Author: tirana

Nga Mero Baze: Në veri të Kosovës nuk janë plagosur thjesht disa dhjetëra ushtarë të KFOR, nga gangsterë serb. Ky do ishte një bilanc fatlum për Kosovën, sikur aty të ishte betejë mes KFOR dhe bandave serbe.  Në Veri të Kosovës, viktima e parë e madhe është avokatia e SHBA për Kosovën. Çdokush që përpiqet të duket “patriot” e të shikojë problemin tek pasojat duke harruar shkakun, në fakt bën me mjete paqësore, atë që po bëjnë me dhunë banditët serb. Kosova dhe bota shqiptare kanë humbur në atë konflikt idiot, shkaktuar me vetëdije prej Albin Kurtit, mbështetjen e SHBA,…

Read More

5 turistë çekë kishin humbur rrugën duke eksploruar zonën e Jollës në Pogradec. Pas njoftimit, policia e Pogradecit ka shkuar në adresën e dhënë dhe ka bërë të mundur lokalizimin e turistëve. Këta të fundit janë shoqëruar nga uniformat blu. “Punonjësit e Policisë i kanë shoqëruar turistët dhe i kanë orientuar në rrugë, ku më pas ata kanë marrë edhe mjetet e tyre motorike”, njofton mes të tjerash policia.

Read More

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore shkarkoi Vehbi Bushatin nga detyra e drejtorit të Policisë së Lezhës, pasi nuk kishte plotësuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar për vettingun, duke bërë që të largohet pa kaluar në verifikimet e procesit. Burime për “Top Channel” thonë se Bushati tashmë është emëruar si këshilltar në kabinetin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg bën me dije se 700 trupa shtesë të NATO do të dërgohen në Kosovë. Madje ai tha se edhe një pjesë tjetër do të jetë në gatishmëri, të cilët do të dërgohen nëse do të jetë e nevojshme. Në një konferencë për mediat, Stoltenberg i ka bërë sërish thirrje Kosovës dhe Serbisë të marrin hapa konkret për ulje të tensioneve. “Ne do të vazhdojmë të veprojmë sipas mandatit që buron nga OKB-ja. Ne kemi vendosur të dislokojmë 700 trupa shtesë nga Forca Operacionale Rezervë për Ballkanin Perëndimor. Po ashtu kemi vendosur në gatishmëri…

Read More

Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me jetën e Georgina Rodriguez para se ajo të bëhej e famshme në vitin 2017 kur filloi të takohej me Cristiano Ronaldon. Sipas revistës “Look”, para se të takonte Ronaldon, Georgina kishte disa lidhje, edhe me njerëz të njohur si Miguel Angel Silvestre, Alberto Santana, ish-ylli i spektaklit televiziv “Gratë dhe burrat” dhe Javi, ish-konkurrent i reality show “Ishulli i tundimeve”. Po kështu ka qenë e lidhur edhe me dikë që e ka ndihmuar financiarisht. Revista nuk ia thotë emrin, por sipas burimeve ata kishin një lidhje serioze. Ish i dashuri i jepte…

Read More

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me tensionet e fundit në veri të Kosovës dhe pasojat që një situatë e tillë ka sjellë në marrëdhëniet me ndërkombëtarët. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka shënjestruar kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten e Vjosa Osmani, për të cilët u shpreh se ata kanë arritur të zbehin çdo sukses të vendit në vetëm 3 vite në pushtet, ndërsa ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Kurtit. Postimi: Albin Kurti e Vjosa Osmani për më pak se tre vjet në pushtet, nuk kanë lënë sukses pa e kthyer…

Read More

Donald Lushaj pret të diplomohet në korrik të këtij viti në degën menaxhim agrobiznes pavarësisht dënimit me 10 vjet e 8 muaj burg për trafik kokaine. Nga qelitë e Peqinit ai ndjek leksionet online ndërsa përfundimi i studimeve ka mbetur peng i një përgjigje nga Drejtoria e burgjeve për praktikën profesionale. Akuzat për trafik kokaine nuk e kanë penguar 30-vjeçarin Donaldo Lushaj të ndjekë universitetin nga qelia e burgut të Peqinit ku madje pret të diplomohet në korrik të këtij viti. Pas arrestimit në shkurt 2018, për trafikimin e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit, 30-vjeçari ka zgjedhur t’i…

