Është fakt që çdo njeri ka nevojë për kohën e tij për të eksternalizojë ndjenjat e tij. Megjithatë, duket se në këtë ka rol edhe gjinia! Shkencëtarët janë përpjekur të studiojnë dhe të gjejnë se ku zhvillohet dashuria. Përfundimi i tyre, në një hulumtim të botuar në Science Daily, ishte se kjo nuk ndodh në zemrën tuaj, por në trurin tuaj, duke shpjeguar se “zemra është gjithashtu e rëndësishme sepse koncepti kompleks i dashurisë formohet nga poshtë-lart dhe lart-lart, nga truri në zemër dhe anasjelltas”. Të biesh në dashuri është një përvojë magjike, por a e dinit se në fakt fshihet një shkencë pas saj? Kur…
Author: tirana
Pasi dështoi për t’u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar, presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi duket se ka bërë detyrat e fundit ndaj ekipit. Gjatë një interviste, Idrizi edhe pse ka folur me tone të qeta nuk e ka fshehur zemërimin ndaj skuadrës vlonjate, ndërsa theksoi se 70% e ekipit nuk do të jetë më pjesë e Flamurtarit. Sakaq, për trajnerin Diego Longo, Idrizi ka më shumë se kritika ka falënderime. Po cilat janë pritshmëritë për ekipin Flamurtari për sezonin e ri. Pak ditë më parë, Flamurtari humbi finalen e Play Off-it me Korabin dhe këtë sezon objektivi mbetet i…
Dikur, Ledi Shamku Shkreli ka qene deputete e Partisë Socialiste, mirëpo në zgjedhjet bashkiake të 14 Majit, një prej anëtareve të familjes së saj garoi djathtas. Bëhet fjalë për kandidadin demokrat për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçin, i cili është në një lidhje me vajzën e Shamkut. E ftuar në “Pas Mesnate” në ABC News, ajo ka treguar se e ka mbështetur Këlliçin pasi ka besuar te natyra dhe vizioni i tij, por dhe sepse kanë shumë ngjashmëri në idetë për emancipimin e vendit. Shamku ka theksuar se fakti që vetë ka qene me një parti të majtë nuk ka…
Rusia kërkon që Serbia të dërgojë një numër të caktuar policësh dhe ushtarësh në territorin e Kosovës. “Për shkak të situatës aktuale në Kosovë dhe Metohi, do të ishte e dobishme të kujtojmë se në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Beogradi rezervon të drejtën për të kthyer një numër të kufizuar të policëve dhe ushtarëve të tij në atë rajon”,-tha përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë, Mihail Uljanov. Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ka pretenduar se “një shpërthim i madh mund të ndodhë në zemër të Europës”, teksa ka fajësuar…
Pyete për gjithçka dhe do të të përgjigjet për çdo gjë, duket se kështu mund të përkufizohet aplikacioni i shumëpërfolur në mbarë botën ChatGPT. Ky aplikacion duket se iu ka ardhur në ndihmë njerëzve në mbarë botën, por si gjithçka që lidhet me rrjetet apo mediat sociale edhe ChatGPT ka anën tjetër të medaljes. Aplikacioni mund të përdoret nga studentët për të kryer detyra kursi, por edhe për të kopjuar në provime në një formë krejt ndryshe nga ‘tradicionalja’. Për t’i paraprirë këtij fakti, universiteti i Newcastle ka hartuar një e-mail posaçërisht për këtë temë që adresë të fundit ka…
Në vazhdën e debatit për projekt-vendimin për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike, studiuesja Ledi Shamku Shkreli ka deklaruar se po luftojnë për të gjithë shqiptarët që ASA të mos bëhet pjesë e Akademisë së Shkencave. E ftuar në “Pas Mesnate” në ABC News, ajo thotë se në këtë vend ligji është shumë i rëndësishëm dhe sjell një dëm të madh kur shkelet. “Ne do luftojmë për të gjithë, sepse ligji në këtë vend është shumë i rëndësishëm, po ta thotë një person që ka dal nga përvoja e saj ligjvënëse dhe sot si albanologe e njeh shumë mirë dëmin…
