për mediat pas deklaratës nacionaliste që bëri një ditë më parë, ku pas ndeshjes me Aleksandar Kovacevic në Roland Garros iu drejtua kamerës, duke shkruar “Kosova është zemra e Serbisë! Ndaleni dhunën”. “Kjo është më e pakta që mund të bëjë. Kam detyrimin si figurë publike të jap mbështetjen time. Si djalë i një babai të lindur në Kosovë, ndjej nevojën për të dhënë mbështetjen time për Serbinë. Nuk e di se çfarë do të sjellë e ardhmja për popullin e Kosovës dhe të Serbisë, por në situata të tilla duhet të tregosh unitet”,…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar artikullin nga prestigjiozja amerikane “CNN”, ku e rendit Shqipërinë si destinacion i turizmit të qëndrueshëm, mes bregdetit fantastik, natyrës dhe trashëgimisë kulturore, duke ofruar eksperiencën unike të pushimeve për vitin 2023. “SHQIPËRIA, NJË PERLË MESDHETARE dhe këtë e thotë gjigandi mediatik botëror CNN që na rendit mes 12 alternativave për t’u vizituar këtë verë, si destinacion i turizmit të qëndrueshëm, mes bregdetit fantastik, natyrës dhe trashëgimisë kulturore, duke ofruar eksperiencën unike të pushimeve për vitin 2023”,-shkruan Rama.

Read More

Protestuesit serbë të cilët sulmuan KFOR-in, Policinë e Kosovës dhe gazetarët kanë mbajtur kapele me një simbol të njohur. Këta serbë janë krahasuar me kriminelin serb, Veljko Belivuk, dhe thuhet se kanë të njëjtat kapela. Belivuk është udhëheqësi i një grupi tifozësh futbolli i quajtur Veljko Belivuk, ose ‘Velja Nevolja’ [Problemi Velja]. Anëtarët e klanit të tij kriminal dhunuan forcat italiane të KFOR në Zveçan. Media, edhe pse një kapele e tillë është mjaft popullore, kanë bërë një lidhje me bandën e Belivuk. Belivuk akuzohet për drejtimin e një bande kriminale të lidhur me trafikun e drogës, rrëmbimin, pastrimin e…

Read More

Media izraelite “Terror Alarm”, thotë se pjesëtarë të grupit mercenar Wagner janë nisur për në Kosovë. Më tej theksohet edhe se informacioni është siguruar nga OpenSource Intelligence, përkatësisht nga monitorimi i kanalit të PMC Wagner në Telegram. Grupi mercenar i shpallur organizatë terroriste nga Perëndimi, por edhe Kosova, thuhet se ka ngritur një degë në Serbi dhe disa herë ka pasur akuza për futjen e trupave në territorin e Kosovës.

Read More

Fituesi i “Big Brother Albania Vip 2”, Luiz Ejlli përpos projekteve muzikore, ka hapur edhe një kompani për produksione televizive dhe në fushën e argëtimit. Sipas një ekstrakti nga QKB, thuhet se Ejlli ka likuiduar detyrimet që kishte ndaj përmbaruesve dhe bankave nga vitit 2019, ku i ishte sekuestruar ky biznes. Në datë 21 prill 2022 i është hequr sekuestro, ndërsa më 23 maj në 2023, ai i ka ndryshuar veprimtarinë e saj në QKB. “Prodhim i produksioneve televizive, spote, konkurse muzikore, festivale apo aktiviteve te zhanerve te ndryshme artistike, sportive, etj. Organizime masive eventesh, koncerte indoor outdoor, promovim aktivitetesh…

Read More

Artisti argjentinas me famë botërore Maximiliano Bagnasco, po realizon në një prej fasadave në kryeqytet portretin gjigand të Lionel Mesit, që konsiderohet edhe si lojtari më i mirë i botës dhe nga shumë si më i miri i të gjitha kohërave. Muralja e Mesit do jetë te Godinat e reja të Konvikteve tek Farmacia 10 në kryeqytet, ndërsa po tërheq çdo ditë kureshtjen e qytetarëve të shumtë që kalojnë aty. Maximiliano Bagnasco është një emër i njohur në fushën e artit, ndërsa ka dhe rreth 300 mijë ndjekës nga e gjithë bota. Në Itali ai njihet për muralen gjigande me…

Read More

Pamje tronditëse disa ditë më parë u bëmë virale, ku një nënë në Durrës u filmua teksa dhunonte fëmijën e saj të vogël në mënyrë kafshërore. Fillimisht ajo e godet me shuplaka, teksa duke ecur ajo e qëllon fort me shkelma. Kristina Aliu është marrë në hetim në gjendje të lirë, duke qenë se ka dhe një foshnjë tjetër të mitur, 6-muajshe. 22-vjeçarja është pyetur në prani të Shërbimit Social Durrës dhe psikologes së DVP Durrës dhe pas konsultimit me prokurorin, u vendos se duke qenë me foshnjen 6-muajshe, të procedohet në gjendje të lirë. Ndalimi i saj u bë…

Read More

Në daljen veriore të qytetet të Lushnjes, u regjistrua një aksident. Mësohet se dy motorra janë përplasur në një kryqëzim rruge pranë një shkollë. Për pasojë, dy automjetet kanë përfunduar në trotuar ku për fat të mirë këmbësorë nuk ka pasur. Nga aksidenti të lënduar kanë mbetur drejtuesi i automjetit që shërbente si Taxi dhe udhëtarja. Me ndërhyrjen e zjarrfikëses dhe policisë si dhe të ambulancës, janë nxjerrë nga mjeti të lënduarit të cilët më pas u dërguan në spital. Kryqëzimi në fjalë është problematik pasi për të shmangur 1 km rrugë, drejtuesit rrezikojnë jetën e tyre dhe atë të…

Read More

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Francës ka reaguar për situatën në veri të Kosovës. Sipas kësaj ministrie, Franca dënon dhunën dhe u bën thirrje palëve, sidomos qeverisë së Kosovës, të ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme për uljen e tensioneve. “Franca dënon dhunën që ka ndodhur në veri të Kosovës në termat më të ashpër të mundshëm dhe u bën thirrje palëve, veçanërisht qeverisë së Kosovës, që menjëherë të ndërmarrin masat e nevojshme për uljen e tensioneve”, thuhet në një postim në Twitter.

Read More

Edhe këtë të martë ka nisur protesta e serbëve në Zveçan. Pjesëtarët e Listës Serbe i janë bashkuar protestuesve që tashmë kanë filluar të mblidhen para komunës së Zveçanit, në veri të Kosovës. Slavko Simic dhe Goran Rakic ndodhen bashkë me serbët e tjerë aty. Edhe dje që të dy ishin pjesë protestave para të njëjtës komunë. Madje ata ishin negociatorët kryesorë me KFOR-in për të shpërndarë protestuesit serbë që në mbrëmje eskaluan duke shkaktuar dhunë ndaj pjesëtareve të KFOR-it.

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, këtë të martë është takuar me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe kreun e delegacionit të BE-së në Beograd këtë të martë. Pjesë e këtij takimi kanë qenë edhe ministri i Mbrojtjes, Milosh Vuçeviç dhe Gjenerali i Forcave të Armatosura, Milan Mojsiloviç. Mediat serbe deri më tani nuk raportojnë se çfarë është biseduar mes tyre. Vendet e QUINT-it bëjnë pjesë SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Gjermania. Vuçiç akuzoi Kurtin duke thënë se synon të shkaktojë konflikt për të krijuar një konflikt me serbëve dhe NATO-s dhe për të çuar në gjakderdhje të gjithë…

Read More