Read More

Federata e Tenisit të Kosovës e ka cilësuar gjestin e tenistit serb, Novak Djokovic, në përfundim të ndeshjes në French Open, nxitëse të mëtejshme të dhunës. Në një reagim zyrtar theksohet se shkrimi “Kosova është zemra e Serbisë! Ndaleni dhunën” nga ndikon në rritjen e tensioneve mes dy vendeve, në një kohë ku gjërat janë të agravuara. “Komentet e bëra nga Novak Djokovic në fund të ndeshjes së Roland Garros ndaj Aleksandar Kovacevicit, deklaratat e tij në konferencën për shtyp pas ndeshjes dhe postimi i tij në Instagram përfaqësojnë një seri të thellë për keqardhje. Novak Djokovic ishte tashmë autor…

Read More

Lauren Spaho një 20-vjeçar nga Korça u vra brutalisht më datë 8 maj në Karlstad të Suedisë nga disa persona me kombësi arabe. Babai i viktimës, Alket Spaho mes lotësh tregoi për emisionin “Pa Gjurmë” detajet e kësaj ngjarje makabër. Ai hodhi poshtë versionin e publikuar në media më parë, ndërsa pohoi se i biri u vra në pedonalen e qytetit. “Ka qenë në pedonalen e qytetit me shokët e tij të shkollës së mesme. Djali ishte futur për të ndarë sherrin dhe është goditur pabesisht me një thikë. Goditja ka qenë vdekjeprurëse. Ai ka ndenjur 24 orë në koma…

Read More

Mungesa e fuqisë punëtore gjatë sezonit turistik në Vlorë ka shtyrë bizneset të kërkojnë punonjës në tregun e huaj. Operatorët turistik në Vloirë dhe Rradhimë kanë punësuar të huaj nga Sri Lanka, Turqia apo Nepali. Këta shtetas kanë zgjedhur të punojnë në Vlorë për paga më të larta që ofron Shqipëria në krahasim me vendet ku jetojnë. Andrea dhe Vino janë 2 nga 6 punëtorët nga Sri Lanka që punojnë në pastrimin e hotelit dhe mirëmbajtjen e plazhit. “Jam 23 vjeç, vij nga Sri Lanka, do të punoj 6 muaj dhe do të kthehem në vendlindje, kam prindërit dy vëllezër…

Read More

Kaliumi është një mineral thelbësor për shëndetin e njeriut dhe është thelbësor për funksionimin nervor. Një përqendrim i ekuilibruar i kaliumit në gjak siguron furnizimin e duhur të qelizave me lëndë ushqyese dhe nxit eliminimin e substancave të dëmshme. Në të kundërt, mungesa e kaliumit mund të shkaktojë sëmundjet e zemrës, dobësi dhe ulje të tonit të muskujve, ngërçe , lodhje, dehidratimi qelizor dhe formimi i edemës. Sasia e rekomanduar dietike për kalium është 3,900 mg/ditë si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët midis moshës 10 dhe 18 vjeç. I vetmi burim i kaliumit për trupin tonë është dieta…

Read More

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka vizituar qytetin e Shkodrës, në kuadër të turit të saj të lamtumirës. Diplomatja është shprehur mirënjohëse shqiptarëve për mikpritjen, inkurajimin dhe shembullin e tyre. “Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka vizituar Shkodrën pasi ka qëndruar në Tropojë në kuadër të turit të saj të lamtumirës në të gjithë Shqipërinë. Ambasadorja Kim falënderoi popullin e veriut të Shqipërisë që tregoi historinë dhe karakterin e tyre dhe çfarë do të thotë të jesh i fortë dhe besnik, të qëndrosh për atë që ata besojnë dhe në të njëjtën kohë, të jesh i hapur ndaj…

Read More