Fatjon Murati është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës në lidhje me akuzën e armëmbajtjes pa leje, për arsenalin e armëve që u sekuestrua disa muaj më parë në Sauk. Prokuroria e Tiranës i kërkoi gjykatës ta dënojë me 3 vite burg Fation Muratin, i cili po gjykohej në mungesë për shkak se ishte larguar dhe kishte shkelur masën e arrestit të shtëpisë pas atentatit që u krye në lokalin e tij. Murati u vu në përgjegjësi penale për shkak të një gjurme gishti të tij në kutinë e një pistolete, pjesë e një arsenali armësh të gjetura në…
Redjan Rraja i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, mohoi në seancën e sotme që të ketë lidhje me automjetin “Audi” , që SPAK i ka sekuestruar Kejvina Kthellës. “Kam pasur marrëdhënie miqësie ne Kthjellen, por asgjë tjetër. Ajo makinë ka qenë më emër mbiemër të saj. Unë nuk kam lidhje fare. Është objekt që është i saj. Nuk e di kur është blerë. Në mënyrë absolute nuk kam kontribuar në blerjen e këtij mjeti”, tha Rraja. Në lidhje me të ardhurat e tij, Rraja tha se kishte tre klinika stomatologjike dhe se siguronte deri ne 200 mln lekë…
Zëdhënësi i BE-së për çështje të jashtme dhe të sigurisë, Peter Stano thotë se dhuna në veri të Kosovës “ka ardhur nga të dyja palët”, duke iu referuar Kosovës dhe Serbisë. Nga përleshjet mes protestuesve serbë dhe ushtarëve të KFOR-it, të hënën në Zveçan, mbetën 35 ushtarë të plagosur, ashtu si edhe më shumë se 50 protestues. “Eskalimin e shohim që nga e premtja, prandaj edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell dhe vendet anëtare të BE-së e kanë dënuar dhunën dhe kanë ftuar për uljen e tensioneve. U kanë thënë të dyja palëve”, tha Stano për…
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se Kosova duhet të pezullojë operacionet e policisë rreth ndërtesave komunale në veri të shtetit, si “hap i parë për uljen e tensioneve, ndërsa protestuesit e dhunshëm të ndalen”. “Dua të them se BE-ja e dënon fuqishëm dhunën në veri të Kosovës që kemi parë ditëve të fundit. Aktet e dhunës ndaj qytetarëve, mediave, forcave të rendit dhe KFOR-it janë të papranueshme. Ne si BE qëndrojmë prapa NATO-s dhe KFOR-it në përmbushjen e mandatit në interes të paqes dhe stabilitetit në Kosovë”, tha Borrell më 30 maj. Ai tha se mëngjesin…
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, po përpiqet të organizojë një takim mes dy udhëheqësve, Albin Kurti dhe Miroslav Lajcak, në mesin e tensioneve që kanë shpërthyer në veriun e Kosovës. Planet janë që takimi të mbahet në Bratislavë të Sllovakisë. Iniciativa mbetet në kuadër të një “ideje dhe përpjekjeje, dhe nuk ka konfirmime nga palët nëse janë të gatshme për një takim të tillë”. Bratislava përmendet si vendtakim I mundeshim mes Kurtit dhe Vuçiç, pasi që të dy janë ftuar të marrin pjesë në konferencën për siguri globale, Globsec, që po zhvillohet në Sllovaki.…
Eksperienca e Nacho Fernandez me Real Madridin është drejt fundit, kontrata e të cilit skadon në 30 qershor. Inter dhe Roma do të tentojnë të firmosin me madrilenin, rendimenti i të cilit me gjigandët e Spanjës dhe jo vetëm meriton duartrokitje por ka rezultuar i pamjaftueshëm për të vijuar eksperiencën me këtë skuadër. Transferimi i Antonio Rudiger, shtuar prezencën e Militanos dhe David Alabas e kanë lënë në hije Nacho Fernandezin dhe zikaltërit bashkë me ‘’ Verdhekuqtë ‘’ i kanë ofruar një shans për të vijuar këtë rrugë, në një ndër pesë ligat më të rëndësishme të Europës. Duke marrë…