KAS ka vendosur që të hapë një kuti votimi në Mallakastër pas kërkesës së PDIU-së, e cila pretendon se ka humbur një mandat në Këshillin Bashkiak dhe se votat iu janë kaluar një subjekti tjetër. KAS ka vendosur të hapë një kuti votimi, ku rezulton se PS ka 97 vota dhe në procesverbal ishin shënuar 161 vota. Brenda në kuti votimi ishin 63 vota për Mallakastrën, ndërsa në procesverbal nuk kishte asnjë votë. Ndërsa në PS ka 97 vota, ndërsa në procesverbal i janë shënuar 161 vota.
Author: tirana
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se anulimi i pjesëmarrjes së Kosovës në stërvitjet Defender Europe 2023, është pasoja e parë për Qeverinë e Kosovës, që ka refuzuar thirrjet e Uashingtonit që të shtensionojë situatën në veri. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kishte paralajmëruar më 26 maj se veprimet e Qeverisë së Kosovës në komunat veriore, do të rezultojnë me pasoja në raportet dypalëshe. “Treguesi i parë i kësaj ishte vendimi që u mor natën e shkuar nga komandanti amerikan për Evropën për të anuluar pjesëmarrjen e Kosovës në Defender Europe 2023, gjë që ndodhi gjatë natës”, tha…
20 fëmijë, të cilët po udhëtonin me autobusin e shkollës, janë përfshirë në një aksident orët e para të mëngjesit të sotëm në provincën Massa-Carara, Itali. Sipas informacioneve të para, disa prej fëmijëve kanë mbetur të plagosur. Shoferi, i cili fillimisht mbeti i bllokuar, ishte i fundit që u lirua. Në vendngjarje kanë shkuar edhe dy helikopterë të zjarrfikësve.
Benet Beci është lindur dhe është rritur në Tiranë, po origjinën e ka nga Shkodra. Sipas xhaxhait te Benet Becit, Ismet Beci, gjyshërit dhe babai i kryetarit të Bashkisë, Benet Beci janë rritur në zonën e quajtur “Ura e Dervishbeg”. Ai një pjesë të fëmijërisë së tij e ka kaluar në shtëpinë e gjyshërve, të cilët vinte dhe i vizitonte shpesh, pasi ka qenë shumë i lidhur me ta. Xhaxhai i Benetit, Ismet Beci i cili vazhdon të jetojë në Shkodër në lagjen e të parëve të tyre në Perash. “Vocërria e fëmijëve tanë ka qenë e barabartë. Ne kemi…
Deputeti socialist Erjon Braçe ka hedhur akuza të forta në drejtim të Ministrisë së Bujqësisë e cila drejtohet nga Frida Krifca. Përmes një postimi në rrjete sociale, Bracce nënvizon se pavarësisht alarmit që ai ka ngritur për fermerët që po përballen me karkalecat, ministria ende nuk e ka dëgjuar thirrjen për ndihmë. “Sot jemi në ditën kur pasi ti ke vënë alarmin, verifikohet që ministria as që të dëgjon për punë! Zero! Një minister e tre zëvendësministra, drejtorë pa hesap që as e prishën terezinë për të marrë masa e ndihmuar bujqit, mbrojtur prodhimin! Sot jemi në ditën kur si…
Nëntë persona mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në një shëtitore në qytetin e Hollivudit në shtetin e Floridës, duke bërë që njerëzit të vraponin përgjatë bregdetit, që ishte mjaft I populluar ndërsa festohej Dita e të Rënëve. Autoritetet shëndetësore njoftuan se të plagosur mbetën tre fëmijë dhe 6 të rritur dhe se të gjithë ishin në gjendje të qëndrueshme. Zëdhënësja e policisë, Deanna Bettineschi tha se ishin goditur dhe 4 fëmijë të moshës 1 deri 17 vjeç dhe pesë të rritur mes moshës 25 dhe 65 vjeç. Ngjarja ndodhi pak përpara orës 7 të pasdites,…
Ish-kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi ka deklaruar se Sali Berisha dhe Lulzim Basha po e çojnë PD-në shkatërrim dhe se të dy janë modele të dështuara. Elezi u shpreh në “Tirana Live” se tani partia ka dy konture, atë të Bashës dhe atë të Berishës që sipas tij janë të dështuara, ndaj duhet një dorë e tretë. “Unë jam munduar të jap një kontur të asaj që ndodh sot në PD. Dy janë konturat, modeli i Bashës dhe modelit që ka krijuar Berisha pas 11 dhjetorit. Të dyja këto modele janë të dështuara. Këto dy modele po…
Këshilli Drejtues i Televizionit ublik Shqiptar ka hapur konkursin për zgjedhjen e Drejtorit të PËrgjithshëm, një post vakat që prej dorëheqjes së Enkelej Jotit. Me vendim unanim të anëtarëve prezent çdo kandidat që plotëson kushtet e ligjit, mund të hedhë kandidaturën për të drejtuar median publike të Republikës së Shqipërisë. Faza e aplikimit do të jetë e hapur 10 ditë siç e përcakton ligji, duke nisur nga mbledhja plenare që zyrtarizoi nisjen e procesit për plotësimin e vendit vakant në krye të medias publike shqiptare. Kryetari i Këshillit Drejtues njoftoi po sipas ligjit kriteret që duhet të plotësojnë kandidatet për…
Albina Kelmendi, përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision 2023, ka folur së fundmi rreth eksperiencës së saj në festivalin e madh evropian, ku ka rrëfyer emocionet pas performancave në Liverpool. Gjatë intervistës, Albina zbuloi se ka marrë një ofertë joshëse nga shteti që u shpall fitues i Eurovision për këtë edicion, Suedia. “Nuk e di nëse duhet ta them ende apo jo, por Suedia më është ofruar që të jem përfaqësuesja e tyre vitin e ardhshëm, jemi në bisedime”, tregoi Albina Kelmendi.
Ndonëse pak kohë më parë disa media aluduan për një ndarje mes Getinjos dhe Vivien Thano, dyshja është kapur mat në një lokal ne Ferizaj së fundmi. Kujtojmë që Vivi dhe reperi u njohën gjatë eksperiencës së përbashkët në “Big Brother Vip Kosova”. Natën e parë pas daljes së saj nga shtëpia, Thano u prit nga Getinjo dhe së bashku udhëtuan për në Kosovë, tek familja e reperit. Ata u përfolën edhe se do të bëheshin prindër, mirëpo edhe këto lajme u hodhën poshtë nga vetë Vivi.
Janë zbardhur dëshmitë e personave prezentë në vrasjen e Rrako Qorrit më 4 qershor të 2021 në fshatin Fier i Ri Gazetarja Anila Hoxha ka siguruar për Top Channel dosjen e plotë hetimore, ku janë edhe dëshmitë e personave të pranishëm në momentin e ngjarjes. Sipas dëshmitarit, Sofokli Shani ka kërkuar një birrë në lokalin e Rrako Qorrit, ku ka pyetur nëse birrat janë falas, por pronari i lokalit i është përgjigjur “Partia jonë nuk ofron birra falas”. Pas kësaj bisede Sofokli Shani i nevrikosur ka thënë fjalët “s’dua t’ja di fare i kam lëruar nënën partisë e të gjithëve”…
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar nëpërmjet një postimi ne Instagam se nuk do të shkojë në Bratislavë, duke deklaruar se “është më e rëndësishme për të që të jetë me njerëzit e tij”. Më tej, ai ka bërë të ditur dy kerkesat për shtetet e QUINT-it në raport me situatën në veri. Largimi i Njësisë Speciale të Kosovës dhe largimi i kryetarëve të rinj, janë dy kërkesat e Vuçiçit. Burime të BE-së e përmendën Bratisllavën si vend të mundshëm takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ata thanë se nuk ka asgjë…